Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Vite më parë ai u njoh gjatë pushimeve verore me gruan e tij shkodrane, dhe shumë shpejt vendosën që jetën e tyre ta kalojnë në Shqipëri.
SHIJAK- Në një kohë kur çdo vit qindra e mijëra shqiptarë lënë vendin e tyre për të emigruar drejt Europës dhe vendeve perëndimore për një jetë më të mirë, ka dhe nga ata që lënë alpet zvicerane për Shqipërinë tonë. I tillë është rasti i 63-vjeçarit Lotfi Zarrouk, nga Tuggen i Zvicrës. Vite më parë ai u njoh gjatë pushimeve verore me gruan e tij shkodrane, dhe shumë shpejt vendosën që jetën e tyre ta kalojnë në Shqipëri.
Lotfi kishte dëgjuar më herët për vendin tonë dhe i pëlqente shumë. Ata zgjodhën të jetojnë në periferi të Shijakut. Aty gjetën një banesë të bukur, ishin afër me detin e Durrësit, kështu edhe bashkëshortja e tij ishte pranë familjes në Shkodër. Mirëpo asnjëherë nuk e kishin menduar se do të përballeshin me një situatë papastërtie ekstreme në zonën ku jetojnë.
“Rruga “Demokracia” këtu në Shijak është e gjitha rrugë e mbushur me plehra”, thotë Lotfi.
Por jo vetëm kaq. Ambjenti para shtëpisë së Lotfit është po njësoj. Aty ka gjithëfarlloj mbetjesh; plastike, qelqurina, kafshë të ngordhura. 63-vjeçari ka bërë disa herë ankesa pranë Bashkisë së Shijakut, por asnjëherë nuk ka gjetur zgjidhje për problemin e tij.
Piranjat bënë një vëzhgim ku konstatuan se situata e mbetjeve të hedhura para banesës së Lotfit ishte vërtet shqetësuese. Por edhe më shqetësues ishte fakti se bashkia nuk merrte masa për pastrimin e zonës edhe pas ankesave nga zotëria në fjalë. Së bashku me Lotfin Piranjat iu drejtuan bashkisë së Shijakut, ku morën premtimin se zona do të pastrohej brenda javës, gjë e cila nuk ndodhi.
Në të tillë situatë, të zotët e shtëpisë së bashku me gazetarin e Piranjave Freard Rista, menduan se zgjidhja më e mirë do të ishte ta merrnin situatën vetë në dorë, duke pastruar ambjentin dhe duke i dhënë bashkisë atë që i takon bashkisë…/ Piranjat
GRAMSH- Denoncimi i rradhës në emisionin “Stop” në Tv Klan ka bëjë me bashkëshortët Isa dhe Shpresa Lleshi nga ...
ELBASAN- Emisioni “Stop” në Tv Klan ka shkuar në Elbasan për denoncimin e qytetarit Fatjon Tahiri, i cili përfundoi në bu...
Foto ilustruese SELENICA- Keqmenaxhimi i fondeve publike në institucionet e qeverisjes vendore, denoncohet çdo ditë nga mediat, lokal...
Të përfshirët KAVAJA- Emisioni “Piranjat” trajtuan çështjen e një vajze vetëm 12 vjeçe, e cila...
Foto ilustruese GJIROKASTRA- Në qytetin e lashtë të Antigonesë, në jug të Shqipërisë, arkeologët nisën t&...
Arrestimi GJIROKASTËR- Pas arrestimit të shefit të operacionales në Gjirokastër, Agim Fejzo, si pjesë e një grupi k...
fotot ilustruese ITALI- Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi në automjetet që drejtonin...
Foto ilustruese GJIROKASTRA- Shefi i Sektorit të Shërbimeve Operacionale në DVP Gjirokastër, Agim Fejzo, është lën&...
Autori i dyshuar FIER- Gjykata e Fierit ka caktuar burg pa afat për Altin Kukën dhe dy djemtë e tij, Ervis dhe Emaurisio dhe bashk...
Foto ilustruese SARANDA- Mehmet Canaj dhe Klaudio Osmani janë arrestuar pasi dyshohet se po trafikonin armë zjarri me qëllim shitjen e ...