Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
48-vjeçari shqiptar nga Korça, Adil Tefa shkoi në servisin e makinave që kishte Lamaj.
GREQI- Mediat greke kanë publikuar mesazhet mes dy shqiptarëve që u vranë në ‘Far Ëest’-in e ndodhur mbrëmjen e 2 qershorit. Nga mesazhet e publikuara në media, shihet se shqiptarët, Adil Tefa dhe Armando Lamaj kishin lënë takim ‘sqarues’ në Greqi.
Bisedat janë bërë mëngjesin e së shtunës, vetëm pak orë para se të fillonte sherri në rrugën Kourtidou në Patisia. 48-vjeçari shqiptar nga Korça, Adil Tefa shkoi në servisin e makinave që kishte Lamaj.
“Po të kërkoj, ku je?”- i shkruan Tefa shqiptarit tjetër pasi nuk e gjen në dyqan.
“Këtu jam, nuk fshihem, ty s’po të shoh askund,”- ia kthen ai.
“Hajde në darkë, atje ku e lamë të takoheshim dhe do ta tregoj,”- vijon Tefa.
“Unë do të jem aty, kujdesu që të jesh edhe ti, jo si herët e tjera kur nuk ishe askund dhe nuk u shfaqe,”- shton Lamaj më tej.
Më pas, takimi i tyre u realizua në darkë ku dhe ndodhi përplasja me armë.
Si ndodhi e gjithë përplasja?
Grupet e drejtuara nga Andon Tefi (Adil Tefa), 48 vjeç dhe Armando Lamaj (Gëzim A.), 46 vjeç kishin lënë një orar për tu takuar për tu sqaruar. Kjo pasi Lamaj dyshonte se Tefi e kishte spiunuar për një sasi kokaine duke bërë që 46-vjeçari të vihej në pranga në fund të muajit maj. 46-vjeçari u takua me 48-vjeçarin në kryqëzimin e rrugëve Kourtidou dhe Georgiou Nazos në Patisia. Duke qenë se i pari kishte dy makina me gjithsej katër persona si “mbështetës”, 48-vjeçari ka nxjerrë pistoletën dhe ka nisur të qëllojë me frikën se ose do ta rrihnin ose do ta vrisnin. I pari që u plagos ishte një i ri që ndodhej mbi motor, pjesë e grupit të 48-vjeçarit. Menjëherë babai i tij, i cili ndodhej pikërisht në një makinë pas motorit, ka zbritur dhe është nisur drejt autorit, Armando Lamaj, të cilin pa u menduar e ka ekzekutuar nga afër. Makina tjetër që i përkiste “shoqëruesit” të motoçiklistit ka tentuar menjëherë të largohet, ndërsa personi brenda makinës së babait të tij ka vrapuar për të shpëtuar.
Por gruaja që ndodhej në makinën e Tefit ka shkelur gazin dhe e ka goditur atë. 42-vjeçarja mësohet se ishte edhe ish-e dashura e të riut që përplasi. I riu, vetëm 23 vjeç, ndërroi jetë. Tefi më pas vodhi një automjet nën kërcënimin e armës dhe u drejtua drejt një zone tjetër ku tentoi të grabiste një pikë karburanti. Sapo doli nga karburanti u përball me dy efektivë policie që donin ta kontrollonin. Por, ai refuzoi dhe qëlloi dy efektivët me armë zjarri duke i lënë të plagosur. Policët iu kundërpërgjigjën me plumba dhe e vranë. Tefi ishte i njohur për autoritetet pasi ishte arrestuar dhjetëra herë për trafik droge, vjedhje e pejsëmarrje në organizata kriminale. Ai ishte i martuar e kishte një vajzë, ndërsa zyrtarisht deklaronte se zotëronte një biznes. Tefi konsiderohej si një nga kriminelët më të ashpër në Athinë. Ndërsa 46-vjeçari ishte akuzuar gjithsej 15 herë për vjedhje, trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale e armëmbajtje pa leje.
Foto ilustruese LUSHNJE- Një zjarr i vendosur për djegien e barërave ka dalë jashtë kontollit në fshatin Gramsh të ...
Iljon Bushi GJERMANI- Një 30-vjeçar shqiptar i identifikuar si Iljon Bushi ka humbur jetën në Gjermani, pasi ka rënë nga s...
Afrim Hoti DURRËS- Plani i Menaxhimit të Zonave Arkeologjike "A & B" të Durrësit është hedhur për konsultim pub...
Pamje nga sherri ITALI- Tetë shqiptarët e arrestuar për sherrin në aeroportin e Perugias kërkojnë të jenë të l...
Aksidenti DURRËS- Një aksident i frikshëm ka ndodhur në hyrje të autostradës Durrës-Tiranë. Një automjet ka ng...
Mirjan Ajdini ITALI- Një shqiptar me emrin Mirjan Ajdini është arrestuar në Itali për trafik kanabsi dhe droge. ecodegli...
Filmi Tana TIRANË- Regjisori Kristaq Dhamo është shtruar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shënde...
Reonardo Zotaj në Shqipëria Live TIRANË- Shefi i zjarrfikëses në Mallakastër, Reonardo Zotaj ka treguar detaje nga tragjedia ...
Foto Ilustruese TIRANË- Kryefamiljari me inicialet H.K dy muaj përpara se të ndërronte jetë kërkoi një noter të dyt...
Ministria e Shëndetësisë: 561 testime, 192 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 563 të shëruar në 24 or&e...