7 Tetor 2022, 15:54
Nga I.A
Arma e sekuestruar
MIRDITË- Një 19-vjeçar është arrestuar në Mirditë ditën e sotme. Mësohet se i riu lëvizte me armë zjarri pa leje. I arrestuar është i riu me emrin Danjel Gjinaj. Policia ka arritur që të sekuestrojë armën kallashnikov në sediljen e pasme të mjetit që drejtonte 19-vjeçari.
Njoftimi i policisë:
Mirditë / Kontrolle “blic”, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, me vete apo në ambiente të ndryshme. Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia”. Kapet me armë zjarri automatik të fshehur nën sediljen e automjetit që drejtonte, vihet në pranga 19-vjeçari dhe sekuestrohet arma e zjarrit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve intensive “blic” ndaj shtetasve dhe në ambiente të ndryshme, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ndaluar në kuadër të operacionit policor “Befasia" në fshatin Lëkundë, Mirditë, automjetin me drejtues shtetasin D. Gj. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehur poshtë sediljes, një armë zjarri automatik dhe një krehër me fishekë në të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Gj., 19 vjeç, banues në Mirditë, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
danjel gjinaj policia e shtetit
Aktualitet
7 Tetor 2022, 15:40
I.A
Foto Ilustruese
GREQI- Një 58-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi, pasi ishte i shtruar në spital për djegie t...
Aktualitet
7 Tetor 2022, 15:14
e.k
Pamje nga vendi i ngjarjes
HIMARË- Një zjarr i fortë ka rënë mesditën e sotme në zonën e Nivicës në Himar...
Aktualitet
7 Tetor 2022, 14:56
e.k
Erion Veliaj
TIRANË- Pedagogu dhe akitivisti i Shoqërisë Civile, Ervin Goci ka denoncuar ditën e sotme ndërtimin e Teatrit të...
Aktualitet
7 Tetor 2022, 14:40
e.k
Foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës ka vendosur në mbledhjen e sotme rritjen rekord të çmimit të hidrokarbureve n...
Aktualitet
7 Tetor 2022, 14:34
k.m.
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar më shumë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur më 21 prill të një viti...
Aktualitet
7 Tetor 2022, 14:24
e.k
Momenti i arrestimit i shqiptarit
BRITANI- Një shqiptar është arrestuar në kuadër të operacioneve kundër trafikut të...
Aktualitet
7 Tetor 2022, 14:17
F.M
ERE
TIRANË- Çmimi i energjisë elektrike për muajin tetor nuk do të ndryshojë, ndërsa përgjatë këti...
Aktualitet
7 Tetor 2022, 14:15
k.m.
Harta e botës
Shqipëria përmirësohet me 3 vende, duke u ngjitur në vendin e 53 nga 169 shtete në Indeksin e Progresit Social ...
Aktualitet
7 Tetor 2022, 14:04
F.M
ERE
TIRANË- Enti Rregullator i Energjisë Elektrike ka vendosur që të anulojë rritjen e çmimit të energjisë elektr...
Aktualitet
7 Tetor 2022, 13:55
k.m.
TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar, SPAK, ka publikuar statistikat e punës për muajin sh...