31 Mars 2023, 12:15
Nga f.g
Altin Dumani
TIRANE- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani deklaroi se hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë gjetur prova në kontrollin që iu është bërë vilave të bashkëjetueses të Arben Ahmetajt. Gjatë një takimi me gazetarë, Dumani tha se SPAK ka nisur letërporosi në shumë shtete dhe pret përgjigje.
“Nuk i marrim leje kurrkujt e thërrasim këdo të jetë për ta marrë në pyetje, Arben Ahmetajn apo kushdo që të jetë. Kontrollet janë në dinamikën e hetimit ku grupi vlerësoi se në këto ambiente mund të gjendeshin prova. Kemi gjetur prova. Sekuestro është preventive, masë sigurie me qëllim me qëllim që mos tjetërsohet pronësia. Në verifikim është çdo gjë. Kemi nisur letërporosi në shumë shtete jo vetëm në një shtet, kërkon kohë, ka që janë përgjigjur ka që janë në proces, hetimi përfshin çdo gjë (përfshirë edhe mundësinë e fshehjes së pasurisë jashtë). Patjetër që do e thërrasim Ahmetajn, nëse do e shikojmë të nevojshme”, tha Dumani në një takim me gazetarët që mbulojnë gjyqësorin në Shqipëri.
Më 8 mars 2023, oficerët e BKH kontrolluan banesën e Erjola Hoxhës, partneres së Ahmetajt në zonën e Gjirit të Lalzit si dhe sekuestruan telefonin e saj. Disa ditë pas kontrolleve, ku u gjetën disa sende me vlerë dhe dokumenta, Ahmetaj dhe Hoxha apeluan në GJKKO duke e konsideruar kontrollin të paligjshëm. Mbrojtja pretendoi se pavarësisht se shtëpia është në emër të Hoxhës, atje jeton edhe Ahmetaj. Ky i fundit është deputet dhe në cilësinë e një ligjvënësi, fillimisht duhet të ishte pyetur Kuvendi për të bërë kontroll në shtëpi. Por ky fakt sipas tyre u anashkalua ndërsa më tej parashtruan se bashkëjetueses së ish-ministrit nuk iu garantua e drejta për të patur një person të besuar pranë para se të niste kontrolli, ndërsa edhe oficerët kanë bërë pyetje provokuese për sendet që kishin në banesë. Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për veprat penale: “Korrupsion”, “shpërdorim detyre”, “fshehje e pasurisë” dhe “pastrim parash”. SPAK ka sekuestruar disa vila që janë pronë e ish-gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt./Dosja.al
altin dumani arben ahmetaj
Aktualitet
31 Mars 2023, 11:32
f.i
foto ilustruse
DURRËS- Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit për vepra të ndryshme penal...
Aktualitet
31 Mars 2023, 11:41
F.M
Policia e Tiranës
TIRANË- Policia e Tiranës ka bërë bilancin e të arrestuarve në 24 orët e fundit. Në njoftimi...
Aktualitet
31 Mars 2023, 11:23
I.A
Aksidenti
BILISHT- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Bilisht. Mësohet se një makina është përplasur me ...
Aktualitet
31 Mars 2023, 10:49
f.i
Foto ilustruse
VLORË- Dy vëllezër janë shpallur në kërkim nga policia e Vlorës, pasi akuzohen se kanë goditur ...
Aktualitet
31 Mars 2023, 10:28
F.M
Belgjikë
BELGJIKË- Mediat belge i kanë konsideruar shqiptarët si ndër mafiozët më të rrezikshëm, madje të...
Aktualitet
31 Mars 2023, 10:21
F.M
Zenepe Uruçi
ITALI- Mediat italiane kanë zbardhur detaje nga vrasja e 56-vjeçares shqiptare, Zenepe Uruçi, e cila u masakrua me t...
Aktualitet
31 Mars 2023, 10:17
I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- Një zjarr që shpërtheu në rrethana të panjohura në një stallë kafshësh në fs...
Aktualitet
31 Mars 2023, 10:03
F.M
Brisilda
TIRANË- Brisilda, 23 vjeçe, një vajzë shqiptare ka humbur gjurmët në Itali që nga muaji nëntor i vitit t...
Aktualitet
31 Mars 2023, 09:38
F.M
Agim Agaj
BRITANI E MADHE- Agim Agaj 53 vjeç është vënë në pranga nga policia në Britaninë e Madhe dhe ësht&...
Aktualitet
31 Mars 2023, 09:21
F.M
Zenepe Uruçi dhe Xhafer Uruçi
ITALI- Gruaja që po shikoni në foto është 56-vjeçarja shqiptare që u vra nj&eum...