Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kështu Bordi njofton çmimin e ri të naftës, i cili, ka zbritur me 8 lekë me pakicë dhe do të shitet 224 lekë, ndërsa me shumicë 212 lekë. Benzina është rritur me 6 lekë, ku një litër do të shitet 198, ndërsa me shumicë 186 lekë. Ndërsa gazi, do të shitet 78 lekë litri me pakicë dhe 66 me shumicë.
TIRANË- Bordi i Transparencës pas mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme ka bërë publike dhe çmimet e reja me të cilat do të tregtohen hidrokarburet në vend.
Kështu Bordi njofton çmimin e ri të naftës, i cili, ka zbritur me 8 lekë me pakicë dhe do të shitet 224 lekë, ndërsa me shumicë 212 lekë. Benzina është rritur me 6 lekë, ku një litër do të shitet 198, ndërsa me shumicë 186 lekë. Ndërsa gazi, do të shitet 78 lekë litri me pakicë dhe 66 me shumicë.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot datë 15 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes
NJOFTIMI I BORDIT TË TRANSPARENCËS:
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 15 Shtator 2022, janë si rezultat i levizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran.
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 224 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 212 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 198 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 186 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që ne krijimin e tij i është përmbajtur me përpikëmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin,benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve.
Ministria e Financës ndjen detyrimin të sqaroj opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njejtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.
Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ.
Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative.
Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetem me ndryshimet në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit.
Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e angazhuar në mbrojtje të interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.
Situata që po kalojmë nuk është zakontë, ndaj dhe vendimet që marrim, vijnë si përgjigjje e zhvillimeve të ekonomisë vendase, por edhe e lëvizjeve të tregjeve ndërkombëtare.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.
Pedagogu duke folur për mediat TIRANË- Pedagogët, të cilët zhvilluan një protestë para Fakultetit të Shkencave...
Elena Pici TIRANË- Ish-sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme, Elena Pici ka deklaruar se vendimi i marrë nga ajo ish...
Kakavije KAKAVIJË- Policia arrestoi të premten një shqiptar të dyshuar në kërkim në lidhje me një vrasje të kr...
Sajmir Vishaj FIER- Ka mbërritur në Gjykatën e Fierit Elton (Bengaj) Meta, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së ...
Foto ilustruese BULQIZË- Një 38-vjeçar i identifikuar si Mustafa Kola ka mbetur i lënduar pas shkëputjes së një guri n...
Foto ilustruese SARANDË- Një aksident është raportuar në urën e Bogazit në afërsi të fshatit Shalë n...
Foto ilustruese KORÇË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ...
Gjykata e Fierit FIER- Ka mbërritur në Gjykatën e Fierit Elton (Bengaj) Meta, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes s&eum...
Pankarta FIER- Ditën e sotme, familjarët e Sabrina Bengaj po protestojnë përballë Gjykatës së Fierit. Shkak ësht&eu...
Emigrante KUKËS- Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi është kapur duke transportuar emigr...