LIVE UPDATES
Aktualitet

Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen e ish-pjestarëve të UÇK-së në Hagë?

Pavarësisht deklaratave të ministrisë, Organizata e Veteranëve të Luftës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka thënë se e konsideron të turpshme vendosjen e “çmimeve tavan” për tarifat ndaj ekipeve mbrojtëse në Hagë dhe ka kërkuar heqjen e menjëhershme të tyre.

1 Gusht 2025, 09:58 Nga r.ll
Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen e ish-pjestarëve
hashim thaci

KOSOVË- Ministria e Drejtësisë në Kosovë ka thënë më 24 korrik se i ka ndarë në total rreth 33 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve për krimet e supozuara të luftës në Kosovë, në procesin gjyqësor që zhvillon Gjykata Speciale në Hagë. Më konkretisht, Gjykata i heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Kjo gjykatë - me gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë - është e themeluar me ligje të Kosovës në vitin 2015, por funksionon në Holandë. Ajo financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian, me kontribute shtesë nga disa shtete të tjera, si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Norvegjia, Zvicra dhe Turqia. Në dy vjetët e fundit ajo e ka pasur një buxhet prej rreth 100 milionë eurosh. Shpenzimet për ekipet mbrojtëse të të pandehurve i kryen kryesisht shteti i Kosovës.

Pavarësisht deklaratave të ministrisë, Organizata e Veteranëve të Luftës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka thënë se e konsideron të turpshme vendosjen e “çmimeve tavan” për tarifat ndaj ekipeve mbrojtëse në Hagë dhe ka kërkuar heqjen e menjëhershme të tyre.

Rasti kryesor në Hagë po zhvillohet kundër ish-krerëve të UÇK-së, përkatësisht ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit të Kosovës, Rexhep Selimi. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat i kanë hedhur poshtë të katërtit. Në dhjetor të vitit 2024, ndaj Thaçit është ngritur edhe një aktakuzë e dytë për pengim të drejtësisë.

Për çfarë “çmimesh tavan” bëhet fjalë?

Sipas një udhëzimi administrativ të vitit 2024, Ministria e Drejtësisë i ka kategorizuar pagesat për avokatët mbrojtës me arsyetimin se “sistemi i pagesave duhet të kontribuojë në ruajtjen e një ekuilibri midis burimeve dhe mjeteve të të akuzuarit, në këtë rast shtetit të Kosovës”. Sipas këtij kategorizimi, shteti i Kosovës ndan deri në 110.000 euro në muaj për një avokat në fazën e gjykimit.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë në një intervistë për Radiotelevizionin Dukagjini, më 28 korrik, se në kategorinë e katërt – më të rëndën – bëjnë pjesë Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi.

“Ajo që kemi bërë është që, duke parë se kemi pasur disa raste për pengim të drejtësisë, e kemi bërë ndryshimin përmes udhëzimit administrativ që të mos jetë dikush me mbështetje financiare të njëjtë sikurse ata që përballen me këto akuza (krime lufte), sepse nuk është e njëjta”.

Sipas udhëzimit të ri administrativ, nëse dikush në Gjykatën Speciale gjykohet për vepra penale, të cilat nuk kanë të bëjnë me krimet për të cilat është themeluar ajo, përfshirë: pengimin e drejtësisë, shkeljen e urdhrave të gjykatës, apo shkeljeve tjera, atëherë shteti ofron deri në 5.000 euro në muaj për mbrojtjen.

“Kjo është bërë për ta dekurajuar këdo që ta dëmtojë këtë proces. Unë, personalisht, besoj që rastet e fundit më shumë i dëmtojnë ata, sesa që u ndihmojnë”, ka deklaruar Haxhiu.

A duhet të ketë kategorizime?

Amer Alija, hulumtues ligjor në Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se duhet të ketë limite në shumën që ndan shteti për mbrojtje.

“Nuk mund të shpenzohen pa limit resurset shtetërore”, ka thënë shkurt ai. Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi ka thënë se shteti i Kosovës nuk duhet fajësuar për shumën e pagesave që bën në rastet që lidhen me pengim të drejtësisë, por që duhet të sigurojë mbrojtje efektive dhe të mos i kursejë mjetet kur bëhet fjalë për rastet e krimeve të luftës.

“Qeveria do të duhej ta kishte një vizion shumë më të qartë dhe ta shihte mbrojtjen e të pandehurve si mbrojtje për vetë shtetin e Kosovës. Shteti do të duhej të analizonte, ta bënte një vlerësim se çfarë fiton Republika e Kosovës dhe sa është interesi i Republikës së Kosovës për mbrojtjen e luftës së UÇK-së dhe mbrojtjen e katër të pandehurve kryesorë në Hagë”.

Sipas tij, procesi gjyqësor tani është në “periudhë kritike” për shkak të thirrjes së dëshmitarëve të profilit të lartë në Hagë dhe angazhimit të madh të mbrojtjes, prandaj mund të ketë shpenzime më të mëdha. Në gusht të vitit të kaluar, Fondacioni “Përkrahje për mbrojtjen juridike të Hashim Thaçit”, u pati nisur letër krerëve të shtetit, duke iu kërkuar rritje të fondeve për nevojat e mbrojtjes juridike të ish-krerëve të UÇK-së, sepse në të kundërtën rrezikohej largimi i avokatëve kryesorë. Por, sipas Miftarajt, “avokatët e kanë ditur qartë se sa do të jenë tarifat dhe sa do të zgjasë procesi”.

“Problemi është te fakti që të pandehurit në Hagë, përveç ndihmës shtetërore, e kanë pasur Fondacionin që i ka mbështetur financiarisht, dhe të pandehurit ndoshta kanë pritur mbështetje më të madhe nga qytetarët, dhe kur kjo s’ka qenë e mjaftueshme, kanë mbetur mbrapa me pagesa për avokatë”.

Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur të marrë një përgjigje nga mbrojtja, nëse pretendimet për largimet eventuale janë të vërteta. As Ministria e Drejtësisë nuk është përgjigjur në kërkesën e REL-it për më shumë hollësi rreth pagesave.

Gjykata Speciale është formuar jashtë shtetit, pas presionit të bashkësisë ndërkombëtare, për të garantuar proces gjyqësor të paanshëm. Droja nga mundësia e frikësimit të dëshmitarëve është një tjetër arsye pse gjykata e ka selinë në Holandë dhe jo në Kosovë. Deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë tentuar ta shpërbejnë atë më 2017, por pa sukses./REL

hage ish-pjestaret e uck ne hage hashim thaci kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj