18 Maj 2023, 14:03
Nga A.B
Rinas
TIRANË- Një 46-vjeçare është vënë në pranga nga Policia pasi është kapur në Rinas me pasaportë çeke të falsifikuar.
Gruaja me inicialet L. B., 46 vjeçe, banuese në Teheran, Iran, do të hetohet për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Falsifikimi i leternjoftimeve, pasaportave ose i vizave". Gruaja paraqiti në sportelin e PKK Rinas, biletën e udhëtimit dhe një pasaportë çeke për të cilën punonjësi i Policisë Kufitare ka dyshuar se ishte e falsifikuar. Pas ekzaminimit në laboratorin e dokumenteve rezultoi se pasaporta ishte e falsifikuar.
Gjatë kontrollit, iu gjet edhe një leje për qëndrim në Çeki, e cila gjithashtu rezultoi e falsifikuar. 2 dokumentet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tentoi të dilte nga Shqipëria, duke përdorur pasaportë çeke të falsifikuar, vihet në pranga 46-vjeçarja nga Irani.
Sekuestrohen pasaporta dhe një dokument tjetër i falsifikuar që iu gjet kësaj shtetaseje. Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, bazuar në analizën e riskut, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi. Si rezultat, është goditur një rast i tentativës për të dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke përdorur dokument fals.
Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasja iraniane L. B., 46 vjeçe, banuese në Teheran, Iran, për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Falsifikimi i leternjoftimeve, pasaportave ose i vizave". Kjo shtetase ka paraqitur në sportelin e PKK Rinas, biletën e udhëtimit dhe një pasaportë çeke për të cilën punonjësi i Policisë Kufitare ka dyshuar se ishte e falsifikuar. Pas ekzaminimit në laboratorin e dokumenteve rezultoi se pasaporta ishte e falsifikuar.
Gjatë kontrollit, kësaj shtetaseje iu gjet edhe një leje për qëndrim në Çeki, e cila gjithashtu rezultoi e falsifikuar.
2 dokumentet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale në ngarkim të shtetases L. B. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
rinas
Aktualitet
18 Maj 2023, 13:55
F.M
Anila Hoxha
TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha ka shpëtuar pa u përplasur nga një makinë teksa raportonte nga Prokuroria e Posaç...
Aktualitet
18 Maj 2023, 13:28
m.s
Babai i autorit
GRAMSH- Servet Karaj, babai i 15 vjeçarit që i mori jetën Fatjon Bicit në Gramsh, ka dënuar aktin e rënd&e...
Aktualitet
18 Maj 2023, 12:59
m.s
kontrolle nga policia
DURRËS- Policia Rrugore në Durrës vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe nd&...
Aktualitet
18 Maj 2023, 12:58
A.B
Policia
VLORË- Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme. Personi me inicialet A.P, ishte duke punuar në një p...
Aktualitet
18 Maj 2023, 12:56
A.B
Policia
DURRËS- Një 55-vjeçar është plagosur me armë zjarri gjatë natës në Durrës. Policia bën t&e...
Aktualitet
18 Maj 2023, 12:51
A.B
Fatjon Bici
GRAMSH- Vrasja e 15-vjeçarit Fatjon Bici tronditi qytetin e Gramshit dhe të gjithë vendin. Për ngjarjen u arrestuan ...
Aktualitet
18 Maj 2023, 12:51
m.s
Qafa e Llogarase
VLORË- Një mjegull e dendur mbuloi paraditen e sotme Qafën e Llogarasë. Autoritetet kanë kërkuar nga drejtu...
Aktualitet
18 Maj 2023, 12:41
m.s
Projekti
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë miratoi marrëveshjen mes vendit tonë dhe Malit të Zi për ndërtimin e “U...
Aktualitet
18 Maj 2023, 12:40
A.B
Fredi Beleri
VLORË-Ditën e sotme, në ambientet e paraburgimit të Vlorës ka shkuar zëvendës ministri grek, ku ka kër...
Aktualitet
18 Maj 2023, 12:23
A.B
Komisioneret
KURBIN- Kutia e thyer nga një person në qendrën e votimit në fshatin Shpërdhet, po mban peng rezultatin për k&eu...