LIVE UPDATES
Aktualitet

Pas ankesës nga disa deputetë të PDK-së, Gjykata Kushtetuese në Kosovë shfuqizon 13 ligje, përfshirë atë për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Në një njoftim për media, Gjykata Kushtetuese tha se ligjet në fjalë nuk janë në përputhje me Kushtetutën e vendit, pasi gjeti se ishin shkelur rregullat për qeverisjen, ndarjen e pushtetit, vlerat, ushtrimin e funksionit, rregulloren e punës dhe komisionet kur deputetët i kishin miratuar ato në Kuvend.

9 Janar 2026, 19:15 Nga E. D
Pas ankesës nga disa deputetë të PDK-së, Gjykata Kushtetuese
foto ilustruese

KOSOVË- Gjykata më e lartë e Kosovës i ka shfuqizuar 13 ligje të premten, përfshirë Ligjin për Byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, duke thënë se Kuvendi kishte bërë shkelje të rregullave kur i kishte kaluar ato dhjetorin e 2024-tës.

Në një njoftim për media, Gjykata Kushtetuese tha se ligjet në fjalë nuk janë në përputhje me Kushtetutën e vendit, pasi gjeti se ishin shkelur rregullat për qeverisjen, ndarjen e pushtetit, vlerat, ushtrimin e funksionit, rregulloren e punës dhe komisionet kur deputetët i kishin miratuar ato në Kuvend.

Vendimi i Kushtetueses vjen pas ankesës së parashtruar nga disa deputetë të partisë opozitare, Partia Demokratike të Kosovës (PDK).

Kjo është hera e dytë që Kushtetuesja e rrëzon Ligjin për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, pas vendimit të vitit 2024.

Pas vendimit të parë, Qeveria e atëhershme e kryeministrit Albin Kurti, bëri ndryshime në Ligj në shtator 2024 dhe më pas i dërgoi ato në Kuvend në dhjetor, ku deputetët e kësaj partie i miratuan.

Ligji synonte që të gjithë zyrtarët publikë në Kosovë të ishin subjekt i verifikimit të pasurisë nëse do të kishte dyshime se ajo ishte fituar në mënyrë të kundërligjshme.

Kushtetuesja tha të premten në vendimin e saj se e shfuqizoi Ligjin për Byronë sepse ai u miratua me “shkelje të rënda procedurale dhe kushtetuese”.

Sipas saj, Kuvendi e përdori në mënyrë të pajustifikuar shmangien nga afatet procedurale, duke mos u dhënë deputetëve dhe komisioneve kohë për shqyrtim, debat dhe amendamente, në kundërshtim me nenet 74, 76 dhe 77 të Kushtetutës.

Ushtruesi i detyrës të ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, e kritikoi Kushtetuesen dhe tha se “përfundimisht mund të themi se, pavarësisht pengesave nga aktorë me qëllime të caktuara, konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme do të fillojë këtë vit!”

“Është joligjore, joprofesionale dhe joetike, që një ligj kaq me rëndësi për luftimin e krimit dhe korrupsionit të zyrtarëve publik të mbahet në sirtarët e Gjykatës me shumë se një vit vetëm për çështje procedurale! Vonesa të tilla, cenojnë kompetencat eksluzive kushtetuese të Qeverisë dhe Kuvendit në miratimin e ligjeve”, shkroi Sallahu në Facebook të premten.

Cilat ligje të tjera u shfuqizuan?

Përveç atij për Byronë për konfiskimin e pasurisë, u shfuqizuan edhe 12 ligje të tjera për arsye të njëjta. Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) tha se 12 ligjet e miratuara nga Kuvendi më 5 dhjetor të vitit të 2024 “mund të jenë shumë të mira dhe të rëndësishme, por procedura e ndjekur ka qenë fatale për cenimin e procedurës parlamentare”.

Ai shtoi se Kuvendi i miratoi këto 12 ligje “përmes një procesi që cenoi demokracinë parlamentare dhe shtetin e së drejtës”.

Gjykata Kushtetuese tha se ligje të miratuara nga Kuvendi më 5 dhjetor 2024 janë jokushtetuese për shkak të shkeljeve procedurale gjatë procesit ligjbërës.

Për këto 12 ligje, miratimi në lexim të parë dhe të dytë brenda të njëjtës ditë pa shqyrtim të duhur nga komisionet parlamentarë cenoi parimet e ndarjes së pushteteve dhe sigurisë juridike, të garantuara nga nenet 4 dhe 7 të Kushtetutës, tha ajo.

Gjykata theksoi se procedurat e përshpejtuara lejohen vetëm në raste urgjente si siguria kombëtare ose gjendja e jashtëzakonshme, por këto ligje nuk plotësonin këto kushte, duke rezultuar në mungesë transparence dhe parashikueshmërie.

Ajo erdhi në përfundim se Kuvendi nuk i respektoi afatet e Rregullores së Punës, duke miratuar ligje pa lejuar kohë të mjaftueshme për amendamente dhe debat parlamentar.

“Kjo shkelje e nenit 76 të Kushtetutës, i cili kërkon që Kuvendi të veprojë sipas rregullores së tij, pengoi deputetët të ushtrojnë funksionin e tyre siç parashihet në nenin 74”, theksoi ajo.

Edhe për këto 12 ligje në Kushtetuese u ankuan deputetë të PDK-së./REL

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj