LIVE UPDATES
Aktualitet

"Ky qytet është i imi ose vdes", Daily Mail: Pse bosët e drogës në Liverpool kanë tmerr të punojnë me shqiptarët

3 Qershor 2025, 13:46 Nga Rory Tingle
"Ky qytet është i imi ose vdes", Daily Mail: Pse bosët
foto ilustruese

BRITANI- Policë me jelek antiplumb përplasin derën e një shtëpie dhe ecin në një korridor të errët për të zbuluar një fermë kanabisi të lidhur me bandat shqiptare. Deri këtu, një bastisje e zakonshme për drogë në Mbretërinë e Bashkuar…

Por ajo që e bën të veçantë këtë fermë është vendndodhja e saj – zona ‘West Derby’ e Liverpoolit, një qytet që mafia shqiptare ka pasur gjithmonë vështirësi për ta depërtuar, ndryshe nga pjesa tjetër e Britanisë ku ajo dominon tregun e narkotikëve.

Kjo realitet pasqyrohej edhe në dramën kriminale të BBC-së ‘This City Is Ours’ (Ky Qytet është i Yni), ku bosi i krimit në Liverpool, Michael Kavanagh, refuzon një plan për të krijuar lidhje me trafikantë shqiptarë të kokainës.

Tani gazeta Daily Mail ka zbuluar një sërë provash, përfshirë mesazhe tekstuale, që tregojnë se si bandat lokale ruajnë kontrollin mbi tregtinë e drogës në Liverpul dhe tregohen të kujdesshme për të mos lejuar rivalët shqiptarë të fitojnë terren.

Është territori i fundit i drogave në Angli që nuk kontrollohet nga mafia shqiptare, e cila ka forcuar pushtetin në Britani përmes reputacionit për besueshmëri, çmime të ulëta dhe gatishmëri për të përdorur dhunë vdekjeprurëse.

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) pranon se kriminelët shqiptarë ushtrojnë “kontroll të konsiderueshëm” mbi tregtinë e drogës në Britani.

Atëherë si kanë arritur gangsterët e Liverpulit të mbajnë dominimin përballë një rreziku kaq të madh?

Shikuesit e serialit ‘This City Is Ours’ mund të kujtojnë një skenë ku Jamie Phelan – që përpiqet të zëvendësojë Michael Kavanagh si drejtues i perandorisë familjare të drogës – propozon të blejnë një ngarkesë nga trafikantë shqiptarë. Por Michael e refuzon idenë me zemërim, duke thënë se “nëse i përfshin shqiptarët, ata nuk do largohen më kurrë”.

Edhe pse skena është fiktive, prova nga jeta reale tregon se debati i bosëve të krimit në Liverpul për bashkëpunimin me furnizues nga Ballkani është shumë real.

Kjo u ilustrua nga një bisedë mes lordëve të drogës në Liverpul, Vincent dhe Francis Coggins – të njohur si pjesë e bandës së frikshme Huyton Firm – në platformën e koduar të mesazheve EncroChat, e cila tani është dekriptuar.

Mesazhet, të zbuluara gjatë një procesi gjyqësor, tregojnë vëllezërit duke diskutuar mundësinë për të punuar me një trafikant shqiptar me bazë në Marbella. Vincent i thotë Francis se një “djalë i ri” i kishte ofruar një partneritet, por Francis përgjigjet se “nuk ishin të interesuar”, duke sugjeruar në vend të kësaj një kontakt tjetër nga bota e krimit.

“Po, të lodhin shumë albot,” shkruan Vincent. “I thashë që nuk ishim të interesuar, por i lidhëm me dikë tjetër”.

Një burrë nga Liverpooli me njohuri për tregun e drogës tha se kjo bisedë pasqyron qëndrimin e përgjithshëm mes bosëve të bandave në qytet.

“Ja ku e keni – ata nuk duan të punojnë me shqiptarët, por kjo është në nivelin e shumicës, kështu që biseda është korrekte dhe mjaft e sjellshme,” i tha ai Daily Mail.

“Në këtë nivel, firma të ndryshme lëvizin para dhe ndajnë informacion e burime. Por nëse vëllezërit Coggins do të dëgjonin se shqiptarët donin të hynin në tregun me pakicë në Merseyside, biseda do të kishte qenë shumë ndryshe. Do të kishte luftë”.

Francis shkruan në një mesazh tjetër: “Qyteti është i imi ose vdes”.

Burimi i Daily Mail shtoi: “Francis është shumë i qartë se kush sundon Liverpoolin, dhe nuk janë shqiptarët”.

Bandat shqiptare besohet se kanë marrë kontrollin e tregut britanik të kokainës, me vlerë 5 miliardë paund në vit, duke negociuar direkt me kartelet kolumbiane dhe duke konkurruar me çmime shumë më të ulëta kundër rivalëve kriminalë.

