28 Tetor 2022, 17:59
Nga I.A
Arta Vorpsi, Gent Ibrahimi dhe Arta Marku
TIRANË- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka bërë vlerësimin e tre kandidaturave për plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese. Në njoftimin e KED, thuhet se Gent Ibrahimi është përzgjedhur i pari për anëtar i Kushtetueses me 88.38 pikë. Ndërsa në vend të dytë është lënë emri i Arta Vorpsit me 88.22 pikë dhe në vend të tretë Arta Marku me 82.66 pikë për anëtare të Gjykatës Kushtetuese.
Njoftimi:
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në vijim të procedurave të vlerësimit të kandidatëve të lejuar për kandidim, të cilët kanë kandiduar për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, në zbatim të dispozitave ligjore, pas shqyrtimit të gjithanshëm të dokumentacionit të paraqitur nga vetë kandidatët dhe atij të siguruar nga vetë Këshilli, pas komunikimit me institucionet e tjera lidhur me të dhënat e nevojshme për vlerësimin e kandidaturës, bën publike rezultatin e pikëzimit për secilin kandidat si më poshtë:
Gent Ibrahimi 88.38 Pikë
Arta Vorpsi 88.22 Pikë
Arta Marku 82.66 Pikë
Në zbatim të nenit 239 të ligjit nr. 115/2016 dhe Vendimit nr. 5 datë 02.04.2019 “ Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, tashmë KED do të miratojë listën përfundimtare dhe Raportin e arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes së tyre, për secilin vend vakant në Gjykatën Kushtetuese
Pas shqyrtimit dhe miratimit të këtyre akteve nga mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, organit të emërtesës, Presidentit të Republikës, do ti dërgohet lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve dhe raportet e arsyetuar të Këshillit, ku përmbahet analiza tërësore lidhur me plotësimin e kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve ligjore për secilin kandidat, si edhe për procedurën e ndjekur për vlerësimin dhe renditjen e tyre.
Gjykata Kushtetuese është tashmë me 8 anëtarë. Ilir Toska ishte i fundit që u zgjodh, i cili do të zëvendësojë në detyrë gjyqtarin Gani Dizdari. Gjykata e Lartë propozon dhe ka të drejtë emërimi për 3 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, nga 9 që ka gjithsej ajo. Tre përzgjidhen nga presidenti Bajram Begaj, ndërsa 3 të tjerët nga Parlamenti.
ked gent ibrahimi arta vorpsi arta marku
Aktualitet
28 Tetor 2022, 17:38
k.m.
Adem Kraja
Dibra dhe Korça janë dy nga rajonet që kanë prodhimtari më të lartë dhe kujdesen më shumë pë...
Aktualitet
28 Tetor 2022, 17:35
k.m.
Foto ilustruese
Izolohen rastet e para të prekura nga virusi i gripit.
Në Institutin e Shëndetit Publik bashkë me morinë e viroza...
Aktualitet
28 Tetor 2022, 17:16
F.M
Komisioni i Ekonomisë
TIRANË- Deputetët janë ‘shkrirë së qeshuri’ nga përgjigjia që ka dhënë ...
Aktualitet
28 Tetor 2022, 16:48
I.A
PËRMET- Sherri në Përmet ka lënë pas 3 persona të plagosur. Sherri fillimisht ka nisur mes 5 persona, për arsye që...
Aktualitet
28 Tetor 2022, 16:38
e.k
Pamje nga ceremonia
BULARAT- Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Sofi Filipidhu dhe Konsulli i Përgjithshëm grek, Sekretar i Për...
Aktualitet
28 Tetor 2022, 16:18
e.k
Agron Kasa
TIRANË- Rektori i Universitetit të Sporteve Agron Kasa kërkoi më shumë mbështetje për sportin. Ai tha se pas ...
Aktualitet
28 Tetor 2022, 16:31
k.m.
Luan Daci
TIRANË- Ish-anëtari i Kolegjit të Pavarur të Apelimit, Luan Daci do të dalë sërish në gjyq. Kësaj h...
Aktualitet
28 Tetor 2022, 16:10
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Katër persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mës...
Aktualitet
28 Tetor 2022, 16:06
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Historitë me turistë të huaj që dyshohen për spiunazh po kthehen sa në qesharake, aq dhe shqet&e...
Aktualitet
28 Tetor 2022, 16:02
d.a.
Droga e kapur
ITALI- Njëri kishte zbritur në port, me një çantë shpine me tre qese kokainë që peshonin gati tre kilogr...