17 Qershor 2022, 14:44
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Çmimi i naftës ka kapur majat në vendin tonë. Nga sot, në çdo pikë në shitje karburanti me pakicë, nafta do të shitet me 256 lekë/litër. Po ashtu, Bordi i Transparencës ka bërë me dije se çmimi i shitjes me pakicë i benzinësdo të shkojë në 241 lekë/litri, ndërsa i shitjes së gazit do të jetë 86 lekë/litri. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 Qershor ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
"Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë,"-shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Bordit.
NJOFTIMI I PLOTË:
Bordi i Transparencës në datë 17 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 265 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 253 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 241 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 229 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet. ( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën). Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë
bordi i transparencës
Aktualitet
17 Qershor 2022, 14:43
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Një arsenal armësh me pistoleta, kallashnikov, silenciatorë e municion luftarak u zbulua mbrëmjen e 16 qersho...
Aktualitet
17 Qershor 2022, 14:42
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha se dy grupe kriminale kanë akses në portin e Durrësit dhe se punonjësit kanë lidhje ...
Aktualitet
17 Qershor 2022, 14:35
d.a
Armet e sekuestruara
ITALI- Një operacion i zhvilluar nga policia italiane ka vënë në pranga 3 persona, një çift italian dh...
Aktualitet
17 Qershor 2022, 14:41
k.m.
Erion Hasanbell dhe Kasandër Noga
Hakmarrja është pista kryesore që po hetohet nga belgët për atentatin ndaj Erion Hasanbelli...
Aktualitet
17 Qershor 2022, 14:17
A.B
Evis Kushi
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i ka konsideruar si pretendime të pabaza ato të përfaqësuesve të Federat&e...
Aktualitet
17 Qershor 2022, 14:36
k.m.
Erion Hasanbelliu dhe Kasandër Noga
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha zbardhi detaje tronditëse nga hasmëria 20-vjeçare mes familjes ...
Aktualitet
17 Qershor 2022, 14:22
d.a
Foto Ilustruese
GREQI- Një 47-vjeçar shqiptar ka kërcënuar prokuroren grek para fillimit të seancës ku ai ishte i pandehur ...
Aktualitet
17 Qershor 2022, 14:19
j.c
Foto ilustruese
BERAT- Një 42-vjeçar në Poliçan është kallëzuar penalisht nga një person pasi i ka vjedhur nj&e...
Aktualitet
17 Qershor 2022, 14:07
j.c
Foto ilustruese
TIRANË- Një 36-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Tiranë. Në vijim të ...
Aktualitet
17 Qershor 2022, 14:02
k.m.
Dr. Erjona Sinani
Sezoni i verës sjell edhe shtim të rasteve me problem të zorrës së trashë, madje edhe tek të rinjt&eum...