LIVE UPDATES
Aktualitet

Ku gaboi Krifca me vajin e ullirit? Ekspertët: Duhen standarde dhe laboratorë të certifikuar për eksportin

Po cila është rruga që duhet të ndjekë ministria e bujqësisë për të shpëtuar fermerët nga falimenti?

28 Dhjetor 2022, 20:01 Nga DOSJA
Ku gaboi Krifca me vajin e ullirit? Ekspertët: Duhen standarde dhe
Vaj ulliri

TIRANË- Fermerët këtë vit nuk iu gëzuan prodhimit të mbarë të ullirit, sepse bujku shqiptar ende nuk ka arritur të shesë vajin e ullirit të prodhuar një vit më parë. Puna e fermerit të ullirit, nuk ka marrë vëmendjen e Ministrisë së Bujqësisë për të krijuar tregun e vajit ulliri bio, Made in Albania. Fermeri mundohet që tregun e vajit ta sigurojë nëpërmjet të afërmve të tij, pasi Shqipëria ende nuk ka një markë të sajin të vajit të ullirit që mund të shitej përtej kufijve, por sipas ministres Frida Krifca, nuk është kjo arsye se përse fermerët po përballen me mungesën e tregut, por gabimi është i fermerëve që zgjodhën të merren më këtë kulturë bujqësore.

“Kemi një prodhimtari të lartë të vajit të ullirit. Kemi pasur ndër vite mbi mbjellje të rrënjëve të ullirit, të cilat janë mbjellë pa një strategji të qartë. Kemi rreth 10 milionë rrënjë ulliri”, është shprehur ministrja Frida Krifca.

Në fakt, janë 11 milionë rrënjë ullinj. Ndryshe nga Frida Krifca, ekspertët e bujqësisë thonë se nga këto miliona pemë, Shqipëria mund të sigurojë të ardhura ekonomike, gjithmonë nëse ministria përgjegjëse do të hapte tregjet ndërkombëtare.

“Të ndërtojmë standarde te cilat na lejojnë të shesim qoftë me sasi të mëdha me çmim  shumice të paambalazhuar ia çojmë vendeve fqinje, ose më e mira do të ishte të arrijmë të bëjmë një brand dhe të dalim në treg. Unë kam një eksperiencë që më ka qëlluar që të dërgoj mostra në Japoni dhe ato kërkonin me 20 mijë ton vaj ulliri, atë lloj cilësie vaji. Praktikisht ishte e pamundur pasi 20 mijë ton janë shumë, por mund te fillohet me vende të tjera që kanë rritje të kërkesës  të vajit të ullirit nga vendi jonë”, shprehet eksperti i bujqësisë, Zef Gjata.

Po cila është rruga që duhet të ndjekë ministria e bujqësisë për të shpëtuar fermerët nga falimenti?

“Të stimulohet dorëzimi i vajit të ullirit tek grumbulluesit dhe eksportuesit , dhe të subvencionohet 100 L/litër. Masa e dytë e rëndësishme është dhe ngritja e kapaciteteve laboratorike. Është e domosdoshme edhe laboratorët që analizat e vajit të ullirit të certifikohen. Që do të thotë qe analize vaji ulliri në Tiranë të njihet në vendin ku do të eksportohet”, thotë eksperti Ndoc Fasllia.

Që në kohën e Skënderbeut ka qenë traditë që çiftet e reja të mbillnin një rrënjë ulli për mbarësi dhe për ti’a atë lënë trashëgimi brezave. Ashtu si një ulli shekullor në Petrelë është mbjellë nga nga të parët tanë, dhe sot frutat e tij po i gëzon brezi jonë.

Ndërkohë që çmimi i vajit të ullirit ka rënë, aq sa një litër i vajit të ullirit bio kushton më lirë se një litër vaji misri. Ministria e Bujqësisë thotë se fajin për këtë e kanë fermerët që kanë mbjellë milion pemë ullinj, ne po pyesim zonjën Krifca, për të rregulluar çmimin mos vallë duhet t’i sharrojmë ullinjtë e të parëve tanë.

Marrë nga TOPCHANNEL

frida krifca vaj ulliri

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj