LIVE UPDATES
Aktualitet

Pjesë e grupit që vrau Devi Kasmin, dënohet me burgim të përjetshëm Aurel Hoxhallari

Hoxhallari organizoi të gjithë ngjarjen ndërsa ekzekutori ishte greku Efthymiou Efthymious.

19 Maj 2023, 13:10 Nga A.B
Pjesë e grupit që vrau Devi Kasmin, dënohet me burgim të
Devi Kasmi

TIRANË- Aurel Hoxhallari, i riu që ishte pjesë e grupit që vranë Devi Kasmin është dënuar me burgim të përjetshëm. GJKKO e ka dënuar Hoxhallarin si organizatorin e atentatit që i mori jetën Kasmit në vitin 2018. Hoxhallari organizoi të gjithë ngjarjen ndërsa ekzekutori ishte greku Efthymiou Efthymious.

Njoftimi i plotë: 

PËR KËTO ARSYE: Gjykata, bazuar në nenet  112, 375, 379, 380, 383, 384, 390, 393, 415, si dhe 190 të Kodit të Procedurës Penale VENDOSI:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (alias Altin) Hoxhallari për kryerjen e  veprës penale "Vrasja me paramendim për interes", kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4 si edhe në bazë të nenit 334, pika 3 të Kodit Penal, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

1.1.Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (alias Altin) Hoxhallari për kryerjen e  veprës penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278, pika 1, 28/4 si edhe në bazë të nenit 334, pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 11 vjet burgim.

1.2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (alias Altin) Hoxhallari për kryerjen e  veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", e kryer në sasi të mëdha dhe në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278, pika 7, 28/4 si edhe në bazë të nenit 334, pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 15 vjet burgim.

1.3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (alias Altin) Hoxhallari për kryerjen e  veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", e kryer ne bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283, paragrafi i parë, 28/4 si edhe në bazë të nenit 334, pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 11 vjet burgim.

1.4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (alias Altin) Hoxhallari për kryerjen e  veprës penale "Kultivimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284, paragrafi i parë, 28/4 si edhe në bazë të nenit 334, pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 vjet burgim.

1.5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (alias Altin) Hoxhallari për kryerjen e  veprës penale "Grupi i strukturuar kriminal", parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i parë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

2.Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit Aurel (alias Altin) Hoxhallari me burgim të përjetshëm.

2.1. Në mbështetje të nenit 15, 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri Aurel (alias Altin) Hoxhallari, ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë, duke filluar vuajtja e dënimit nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi.

3.Në lidhje me provat materiale, gjykata konstaton se është disponuar për to me vendimin nr.16, datë 10.09.2020 të Gjykatës të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendim i cili është lënë në fuqi me vendimin nr.03, datë 01.03.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

4. Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimeve (sipas formularit përkatës), i ngarkohen të pandehurve solidarisht, së bashku me bashkë të pandehurit e tjerë dhe shpenzimet gjyqësore sipas formularit bashkëlidhur, i ngarkohen të pandehurit Aurel Hoxhallari.

5. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.

U shpall në Tiranë, sot më datë 19.05.2023.    

  GJYQTARE                                      GJYQTARE                                   GJYQTAR

IRENA GJOKA                     FLORA HAJREDINAJ                                ERJON BANI

    SEKRETARE

BORA TOTOLAKU

aurel hoxhallari devi kasmi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj