LIVE UPDATES
Aktualitet

Kurti njofton se do i kërkojë presidentes Osmani mandatimin për krijimin e Qeverisë, si partia fituese e zgjedhjeve në Kosovë

Megjithatë, nuk u bë e ditur se kur do të dërgohet emri i mandatarit te presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, informon Radio Evropa e Lirë. Lëvizje Vetëvendosje e ka propozuar Kurtin edhe për një mandat në krye të Qeverisë së Kosovës, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie të mbajtur më 7 shtator.

10 Tetor 2025, 22:59 Nga E. D
Kurti njofton se do i kërkojë presidentes Osmani mandatimin për
foto ilustruese

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se partia e tij, si fituese e zgjedhjeve do t’i drejtohet Presidencës me emrin e mandatarit për Qeverinë e Kosovës. Këtë njoftim ai e ka bërë gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, pas konstituimit të organit ligjvënës.

“Kryeministri [në detyrë i Kosovës, Albin Kurti] më njoftoi se, si kryetar i partisë më të madhe në vend, kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje si subjekt fitues i zgjedhjeve, Arbërie Nagavci, do ta dërgojë emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë te presidentja e vendit, sipas procedurës ligjore”, shkroi Basha në një postim në Facebook.

Megjithatë, nuk u bë e ditur se kur do të dërgohet emri i mandatarit te presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, informon Radio Evropa e Lirë. Lëvizje Vetëvendosje e ka propozuar Kurtin edhe për një mandat në krye të Qeverisë së Kosovës, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie të mbajtur më 7 shtator.

Basha tha se gjatë takimit me Kurtin po ashtu biseduan për “rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional” dhe realizimit të agjendës legjislative gjatë legjislaturës së nëntë. Kuvendi përmbylli seancën konstituive të nisur më 15 prill – pasi deputetët zgjodhën Nenad Rashiqin në postin e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit e cila ka nëntë ulëse në Kuvend, e ka kundërshtuar zgjedhjen e Rashiqit, duke paralajmëruar se do të ankohet për këtë vendim të deputetëve të marrë më 10 tetor. Rashiq u zgjodh nënkryetar pasi asnjë nga nëntë deputetët e Listës Serbe – edhe pse u hodhën nga tri herë në votim – nuk arritën të merrnin 61 votat e nevojshme.

Sipas ligjeve në fuqi, pas konstituimit të Kuvendit hapet rruga për zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës. Partia fituese e zgjedhjeve, në këtë rast LVV-ja, duhet t’i dërgojë presidentes Osmani emrin e mandatarit për Qeverinë e re. Partia fituese e zgjedhjeve, në këtë rast LVV-ja, duhet t’i dërgojë presidentes Osmani emrin e mandatarit për Qeverinë e re. Ai më pas jo më vonë se 15 ditë pas emërimit, duhet të paraqesë përbërjen e ekzekutivit para Kuvendit dhe të kërkojë miratimin nga ana e Kuvendit.

Qeveria e propozuar duhet të sigurojë të paktën 61 vota në Kuvendin me 120 deputetë për t’u miratuar. Me 48 ulëse të fituara në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje nuk mund ta sigurojë shumicën e nevojshme pa një partner koalicioni. Në rast se nuk arrin të mbledhë 61 vota, Osmani ka detyrën brenda dhjetë ditësh të ftojë partitë për konsultime dhe të vendosë për mandatarin që ka shanset më të mëdha për të formuar Qeverinë.

Mandatari më pas ka po ashtu 15 ditë kohë për të paraqitur para Kuvendit për miratim përbërjen e re qeveritare. Nëse as pas përpjekjes së dytë Qeveria nuk mund të formohet, presidentja Osmani, sipas Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhje të reja, që duhet të mbahen brenda 40 ditësh./REL

albin kurti

Sondazh

Poll
Aktualitet 10 Tetor 2025, 21:48 Ervin Bejleri

Vini, vetëm në skenë

foto ilustruese TIRANË- Nuk e di pse, por në këtë vend, artisti nuk është kurrë në qendër të vëmend...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj