All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, pezullohet nga detyra prefektja e Fierit, Rajmonda Balilaj

Gjithashtu janë dhënë masat e sigurisë edhe për 6 zyrtarë të bashkisë së Patosit. 

9 Mars 2024, 18:02 Nga r.ll
Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, pezullohet nga
rajmonda balilaj
All - Paragraf - 1

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur pezullim nga detyra si prefekte e Fierit për ish-kryebashkiaken e Patosit, Rajmonda Balilaj. Gjithashtu janë dhënë masat e sigurisë edhe për 6 zyrtarë të bashkisë së Patosit. 

Në vendim thuhet se ish-kryetarja e Bashkisë së Patosit, perfektja e qarkut të Fierit, Rajmonda Balilaj pezullohet nga detyra, për shkak të akuzës për shkelje të barazisë në tendera. Si pasojë Balilaj nuk mund ta ushtrojë detyrën e prefektes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal Nr. 82, të vitit 2021, për veprat penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (para ndryshimeve sipas ligjit nr. 43/2021) dhe “Falsifikimi i dokumentave”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr. 19, datë 08.03.2024, ka vendosur:

1. Caktimin e masës ndaluese të sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim R.B., me detyrë ish Kryetare e Bashkisë Patos, aktualisht Prefekte e Qarkut Fier, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim (2 herë), parashikuar nga neni 258 e 25, i Kodit Penal (para ndryshimeve sipas ligjit nr. 43/2021).

2. Caktimin e masës ndaluese të sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Sh.B., në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, aktualisht me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Patos, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim (2 herë), parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (para ndryshimeve sipas ligjit nr. 43/2021).

3. Caktimin e masës ndaluese të sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim A.P., në cilësinë e Kryetarit të Vlerësimit të Ofertave, me detyrë ish Nënkryetare e Bashkisë Patos, aktualisht e punësuar pranë Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Fier, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim (2 herë), parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (para ndryshimeve sipas ligjit nr. 43/2021).

4. Caktimin e masës shtrënguese të sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim E.R., me cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim (2 herë), parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (para ndryshimeve sipas ligjit nr. 43/2021).

5. Caktimin e masës ndaluese të sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim B.M., me detyrë Secialiste Urbaniste, në Drejtorinë e Urbanistikës, pranë Bashkisë Patos, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.

6. Caktimin e masës shtrënguese të sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim V.N., me detyrë ish Drejtor i Drejtorisë së Monitorimit dhe Shërbimeve Publike, pranë Bashkisë Patos, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.

7. Caktimin e masës shtrënguese të sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim A.M., me detyrë ish Inxhinier pranë Bashkisë Patos, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal

Byroja Kombëtare e Hetimit, ka ekzekutuar në datën 09.03.2024, masat e sigurimit të caktuara me vendimin nr.19, datë 08.03.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj gjashtë të hetuarve (për një nga të hetuarit nuk është bërë i mundur ekzekutimi pasi ndodhet jashtë shtetit).

Faktet penale të hetuara në kuadër të këtij procedimi penal, kanë të bëjnë me dy procedura prokurimi të organizuara në vitin 2021, nga Bashkia Patos, si Autoritet Kontraktor dhe më konkretisht:

I. Hetimi i procedurës së prokurimit “Ndërtim emergjent i murit mbajtës me gabiona dhe gurë në Dukas-Breg, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthimin e rrugës në gjëndjen e mëparshme”, me numër REF-89301-03-08-2021, me Autoritet Kontraktor-Bashkia Patos, me fond limit 6,758,853.92 lekë.

Rezulton se ish Kryetarja e Bashkisë Patos, R. B. dhe anëtarët e KVO-së A. P. (ish Nënkryetare e Bashkisë Patos), Sh. B. dhe E. R., në bashkëpunim mes tyre, kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenet 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021 ), e 25 të Kodit Penal, duke favorizuar në kundërshtim me ligjin, dhe shpallur fitues operatorin ekonomik “G……. 001”, në procedurën e prokurimit “Ndërtim emergjent i murit mbajtës me gabiona dhe gurë në Dukas-Breg, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme”, me numër REF-89301-03-08-2021. Nga dokumentacioni i dorëzuar nga ofertuesit, e parë kjo në raport me kriteret e vendosura në Dokumentet Standarte të Tenderit, duhej të ishte shpallur fitues operatori ekonomik “2…”, i cili përveçse përmbushte kushtet, kishte dhe ofertë në vlerën 1,5 milion lekë më të vogël se operatori “G….. 001”.

