LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRAT-VIDEO/ Sekuestrohen 246 kg drogë në Shkodër, 6 në pranga, mes tyre dy gra, kanabisi ishte në proces tharjeje

Gjashtë të arrestuarit janë Liljana Çopani, Ardian Tahiri, Arben Uruçi, Besmir Rexhepi, Hekuran Myrtja dhe Danjela Hasani.

20 Qershor 2022, 10:46 Nga F.M
EMRAT-VIDEO/ Sekuestrohen 246 kg drogë në Shkodër, 6 në
Pamje nga aksioni i policisë në Shkodër

SHKODËR- 246 kilogramë kanabis janë sekuestruar paraditen e sotme në Shkodër. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se gjashtë persona janë vënë në pranga dhe tetë të tjerë janë shpallur në kërkim, pas sekuestrimit të kanabisit. Droga është gjetur pranë një banese, në fshatin Vallas, dhe ishin në proces tharjeje. Gjashtë të arrestuarit janë Liljana Çopani, Ardian Tahiri, Arben Uruçi, Besmir Rexhepi, Hekuran Myrtja dhe Danjela Hasani. Një automjet dhe 11 aparate celularë që dyshohet se përdoreshin nga autorët për tregtimin e kanabisit.

Njoftimi i policisë Shkodër: Kontrolle masive në të gjithë territorin, me qëllimin parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Vallas”. Operacioni, nga Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me seksionet për Hetimin e Krimeve dhe kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër. Arrestohen 6 shtetas dhe shpallen në kërkim 8 të tjerë, bashkëpunëtorë në veprimtaritë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Gjenden dhe sekuestrohen, në banesën e njërit prej të arrestuarve, 246 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, konstatohen dhe asgjësohen me anë të djegies, nga ana e shërbimeve të Policisë, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në afërsi të kësaj banese, në fshatin Vallas, Shkodër, si dhe bimë të dyshuara narkotike kanabis, në proces tharjeje. Në vijim të kontrolleve masive në të gjithë territorin, me qëllimin parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të një hetimi disaditor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, si dhe falë një pune të mirorganizuar të të gjithë strukturave policore të DVP Shkodër, Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me seksionet për Hetimin e Krimeve dhe kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të kësaj DVP-je, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor antikanabis të koduar “Vallas”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan ne flagrancë shtetasit:

-A. T., 28 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër;
-B. R., 26 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër;
-H. M., 51 vjeç, banues në Vallas, Shkodër;
-L. Ç., 34 vjeçe, banuese në Milot, Lezhë;
-A. U. 48 vjeç, banues në Velinaj, Shkodër, si dhe
-D. H. 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase u arrestua brenda disa orësh nga organizimi i operacionit policor “Vallas”, si rezultat i bashkëpunimit të mirëkoordinuar me strukturat e DVP Tiranë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit:

-A. S., 34 vjeç banues në Bajzë, Malësi e Madhe;
-A. P., 38 vjeç, banues në Shirokë, Shkodër;
-S. B., 35 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër;
-B. L., 21 vjeç banues në Alimetaj, Shkodër
-E. S. 20 vjeç banues në Shirokë, Shkodër, si dhe
-I. D., 26 vjeç, banues në Vallas, Shkodër;
-S. D., 34 vjeç, banues në Vallas, Shkodër;
-A. D., 29 vjeç, banues në Vallas, Shkodër (të afërm të njëri-tjetrit).

Nga veprimet hetimore të drejtuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin në fshatin Vallas, Shkodër, veprimtarinë e kundëligjshme të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar A. T., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 246 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një automjet dhe 11 aparate celularë, të cilat dyshohet se përdoreshin nga autorët për zhvillimin e kësaj veprimtarie kriminale. Gjithashtu, në vijim të kontrollit të imtësishëm të çdo pjese të territorit, në fshatin Vallas, Shkodër, u konstatuan dhe u asgjësuan me anë të djegies, nga ana e shërbimeve të Policisë, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në afërsi të banesës së shtetasit të arrestuar A. T.. Vijon puna intensive nga ana e strukturave të Policisë, me qëllim arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim për këtë veprimtari kriminale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj