LIVE UPDATES
Aktualitet

Mori celular, arkë peshku e 1 mijë € për një vend pune! Apeli lë në fuqi vendimin për Rovena Vodën

Edhe dy të pandehurat e tjera, Florida Beu dhe Majlinda Hasanin janë dënuar me nga 10 muaj burg.

11 Janar 2023, 14:38 Nga A.B
Mori celular, arkë peshku e 1 mijë € për një vend pune!
Rovena Voda

TIRANË- Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin për ish zëvendës ministren e Brendshme Rovena Voda. Sipas njoftimit të bërë publik në media, Gjykata e Posaçme e Apelit ka konfirmuar dënimin me 10 muaj burg për ish-zv. ministren e Brendshme, e cila u vu në pranga pasi mori ryshfet për të punësuar një person në ministri.

Edhe dy të pandehurat e tjera, Florida Beu dhe Majlinda Hasanin janë dënuar me nga 10 muaj burg. SPAK kërkoi dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda dhe  nga 15 muaj për Florida Beun dhe Majlinda Hasanin. 

NJOFTIMI

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka përfunduar shqyrtimin e çështjes ndaj Rovena Voda, ish-zv.ministres së Brendshme, duke vendosur:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurës R.V, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 2, të Kodit Penal, (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43/2021) dhe dënimin e saj l(një) vit e 3( tre) muaj burgim.
-Në bazë të nenit 406 pika 1, të Kodit të Proçedurës Penale, të pandehurës R.V, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 10(muaj) burgim.
-Vuajtja e dënimit të pandehurës i fillon nga dita e zbatimit të masës së sigurimit arrest ne shtëpi datë 13.7.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
-Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal, të pandehurës R.V t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 5 (pesë) vjet. 2. Deklarimin fajtor të të pandehurës M.H, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 1, (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43/2021) dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj 1 (një) vit e 3(tre) muaj burgim. -Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Proçedurës Penale, të pandehurës M.Hi ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 10(dhjetë) muaj burgim. -Vuajtja e dënimit të pandehurës i fillon nga dita e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” datë 13.7.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurës F.B, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 1, (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43/2021) dhe 25 të KoditPenal dhe dënimin e saj l(një) vit e 3(tre) muaj burgim.
-Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Proçedurës Penale, të pandehurit F.B, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 10(dhjetë) muaj burgim.
-Vuajtja e dënimit të pandehurës i fillon nga dita e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” datë 13.7.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi: – Lënien në fuqi të vendimit nr. 26 datë 07.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Pse u arrestua Rovena Voda?

Voda u arrestua më 13 korrik 2021 në një operacion të SPAK për goditjen e korrupsionit. Ish-zyrtarja u zbulua teksa bisedonte dhe akuzohet se kishte marrë të mira materiale për të punësuar një grua në Ministrinë e Brendshme. Ndërkohë që sipas përgjimeve, doli që Voda kishte përfituar 1000 euro, një telefon tip Samsung si dhe një arkë me peshk për të futur në punë Florinda Beun përmes njohjes që kishte me avokaten Majlinda Hasani. Gjykata e Posaccme e dënoi Vodën me 10 muaj burg.

rovena voda

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj