Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në pranga ka rënë edhe vetë ky i fundit, pasi akuzohet se ka gënjyer policinë gjatë marrjes në pyetje.
GRAMSH- Policia ka vënë në pranga dy persona, të cilët akuzohen se, pasi një sherri mes tyre, kërcënuan dhe kërkuan të vrasin me armë zjarri një 40-vjeçar. Ndërkohë, në pranga ka rënë edhe vetë ky i fundit, pasi akuzohet se ka gënjyer policinë gjatë marrjes në pyetje.
NJOFTIMI I POLICISË:
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale. Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulçar”. Operacioni, nga Komisariati i Policisë Gramsh, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale dhe me ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë.
Kanosën më armë zjarri një 40-vjeçar, falë reagimit të menjëhershëm dhe koordinimit të shërbimeve të Policisë, Gramsh dhe Korçë, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.
Në pranga edhe 40-vjeçari që u kanos, pasi dha deklarata të rreme përpara oficerit të Policisë.
Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bulçar, Gramsh, 2 shtetas kishin kanosur me armë zjarri, një shtetas tjetër dhe se situata mund të përshkallëzohej në ngjarje kriminiale, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën në kuadër të operacionit “Bulçar”, për parandalimin e përshkallëzimit të situatës, si dhe për kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të këtij rasti. Falë reagimit në kohë dhe koordinimit të shërbimeve të Policisë, Gramsh dhe Korçë, të përfshira në këtë operacion, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit V. K., 40 vjeç, banues në fshatin Bulçar, Gramsh dhe S. H., 34 vjeç, banues në fshatin Kodovjat, Gramsh.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasit V. K. dhe S. H., në bashkëpunim me njëri-tjerin, kanë kanosur me armë zjarri pistoletë, në aksin rrugor “Gramsh – Moglicë”, shtetasin R. Sh.
Gjithashtu, në kuadër të operacionit “Bulçar”, u vu në pranga dhe shtetasi R. Sh., 40 vjeç, banues në fshatin Bulçar, Gramsh, pasi gjatë marrjes në pyetje në lidhje me këtë rast, ka dhënë deklarata të rreme përpara oficerit të Policisë.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Gramsh dhe ato të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe të përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të përfshirë në të.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kanosja", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", të kryera në bashkëpunim, si dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.
Policia Tirane TIRANË-Vdes në spital Gentian Talja. 46-vjeçari u plagos në një konflikt që ndodhi 5 ditë më par&e...
Nazif Ajroski TIRANË- Policia e në Maqedoninë e Veriut ka arrestuar katër persona si të dyshuar për veprat penale të tra...
Rruga TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me situatën që ndodhet vendi ynë për shkak ...
Klinika GREQI- Vdes adoleshentja shqiptare në në Greqi. 'Newsit.gr' raporton se 17-vjeçarja u dërgua me urgjencë në qendr&e...
Liman Gjoka TIRANË- Zef Kola, 52-vjeçari nga Tirana i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Lezhës si bashkëpun&e...
Foto ilustruese LEZHË- Një sherr mes vëllezërve ka degjeneruar në plagosjen e njërit prej tyre. E gjitha për ngat&e...
Pushka GJIROKASTËR- Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. I riu, banues n&e...
Bulqiza BULQIZË- Moti i keq po ndikon negativisht te të mbjellat e fermerëve. Ulja e temperaturave ka zbardhur me dëborë të g...
Varrezat DURRËS- Policia ka vënë në pranga Agron Sadikllarin, 60 vjeçarin i cili mbante detyrën teknik i zbatimit t&eu...
Foto ilustruese ELBASAN- Një aksident i rëndë me pasojë lëndimin e dy të miturve ka ndodhur mëngjesin e sotëm n&eum...