Ato janë ndihmuar edhe nga lidhjet e ngushta me ‘Ndrangheta’-n italiane, që dominon tregun e kokainës në Evropën kontinentale, ndërkohë që kanë fituar reputacion për dërgesa shumë të shpejta dhe të besueshme.

Një nga emrat kryesorë është Dritan Rexhepi, i njohur si “Mbreti i Kokainës”, i cili u ekstradua në Shqipëri më në fund në janar, pas 27 vitesh arratisje.

Ky trafikant ishte përgjegjës për kontrabandimin e dhjetëra milionave paundë kokainë drejt Britanisë dhe vendeve të tjera evropiane dhe ishte në listën e më të kërkuarve nga policia e Londrës në vitin 2023.

Ai thuhet të ketë qenë kreu i një karteli ndërkombëtar droge të quajtur Kompanio Bello dhe dyshohet se ka qëlluar për vdekje dy policë në Shqipëri në vitin 1999.

Vitin e kaluar, një dokument ligjor i rrjedhur nga Ministria e Brendshme britanike përshkruante bandat kriminale shqiptare si një “kërcënim akut” për Britaninë e Madhe dhe “shumë të përhapura në krimin e organizuar dhe të rëndë” në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata akuzohen për disa vrasje, përfshirë edhe atë të vitit 2021, kur u vra Rhys Thompson, një baba i ri, i cili u rrëmbye dhe u rrah për vdekje në një përleshje që lidhej me një tentativë të dështuar për të “taksuar” një fermë kanabisi, që besohej se drejtohej nga një bandë shqiptare.

Në një rast tjetër, Tomasz Waga, 23 vjeç dhe baba për herë të parë, u rrah për vdekje në vitin 2021 nga tre burra që mbronin një tjetër fermë kanabisi në Kardif.

Liverpul ka qenë prej kohësh një nga pak qytetet e mëdha që shqiptarët nuk kanë arritur ta përfitojnë, pasi bandat lokale kanë mbajtur dominimin duke shfrytëzuar lidhjet e ngushta me komunitetet lokale që ata shfrytëzojnë.

Ekspertët shpjegojnë këtë fenomen me faktin që shqiptarët e kanë të vështirë të “përzihen” në Liverpul siç bëjnë në Londër apo Birmingem, si dhe për shkak të rrezikut nga kundërpërgjigjet e dhunshme nëse do përpiqeshin të hynin me forcë në tregun lokal.

Disa vëzhgues të botës së nëntokës besojnë se kontrolli mbi Portin e Liverpool-it u jep bandave lokale një avantazh të madh. Gjatë gjyqit të Francis dhe Vincent Coggins u dëgjua se vëllezërit kishin korruptuar disa punonjës porti.

Këta punonjës ndihmonin në kontrabandimin e drogës brenda anijeve me kontejnerë duke filmuar dërgesat me telefonat e tyre.

Burimi nga Liverpooli tha: “Nëse ke portin, ke qytetin. Nëse shqiptarët duan të bëjnë lëvizje, duhet të marrin kontrollin e portit. Por kjo nuk po ndodh për momentin”.

Një ish-trafikant i kokainës nga Liverpool po ashtu vuri në dukje rëndësinë e kontrollit të portit për bandat e drogës:

“Tregu i drogës të klasit A në Liverpool dominohet nga grupet nga Huyton, Speke dhe Vauxhall. Ata kanë shokë në Portin e Liverpoolit, që u jep kontroll mbi atë që hyn në qytet. Ata nuk do t’i lejojnë shqiptarët në tregun e tyre”.

Edhe pse jo e gjithë droga hyn në Liverpool përmes transportit detar — shumë prej saj vjen me aeroplanë ose anije të vogla — ndikimi mbi portin padyshim ka ndihmuar ngritjen e grupeve si Huyton Firm.

Operacioni Venetic — emri i operacionit policor që shkatërroi shumë bosë duke përdorur mesazhet EncroChat — konfirmoi se edhe banda të tjera të Liverpulit përdornin portin e kontejnerëve për të futur kokainë direkt nga kartelet e Amerikës së Jugut.

Por edhe pse shqiptarëve u është mohuar aksesi në port, tregu i kanabisit të kultivuar lokalisht u ka dhënë atyre një pikë hyrjeje alternative.

Operacioni i lidhur me shqiptarët, që u zbulua nga policia në mars, duket të ketë qenë i rëndësishëm, me shtëpinë në ‘West Derby’ që ishte pjesë e një rrjeti shumë më të gjerë prej 100 fermash kanabisi në mbarë vendin.

Grupi prej 10 personash fshihej pas punonjësve të shërbimeve utilitare, duke hapur rrugë dhe trotuare për të aksesuar kabllot elektrike dhe për të vjedhur energjinë që përdorej për fermat e tyre, të cilat prodhonin kanabis me vlerë rreth 21 milionë paund.

Dy nga fermat ishin në Merseyside, ndërsa të tjera deri në Portsmouth dhe Dundee./Daily Mail

trafikantet ne liverpool

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj