Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Pas arrestimit, pritet që Bami të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi ndaj tij është shpallur masa e sigurisë arrest me burg.
DUBAI- Durim Bami është vënë në pranga nga policia e Dubait ditën e sotme. Mësohet se arrestimi i tij është bërë, pasi autoritetet shqiptare i kanë shpallur në kërkim për megaoperacionin 'Revanshi'. Pas arrestimit, pritet që Bami të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi ndaj tij është shpallur masa e sigurisë arrest me burg.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit Si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit, ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara, u arrestua në Dubai, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi D. B., 45 vjeç. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurise "Arrest në burg", per veprat penale "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje", “Grupi i strukturuar kriminal", "Kultivimi i bimëve narkotike", dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal". Vijon procedura per ekstradimin e ketij shtetasi drejt vendit tone.
Çfarë ndodhi në operacionin Revanshi?
Sipas SPAK, në qendër të grupeve kriminale ishte ai i të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, i cili ishte në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga ish-deputet Arben Ndoka. Bëhet me dije se në zonën e Fushë-Krujës vepronte grupi i Durim Bamit i cili ishte në konflikt të hapur me grupin e Martinajt dhe Ndokës. Grupi i Bamit bëri aleancë me një grup kundërshtar të Martinajt që drejtohet nga Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Martinajt dhe Ndokës dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.
Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë edhe shtetasit Emiljano Shullazi dhe A.Avdylaj, që edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë në realizimin e vrasjes së Durim Bamit. Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga Edison Reçi. Ky shtetas me qëllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e Preng Gjinit. Nga njoftimi i SPAK është evidentuar dhe përfshirja në ngjarjet kriminale edhe një ish-deputeti, Arben Ndoka, katër punonjës policie; drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, efektivët e RENEA-S, Altin Morina dhe efektivi me iniciale A.P,.
Sipas SPAK, Mitri së bashku me ish-punonjësin e policisë kufitare Klodjan Shahini dhe persona të tjerë drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve në qarkun e Lezhës. Gjithashtu së bashku me Preng Gjinin, aktualisht në arrest për një hetim tjetër, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në Lezhë. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të GJKKO janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 3 milionë euro cash vetëm në banesën e Ervis Doçit i njohur ndryshe me pseudonimin Visi i Pojës.
foto ilustruese TIRANË- SPAK ka përfunduar hetimet për pjesëtarët e dy grupeve kriminale. Mësohet se janë dërg...
pamje nga ngjarja GREQI- Arrestohet në Greqi i riu shqiptar pasi u kap duke grabitur në një supermarket. Mësohet se 20-vjeç...
Jezerca JEZERCA- Njëri nga dy turistët bullgarë që humbën pranë malit të Jezercës, është gjendur i p...
Orgito Lloci GREQI- I riu në foto është 20-vjeçari shqiptarë i cili humbi jetën në rrethana të paqarta n&eum...
Jezerca JEZERCA- Dy turistë nga Bullgaria janë bllokuar në afërsi të majës së Jezercës teksa mësohet se e...
foto ilustruese ELBASAN- Një grabitje ka ndodhur në Elbasan. Bëhet me dije se dy persona i kanë vjedhur makinën një 28-v...
foto ilustruese GREQI- Një Shqiptar ka humbur jetën në Kretë pas një debati me dy të rinjë grekë. Siç r...
Foto ilustruese VLORA- Një 70-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Vlorë, pasi një banesë e braktisu...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Një 45-vjeçar me inicialet U. K., është ndaluar nga policia e Tiranës pasi ka qëllua...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrue...