LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO- Arrestohen 4 persona për mallra kontrabandë në Tiranë

Katër persona janë vënë në pranga pas finalizimit të dy operacioneve policore.

29 Tetor 2022, 10:37 Nga A.B
VIDEO- Arrestohen 4 persona për mallra kontrabandë në Tiranë
Mallrat e sekuestruar

TIRANË- Disa persona janë arrestuar në kryeqytet pasi akuzohen për mallra kontrabandë. Në kuadër të operacionit "Free road 4", u kap në flagrancë një 41-vjeçar i cili ishte duke transportuar me autobus, veshje dhe mallra të tjera të kontrabanduara. Po ashtu, janë arresruar edhe 3 pronarët e dyqaneve që do të merrnin mallrat e kontrabanduara, për t’i shitur në dyqanet e tyre.

NJOFTIMI I POLICISË:

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohen brenda 12 orëve, 2 operacione policore, të koduara "Free road 4" dhe "Contraband 3", për goditjen e kontrabandës me mallra të ndryshme. Operacionet, nga Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë. Operacioni "Free road 4"- U kap në flagrancë duke transportuar me autobus, veshje dhe mallra të tjera të kontrabanduara, vihet në pranga 41-vjeçari. Arrestohen edhe 3 pronarët e dyqaneve që do të merrnin mallrat e kontrabanduara, për t’i shitur në dyqanet e tyre. Operacioni "Contraband 3"- Arrestohet 38-vjeçari që mbante në një ambient në pronësi të tij, 320 shishe me pije alkoolike, të kontrabanduara.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës me mallra të ndryshme, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë finalizuar brenda 12 orëve, 2 operacione policore, në kuadër të të cilëve janë arrestuar në total, 5 shtetas.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Free road 4" u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- A. S., 41 vjeç, banues në Fier;

- Y. D., 47 vjeç, I. Q., 46 vjeçe dhe E. D., 30 vjeçe, të tre banues në Fier, administratorë të tre subjekteve tregtare.

Shërbimet e Policisë, në afërsi të TEG-ut, kanë lokalizuar dhe ndaluar autobusin me drejtues shtetasin A. S. Gjatë kontrollit në autobus, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, mallra dhe veshje të dyshuara të kontrabanduara në vendin tonë, të cilat do t’i merrnin shtetasit Y. D., I. Q., dhe E. D., me qëllim shitjen në aktivitetet tregtare përkatëse.
------
Në kuadër të operacionit policor të koduar "Contraband 3" u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:  Xh. T., 38 vjeç, banues në Zall Herr. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në një ambient në pronësi të këtij shtetasi, në Babrru, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 320 shishe me pije alkoolike, që dyshohen se janë kontrabanduar në vendin tonë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

mallra kontrabande arrestime ne tirane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj