LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

E RËNDË NË GRAMSH/ Sherri mes adoleshentëve për TIKTOK! Vritet me thikë 15-vjeçari, plagoset një tjetër, 4 të shoqëruar në Polici

• Një sherr me thika mes disa adoleshentëve në Gramsh, ka sjellë një bilanc tragjik me vdekjen e një 15-vjeçari, nxënës në klasën e nëntë. Viktima është Fatjon Bici. Ngjarja ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare "Asllan Shahini". • Burimet raportojnë edhe për një të plagosur, Marko Liçi, 15-vjeç. Sipas ‘bluzave të bardha’, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, por do të niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë. • Mësohet se adoleshentët e përfshirë në sherr janë të moshave 14 dhe 15 vjeç. • Ende nuk dihen detaje në lidhje me këtë rast të rëndë, se çfarë ka ndodhur mes tyre dhe cila ka qënë arsyeja e këtij konflikti që përfundoi me një jetë të humbur.

10 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

(ME VIDEO) Lot e britma! Familjarët shpërthejnë kur shohin trupin e pajetë të nxënësit që u vra në Gramsh

E RËNDË NË GRAMSH/ Sherri mes adoleshentëve për TIKTOK!
Familjarët e Fatjon Bicit

GRAMSH- Familjarët e Fatjon Bicit, 15-vjeçarit që u vra me thikë në Gramsh kanë shpërthyer në lot kur kanë parë trupin e pajetë të të miturit. Në video, ata shihen që kanë rrethuar autoambulancën, ndërkohë që 15-vjeçari, ende i plagosur po dërgohet për ndihmën e nevojshme mjekësore. 

Në sfond dëgjohen të gjithë duke qarë e bërtitur. Fatkeqësisht, ai ndërroi jetë në spital. 


Ngjarja ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare "Asllan Shahini". I plagosur ka mbetur edhe një 15-vjeçar tjetër, Marko Liçi, i cili është në spital jashtë rrezikut për jetën. Viktima dhe i plagosuri janë kushërinj dhe janë përleshur me katër adoleshentë të tjerë për një sherr të nisur pak ditë më parë në rrjetet sociale. Katër të tjerë janë shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje, mes tyre dhe autori.

3 VITE ME PARE

“Kush është më i fortë”/ Vrasja e nxënësit në Gramsh, flasin shokët: Të gjithë i panë, por askush nuk ndërhyri, policia u vonua shumë

E RËNDË NË GRAMSH/ Sherri mes adoleshentëve për TIKTOK!
Nxënësit

GRAMSH- Nxënësit e shkollës 9-vjeçare "Asllan Shahini" ku ndodhi vrasja këtë mesditë kanë treguar se si nisi sherri mes adoleshentëve. Njëri prej tyre thotë se 15-vjeçari Fatjon Bici që mbeti i vrarë ka hyrë të shuajë sherrin mes kushëririt të tij dhe tre të tjerëve. Një tjetër thotë që sherri është parë nga shumë persona, por askush nuk ka ndërhyrë. Sipas një nxënëseje, policia gjithashtu ka mbërritur shumë vonë.

Pjesë nga prononcimet:

Nxënësi i parë: Ata të dy ishin kushërinj, janë të dy tek shkolla jonë në klasë të 9-të. Ka ndodh për shkak të rjeteve sociale, kush është më i fortë dhe kush është më i dobët.

Nxënësja e dytë: I njihja të dy djemtë dhe u tremba shumë. Më duket se kanë ftuar njëri-tjetrin për sherr dhe kanë përfunduar këtu pastaj. Ngjarje të tilla ka pasur shumë, jo duke përfunduar kështu por ka pasur. Këto ndodhin se vetë djemtë duan të mburren kush është më i fortë dhe pastaj ndodhin konflikte.

Nxënësja e dytë: Mesa mora vesh i kishin parë shumë veta dhe nuk ndërhynë. Dhe policia erdhi shumë vonë. Mesa mora vesh u bë për një lojë në rrjetet sociale.

Një sherr me thika mes disa adoleshentëve në Gramsh, ka sjellë një bilanc tragjik me vdekjen e një 15-vjeçari, nxënës në klasën e nëntë. Viktima është Fatjon Bici. Ngjarja ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare "Asllan Shahini". I plagosur ka mbetur edhe një 15-vjeçar tjetër, Marko Liçi, i cili është në spital jashtë rrezikut për jetën. Viktima dhe i plagosuri janë kushërinj dhe janë përleshur me katër adoleshentë të tjerë për një sherr të nisur pak ditë më parë në rrjetet sociale. Katër të tjerë janë shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje, mes tyre dhe autori.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Shkolla e rrethuar me shirita të verdhë, pamjet nga vendi ku u vra nxënësi në Gramsh

E RËNDË NË GRAMSH/ Sherri mes adoleshentëve për TIKTOK!
Shkolla ku ndodhi vrasja në Gramsh

GRAMSH- Pamjet që po shikoni vijnë nga shkolla ku dhe ndodhi vrasja. Ngjarja ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare "Asllan Shahini". Siç shihet dhe në pamje, oborri i shkollës është rrethuar me shiritat e verdhë.

Sherri me thika mes disa adoleshentëve në Gramsh solli vdekjen e një 15-vjeçari, nxënës në klasën e nëntë, i identifikuar si Fatjon Bici. I plagosur ka mbetur edhe një 15-vjeçar tjetër, Marko Liçi, i cili është në spital jashtë rrezikut për jetën.

Viktima dhe i plagosuri janë kushërinj dhe janë përleshur me katër adoleshentë të tjerë për një sherr të nisur pak ditë më parë në rrjetet sociale. Katër të tjerë janë shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje, mes tyre dhe autori.

 

3 VITE ME PARE

Vrasja në Gramsh, viktima ishte kushëri me të plagosurin, u fut të shuante sherrin por gjeti vdekjen

E RËNDË NË GRAMSH/ Sherri mes adoleshentëve për TIKTOK!
Shkolla ku ndodhi vrasja në Gramsh

GRAMSH- Fatjon Bici, 15-vjeçari që gjeti vdekjen në Gramsh pas një sherri mes pesë të miturve ishte kushëri me Marko Liçin, i cili mbeti i plagosur në të njëjtën ngjarje. Mësohet se shkak ka qenë një sherr i nisur në rrjetet sociale, pak ditë më parë. Të dyja palët ishin takuar dhe dy javë më parë në një park lojërash.

Sot, është zhvilluar takimi sqarues mes të rinjve, që përfundoi me një viktimë dhe një të plagosur. Bici u fut të shuante sherrin mes kushëririt të tij dhe tre të rinjve të tjerë dhe mbeti i vrarë. Liçi u plagos dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

3 VITE ME PARE

DETAJE/ Si ndodhi vrasja e nxënësit në Gramsh, të rinjtë u zunë në rrjetet sociale, takimi sqarues përfundoi me një viktimë dhe një të plagosur

E RËNDË NË GRAMSH/ Sherri mes adoleshentëve për TIKTOK!
Shkolla ku ndodhi vrasja në Gramsh

GRAMSH- Sherri mes të rinjve ka nisur si pasojë e një sherri të nisur në rrjetet sociale. Siç raportohet, Fatjon Bici dhe Marko Liçi, të dy kushërinj janë përleshur me katër të nxënës të tjerë, të të njëjtës moshë. Shkak ka qenë një sherr i nisur në rrjetet sociale, pak ditë më parë. Të dyja palët ishin takuar dhe dy javë më parë në një park lojërash.

Sot, është zhvilluar takimi sqarues mes të rinjve, që përfundoi me një viktimë dhe një të plagosur. Bici mbeti i vrarë, ndërsa Liçi ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Katër të tjerët janë dërguar në komisariat për tu marrë në pyetje, mes tyre dhe autori i ngjarjes.

3 VITE ME PARE

Vrasja e adoleshentit në Gramsh, Kushi: Ndodhi jashtë shkolle, jemi të tronditur

E RËNDË NË GRAMSH/ Sherri mes adoleshentëve për TIKTOK!
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi shprehet se është tronditur nga vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, pas një sherri me bashkëmoshatarët e tij. Në një postim në Facebook, përveç keqardhjes, Kushi shton si argument dhe faktin që sherri mes të miturve që pasoi me një viktimë, nuk ka ndodhur brenda ambienteve të shkollës. Ajo shton gjithashtu se së bashku me institucionet e tjera ligjzbatuese, prindërit dhe familjet, duhet forcuar bashkëpunimi për të luftuar fenomenet negative tek fëmijët dhe të rinjtë, të cilat çojnë në ngjarje të tilla të rënda. 

Reagimi i Kushit:

Jam thellësisht e tronditur nga ngjarja e ndodhur sot në Gramsh, ku një adoleshent ka humbur jetën si pasojë e një konflikti me bashkëmoshatarët e tij. Pavarësisht se kjo ngjarje ka ndodhur në rrugë, jashtë mjediseve të shkollës, institucionet tona arsimore, së bashku me institucionet e tjera ligjzbatuese, prindërit dhe familjet, duhet të forcojmë më shumë bashkëpunimin për të luftuar fenomenet negative tek fëmijët dhe të rinjtë, të cilat çojnë në ngjarje të tilla të rënda. Një nga prioritetet në sistemin tonë arsimor është forcimi i sigurisë në shkolla, për të cilën punojmë fort duke rritur nga viti në vit numrin e punonjësve të shërbimit psiko-social dhe oficerëve të sigurisë, si dhe duke i trajnuar ata dhe mësuesit në mënyrë të vazhdueshme. Megjithatë, ne duhet të reflektojmë të gjithë si shoqëri që të rrisim vigjilencën për të parandaluar, identifikuar dhe menaxhuar raste të konfliktit në shkollë, familje dhe kudo tjetër. Shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjen e adoleshentit, duke shpresuar që të mos kemi kurrë më ngjarje të tilla.

Një sherr me thika mes disa adoleshentëve në Gramsh, ka sjellë një bilanc tragjik me vdekjen e një 15-vjeçari, nxënës në klasën e nëntë. Viktima është Fatjon Bici. Ngjarja ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare "Asllan Shahini". I plagosur ka mbeutr edhe një 15-vjeçar tjetër, Marko Liçi, i cili është në spital jashtë rrezikut për jetën. Viktima dhe i plagosuri janë kushërinj dhe janë përleshur me katër adoleshentë të tjerë për një sherr të nisur pak ditë më parë në rrjetet sociale. Katër të tjerë janë shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje, mes tyre dhe autori.

3 VITE ME PARE

Mori goditje me thikë në zemër nga bashkëmoshatari, policia nxjerr detajet për të plagosurin në Gramsh

E RËNDË NË GRAMSH/ Sherri mes adoleshentëve për TIKTOK!
foto ilustruese

GRAMSH- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me sherrin në shkollën 9-vjeçare “Asllan Shahini” ku humbi jetën nxënësi Fatjon Bici, pasi u godit me thikë nga bashkëmoshatari i tij.

Policia në Gramsh ka reaguar sërish në lidhje me ngjarjen me një viktimë e një të plagosur. Në lidhje me këtë rast, uniformat blu kanë shoqëruar katër adoleshentë, mes tyre dhe autorin.

Grupi hetimor ka nisur hetimet edhe për Marko Liçin, 15 vjeç, i cili ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore. Të njëjtat burime zyrtare shtojnë se dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës thikë, gjatë këtij konflikti. Marko Liçi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gramsh/Informacion shtesë

Në vijm të veprimeve që po kryhen për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur rreth orës 13:30, në lagjen “Sport 2”, Gramsh, ngjarje për të cilin Policia shoqëroi 4 adoleshentë të përfshirë në konflikt (mes tyre dhe autorin), grupi hetimor po kryen verifikime edhe për shtetasin M. L., 15 vjeç, i cili ka shkuar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën, pasi dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës thikë, gjatë këtij konflikti. Veprimet hetimore për këtë ngjarje vijojnë dhe në përfundim të veprimeve të para do të ketë njoftim të plotë.

3 VITE ME PARE

DETAJET e reja nga vrasja e Bicit në Gramsh, të miturin e vranë me thikë në zemër

E RËNDË NË GRAMSH/ Sherri mes adoleshentëve për TIKTOK!
Policia ne ambientet e spitalit

GRAMSH- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë ku humbi jetën një nxënës, 15 vjeçar në Gramsh. Fatjon Bici u godit me thikë nga bashkëmoshatari i tij Marko Liçi.

Një grup të rinjsh janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku pas sherrit ka mbetur viktimë Fatjon Bici, i cili ka marrë goditje në gjoks dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Arsyeja ka qenë sherri në rrjetet sociale, që më pas ka agravuar deri këtu.

I plagosuri sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën, por do të niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ngjarja me një të viktimë e një të plagosur ka ndodhur rreth orës 13:30, në lagjen “Sport 2”, Gramsh, në rrugë, pas një konflikti të çastit mes 5 adoleshentëve.

Uniformat blu, sapo janë sinjalizuar për këtë ngjarje të rëndë, kanë shkuar në vendngjarje. Pas ndjekjes nga policia janë shoqëruar në Komisariat 4 adoleshentët (ndërmjet tyre dhe autori) i përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit E. K., 15 vjeç, A. C., 14 vjeç, O. C., 14 vjeç dhe S. M., 15 vjeç të cilët do të merren në pyetje nga specialistët për Hetimin e Krimeve.

E RËNDË NË GRAMSH/ Sherri mes adoleshentëve për TIKTOK!
Biçaku ne vendin e ngjarjes
E RËNDË NË GRAMSH/ Sherri mes adoleshentëve për TIKTOK!
Kapelja ne vendin e ngjarjes
3 VITE ME PARE

FOTOT/ Biçak, doreza hekuri dhe një kapele, pamjet nga vendi ku u vra 15-vjeçari në Gramsh

E RËNDË NË GRAMSH/ Sherri mes adoleshentëve për TIKTOK!
foto nga vendngjarja

GRAMSH- Një sherr mes adoleshentëve në Gramsh, ka përfunduar me një viktimë dhe me një të plagosur. Fillimisht u raportua për një viktimë, Fatjon Bici 15-vjeç, por bilanci thellohet teksa mësohet se plagë të rënda ka marrë edhe një 15-vjeçar.

E RËNDË NË GRAMSH/ Sherri mes adoleshentëve për TIKTOK!
foto nga vendngjarja

Marko Liçi, 15-vjeç fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Kjo është konfirmuar nga mjekët, por ai do të niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Ende dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.

3 VITE ME PARE

Vrasja e të miturit në Gramsh, Policia arreston autorin, shoqërohen 3 të tjerë (NJOFTIMI)

E RËNDË NË GRAMSH/ Sherri mes adoleshentëve për TIKTOK!
Policia

GRAMSH- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në lagjen “Sport 2”, ku pas një konflikti të çastit mes 5 adoleshentëve, një prej tyre humbi jetën. 

Sipas Policisë, Fatjon Bici, vetëm 15-vjeç pasi është dërguar në spital, ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve.  Pas ndjekjes nga Policia, janë kapur dhe janë shoqëruar në Komisariat, 4 adoleshentët (ndërmjet tyre dhe autori) e përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit E. K., 15 vjeç, A. C., 14 vjeç, O. C., 14 vjeç dhe S. M., 15 vjeç të cilët do të merren në pyetje nga specialistët për Hetimin e Krimeve, në prani të prokurorit, të psikologut dhe të prindërve të tyre.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe përcaktimin e autorësisë së ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 13:30, në lagjen “Sport 2”, Gramsh, në rrugë, pas një konflikti të çastit mes 5 adoleshentëve është plagosur rëndë me mjet prerës (thikë), njëri prej tyre, shtetasi F. B., 15 vjeç, i cili pasi është dërguar në spital, ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve. Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Pas ndjekjes nga Policia, janë kapur dhe janë shoqëruar në Komisariat, 4 adoleshentët (ndërmjet tyre dhe autori) e përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit E. K., 15 vjeç, A. C., 14 vjeç, O. C., 14 vjeç dhe S. M., 15 vjeç të cilët do të merren në pyetje nga specialistët për Hetimin e Krimeve, në prani të prokurorit, të psikologut dhe të prindërve të tyre. Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe përcaktimin e autorësisë së ngjarjes. Në përfundim të veprimeve, do të ketë njoftim për arrestimin e autorit dhe për masat që do të merren për 3 shtetasit e tjerë të shoqëruar.

vrasje me thike ne gramsh

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj