"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Në kërkim u shpall personi me inicialet P. L., 45 vjeç, autor i dyshuar i kultivimit.
TIRANË- Një 45-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Lezhë, pasi dyshohet si kultivues i 520 fidanë kanabis sativa. Në fshatin Zimaj, Njësia Administrative Ungrej, janë konstatuar të kultivuar 520 fidanë të dyshuar narkotikë canabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies. Në kërkim u shpall personi me inicialet P. L., 45 vjeç, autor i dyshuar i kultivimit. Ndërsa u procedua penalisht në gjendje të lirë D. D., 56 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Zimaj dhe personi me inicialet P. N., 55 vjeç, me detyrë specialist roje mjedisi, si të dyshuar për konsuminin e elementeve të veprës penale "Shpërdorimi i detyrës".
Policia po vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore tëautorëve të dyshuar.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrollit është goditur një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale.
Finalizohet operacioni policor i koduar "Zimaj". Gjenden dhe asgjësohen 520 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Shpallet në kërkim autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale. Procedohen në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Zimaj dhe një specialist-roje mjedisi, për shpërdorim detyre. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit. Si rezultat i hetimeve proaktive në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë dhe përdorimit të dronëve për kontrollin e territorit, është finalizuar operacionin policor koduar "Zimaj". Si rezultat, në fshatin Zimaj, Njësia Administrative Ungrej, rrethi Lezhë, janë konstatuar të kultivuar 520 fidanë të dyshuar narkotikë canabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi P. L., 45 vjeç, autor i dyshuar i kultivimit.Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit D. D., 56 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Zimaj dhe shtetasi P. N., 55 vjeç, me detyrë specialist - roje mjedisi, si të dyshuar për konsuminin e elementeve të veprës penale "Shpërdorimi i detyrës".Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore tëautorëve të dyshuar.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
(A.B)/Dosja.al
TIRANË- Çështja e kushteve në burgje dhe komisariate ishte një nga temat më të diskutuara në Komisionin e Ligjeve. A...
SARANDË- Një burrë 53-vjeç, banues në Ksamil i identifikuar me inicialet Gj.B., është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtr...
Artan Lleshi TIRANË- Artan Lleshi mohon lajmet se është i përfshirë me grupe kriminale e se ndodhet në Angli. Pronari i Audi ...
VLORË- Një vajzë 20-vjeçare është larguar nga banesa. Nëna e saj e ka bërë kallëzimin në ...
Erion Brace TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të blejnë vajin e ullir...
Policia e Tiranës GJIROKASTËR- Një 63-vjeçar në Gjirokastër ka përfunduar në pranga pasi i janë gjetur 16 fi...
Taksisët e Lezhës para bashkisë LEZHË- Taksistët e Lezhës kanë dalë ditën e sotme në protestë. Shkak...
Kontroll nga policia TIRANË- Një 25-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi lëvizte me v...
Foto ilustruese TIRANË- Ish-bashkëshorti i Emriana Mukës, pronares së biznesit të agjencisë funerale në Kamëz, ka t...
Ngacmim seksual SHKODËR- Ngacmim seksual në Shkodër. Një 42-vjeçar është vënë në pranga nga policia pas...