"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

TIRANË- Qeveria ka shpallur ditë zie Kombëtare në nderim të presidentit të ndjerë Bujar Nishani datën 2 qershor. Këshilli i Ministrave vendosi që dita e nesërme të jetë ditë zie për shkak të humbjes së ish-presidentit. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë. Ceremonia e homazheve të organizohet ditën e enjte, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në mjediset e institucionit të Presidencës. Po ashtu, shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë për vitin 2022.
VENDIMI:
'SHPALLJEN DITË ZIE KOMBËTARE NË NDERIM TË TË NDJERIT, Z. BUJAR NISHANI, ISH-PRESIDENT, ISH-MINISTËR DHE ISH-DEPUTET Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, dhe në vijim të pikës 12, të kapitullit VI, të ceremonialit shtetëror të Republikës së Shqipërisë, miratuar me vendimin nr.420, datë 8.6.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen ditë zie kombëtare, ditën e enjte, datë 2.6.2022, në nderim të të ndjerit, z. Bujar Nishani, ish-President i Republikës së Shqipërisë, ish-ministër dhe ish-deputet.2. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.3. Ceremonia e homazheve të organizohet ditën e enjte, datë 2.6.2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në mjediset e institucionit të Presidencës.4. Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë për vitin 2022.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.'
Nishani u nda nga jeta të shtunën, në një spital në Gjermani ku po trajtohej për pasojat post-Covid në mushkëri.
(A.B)/Dosja.al
Foto ilustruese TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Librazhd, ku një 20-vjeçare u filmua n...
Foto nga videoja TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar nga Dobraçi i Shkodrës me armë në brez t...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka ndarë pamjet nga brenda homazheve për ish-presidentin Bujar Nishanin. Në foto shihet familja e Nishanit, b...
Leze Qosja SHKODËR- Kjo është Leze Qosja, 37-vjeçarja e cila u gjet e pajetë mbrëmjen e kaluar në bajpasin e Shko...
Ministria TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar masat e reja të vendosura nga Italia për udhëtim...
Klodian Tomorri TIRANË- Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ka reaguar pas vdekjes së 34-vjeçarit në ambientet e punës dh...
Harta TIRANË- Nesër do të devijohet trafiku në Tiranë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar devijimin e trafikut në kryq&eu...
Morina TIRANË- Një 33-vjeçar nga Prizreni është arrestuar në Morinë. I riu me inicialet E.C, ishte në kërkim...
Foto nga intervista TIRANË- Rrëfehet për herë të parë babai i 20-vjeçares që u kap mat me të dashurin n&eum...
TIRANË- Kur kemi dëgjuar rrëfimin e 20-vjeçares nga Librazhdi dhe vjehrrës së saj për ngjarjen e ndodhur disa ditë m...