23 Dhjetor 2022, 08:35
Nga F.M
Policia
FIER- Një 26-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi rezulton se është pronari i makinës me anë të të cilës u transportuan tre thasë me kanabis. Në njoftimin zyrtar të policisë, bëhet me dije se dyshohet se 26-vjeçari është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale, trafikun e lëndëve narkotike.
Njoftimi i policisë:
Vijon operacioni policor antidrogë i koduar “Hamil”, si rezultat i të cilit, ditën e djeshme, u sekuestruan 85 kg kanabis. Kapet dhe vihet në pranga një 26-vjeçar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 26-vjeçari, pronari i automjetit “Audi Q7”, me të cilin 2 shtetasit e tjerë po transportonin 3 thasët me kanabis. Në vijim të operacionit policor antidrogë të koduar “Hamil”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, janë kryer veprime të pandërprera hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.
Në kuadër të këtij operacioni, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, u kap dhe u ndalua shtetasi V. R., 26 vjeç, banues në Hamil, i përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 26-vjeçari është pronari i automjetit tip “Audi Q7”, me të cilin shtetasit A. T., 25 vjeç (i arrestuar gjatë operacionit) dhe N. R., 31 vjeç (i shpallur në kërkim), po transportonin 3 thasë më lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 85 kg. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Ç'ndodhi një ditë më parë?
Dje u arrestuan dy persona, A. T., 25 vjeç dhe N. R., 31 vjeç teksa transportonin 3 thasë më lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 85 kg.
policia e fierit
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 08:14
I.A
Pamje nga aksidenti
TIRANË- Një aksident ka ndodhur gjatë natës në Tiranë. Mësohet se rreth orës 1:00 një...
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 08:18
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se shumë shqiptarë janë ndaluar që të merrnin pjesë në vizit&...
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 08:05
F.M
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet kryesore të botuara në portalet vendase. Në faqen e parë të Dosja.al është...
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 07:52
F.M
Moti
TIRANË- Shqipëria është përfshirë nga masa ajrore të qëndrueshme. Edhe sot, moti pritet të jetë me a...
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 07:36
Marjana Semini
TIRANË- Profesore e shkencave juridike, Marjana Semini, u emërua anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese, në m...
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 01:06
k.m.
Momenti i numërimit të votave
TIRANË- Asnjë nga kandidatët nuk i ka marrë 84 votat e nevojshme për t'u zgjedhur nga Kuve...
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 00:20
k.m.
Klodiana Lala dhe Artan Hoxha
TIRANË- Gazetarët Klodiana Lala dhe Artan Hoxha kanë shkëmbyer batuta me njëri-tjetrin. Të ftua...
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 00:12
k.m.
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetaja Klodiana Lala ka treguar detaje që nuk ishin mësuar deri më tani nga dita kur Altin Dumani kur u zgjodh...
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 00:02
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar vendosjen e Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaç...
Aktualitet
22 Dhjetor 2022, 22:55
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Pas një konflikti në Elbasan edhe në Tiranë ka pasur një sherr me efektivëve t&eu...