E hetuara R. B., ka ndërmarrë një sërë hapash nëpërmjet punonjësve të Bashkisë, për të legjimituar anulimin e procedurës së tenderimit, pikërisht për të mos u shpallur fitues operatori “2…..” gjë që do të nxirrte zbuluar punimet e kryera nga operatori i paracaktuar për të fituar garën. Nga hetimi u provua se e hetuara ka paracaktuar fituesin e këtij tenderi, pikërisht operatorin “G……. 001”, i cili është shpallur fitues (që nga viti 2019, kur ky subjekt është regjistruar për herë të parë në QKB deri në vitin 2022, pra për tre vjet) në 32 procedura të organizuara nga Bashkia Patos.

– Kurse anëtarët e grupit të punës të ngarkuar nga ish Kryetarja e Bashkisë, me anë të urdhërit Nr.27, datë 08.04.2021, shtetasit V. N., B. M. dhe A. M., kanë përgatitur raportin teknik inspektimi Nr.997/2 Prot., datë 08.04.2021, ku kanë dalë në mënyrë unanime, në konkluzionin si më poshtë: “Pavarësisht se nuk është mbajtur dokumentacioni i nevojshëm për ndërtimin e mureve mbajtëse, muret mbajtëse të ndërtuara kanë shërbyer për pengimin e avancimit të shkarjes së dheut. Grupi i punës është i mendimit që kthimi i terrenit në gjendjen e mëparshme do të sillte pasoja, dhe ngjarje të papritura në këtë shkarje, dhe nuk do të rekomandonte bërjen e këtyre punimeve. Kostoja e kthimit në gjendje e mëparshme dhe ribërja e të njëjtave punime do të ishte e rrezikshme. Për pjesën e paasfaltuar të rrugës dhe të kanalit në anën e sipërme, grupi i punës rekomandon një periudhë monitorimi të situatës në vend për të parë rezultatet e qëndrueshmërisë së ndërtimit të këtyre mureve mbajtëse. Rekomandojmë edhe monitorimin e prurjeve të ujërave nëntokësore dhe hartimin e një projekti për largimin e tyre nga ky plan shkarjeje”. Këta të hetuar, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2, i Kodit Penal, pasi kanë paraqitur rrethana të rreme në këto konkluzione, të cilat rrëzohen nga akti i ekspertimit të kryer nga Prokuroria e Posaçme, dhe po ashtu dhe deklarimet e shtetasit e I. D..

II. Hetimi i procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtim emergjent i murit mbajtës në trupin e rrugës në fshatin Ruzhdie, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthim i rrugës në gjendjen e mëparshme”, me numër reference REF-86952-02-12-2021, me Autoritet Kontraktor Bashkia Patos, në vlerën 8,634,380.435 lekë.

Nga analizimi i provave është krijuar dyshimi i arsyeshëm se të hetuarit, R. B. më detyrë ish Kryetare e Bashkisë Patos, në bashkëpunim me anëtarët e KVO -së, të hetuarit A. P. (ish Nënkryetare e Bashkisë Patos), Sh. B. dhe E. R., kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (përpara ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021 ), e 25 të Kodit Penal, duke favorizuar në kundërshtim me ligjin dhe shpallur fitues operatorin ekonomik “G…… 001”, në procedurën “Ndërtim emergjent i murit mbajtës në trupin e rrugës në fshatin Ruzhdie si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthim i rrugës në gjendjen e mëparshme”, me numër reference REF-86952-02-12-2021, dhe praktika e ndjekjes së punimeve dhe praktika e marrjes në dorëzim të objektit.

Në këtë procedurë prokurimi, me Autoritet Kontraktor Bashkia Patos, ish Kryetarja e Bashkisë Patos, R. B., ka paracaktuar fituesin i cili është i njëjti operator “G……. 001”, duke dalë në “Apollon TV” dhe informuar fillimin e punimeve për këtë rrugë, në datën 06.02.2021, në një kohë kur shpallja e fituesit “G……. 001” është bërë në datën 15.02.2021, dhe lidhja e kontratës me autoritetin kontraktor është bërë në datën 16.02.2021.

Ish-Kryetarja e Bashkisë, ka bashkëpunuar me anëtarët e KVO-së të caktuar prej saj, në urdhrin përkatës, pasi ajo nuk kishte nga ta dinte se ky operator do të kualifikohej si fitues edhe pse ishte i vetmi garues në garë. Në këtë mënyre nga tërësia e elementëve objektive dalin edhe ato subjektive, pra bashkëpunimi i saj me anëtarët e KVO-së , pasi edhe këta të fundit kanë shpallur fitues operatorin “G…… 001” , edhe pse nga hetimi ka rezultuar se ky operator nuk i plotësonte të gjitha kriteret dhe dokumentacionin sipas DST dhe duhej skualifikuar.

rajmonda balilaj spak

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj