LIVE UPDATES
Aktualitet

“Laert Haxhiu urdhëroi vrasjen time”, Alfred Balla plas bombën në “Ma Shqip me Flamur Vezaj” dhe rrëfen planin e atentatit ndaj tij

Ai tregon me detaje se si atentati ndaj tij ishte planifikuar sipas të njëjtës skemë që u përdor kundër dy prokuroreve, njëra në Lushnje dhe tjetra në SPAK, dhe si ai sot ruhet 24 orë nga Policia e Shtetit. Zbulimi i atentatit, sipas Ballës, erdhi pas dëshmisë së një të penduari të drejtësisë, që tregoi të gjithë skemën e vrasjes së porositur.

18 Korrik 2025, 22:14 Nga DOSJA
“Laert Haxhiu urdhëroi vrasjen time”, Alfred Balla plas
Foto nga podcast-i

TIRANA- Në episodin e dytë të podcastit “Ma Shqip me Flamur Vezaj”, ish-kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, rrëfen për herë të parë se si është ndjekur dhe vëzhguar për t’u ekzekutuar me urdhër të kreut të bandës së njohur të Lushnjes, Laert Haxhiut. Ai tregon me detaje se si atentati ndaj tij ishte planifikuar sipas të njëjtës skemë që u përdor kundër dy prokuroreve, njëra në Lushnje dhe tjetra në SPAK, dhe si ai sot ruhet 24 orë nga Policia e Shtetit. Zbulimi i atentatit, sipas Ballës, erdhi pas dëshmisë së një të penduari të drejtësisë, që tregoi të gjithë skemën e vrasjes së porositur.

Gjatë intervistës, Balla kthehet pas në kohë, në vitet e errëta të 1997-ës në Lushnje, kur të arrestuarit lidheshin pas pemëve dhe bandat djegnin godinat e gjykatës dhe prokurorisë, një periudhë që ai e përjetoi si prokuror në terren, deri në përplasjen me Prokurorin e Përgjithshëm të kohës, të cilin e cilëson si përfaqësues i mendësisë komuniste. Përplasja e fortë e asaj kohe çoi në largimin e tij nga sistemi, por jo nga dëshira për drejtësi.

Në këtë intervistë ekskluzive, ai flet edhe për prapaskenat e zgjedhjes së Altin Dumanit në krye të SPAK-ut dhe rolin e Ambasadës Amerikane në këtë proces, si dhe për mënyrën se si KLP mori vendimin përfundimtar. Ai zbulon edhe emrin që ai vetë do të preferonte si pasues të Dumanit në krye të SPAK-ut, ndërsa ndalet te mënyra sesi u përjashtua vetë nga sistemi me një vendim të tre anëtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit: Ina Rama, Sokol Çomo dhe Rezarta Shultz.

Balla ngre pikëpyetje edhe për reformën në drejtësi dhe e quan atë një projekt të kapur nga vetë ata që e hartuan ose me të njejtët njerëz, ku sipas tij, “nuk ka drejtësi të re me njerëzit e vjetër”.

Nga ana tjetër, Sokol Sadushi, Ilir Panda, Albert Rakipi, Gent Ibrahimi e Artur Metani, të cilët pas hartimit të ligjeve u pozicionuan vetë në krye të institucioneve të reja. Ai e thotë se disa me merit e disa me ndihmën e politikës!

Në intervistë diskutohet edhe për vendimmarrjet selektive të vetingut, ku prokurorë dhe gjyqtarë me integritet u larguan ndërkohë që shumë të korruptuar mbetën në sistem. Gazetari Vezaj, përmendi rastin e Ina Ramës, si një banalitet i pasurimit në Shqipëri, duke ndryshuar bankën ku transferoheshin pagat e prokurorëve dhe më pas vetë përfitoi kredi të butë nga e njëjta bankë, duke shtuar se pasuria e saj është e pajustifikuar. Edhe rasti i Natasha Mulajt përmendet si shembull i drejtësisë së deformuar, ku nuk u hetua asgjë për pasuritë, ndërkohë që ndëshkoheshin të tjerë pa fakte.

Sipas Ballës, reforma në drejtësi ishte e nevojshme, por mënyra si u zbatua, me kritere të dyfishta dhe përzgjedhje klienteliste. Ai shpreh zhgënjimin e tij për mënyrën se si u trajtuan shumë kolegë të ndershëm, ndërsa karrierën e tyre e zëvendësuan të përzgjedhur politikë apo servilë të pushtetit.

Për më shumë nga kjo intervistë tronditëse dhe zbuluese, ndiqni episodin e plotë në YouTube, Facebook, Instagram dhe TikTok në kanalet zyrtare të “Ma Shqip me Flamur Vezaj”.

 

flamur vezaj ma shqip

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj