Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Trupës gjykuese iu desh 2 orë që të merrte këtë vendim.
TIRANË- Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në burg ish-kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon. Gjykata vendosi masën e sigurisë 'arrest me burg'. Seanca e cila zgjati për orë të tëra u shoqërua edhe me debate, nga ana e Dakos, i cili sipas burimeve të Dosja.al, në sallën e GJKKO, dukej i revoltuar.
"Nuk kam frikë nga drejtësia. Jam i pastër, po më godisni qëllimisht,"-mësohet se ka bërë me dije Dako në fjalën e tij në sallë.
Trupës gjykuese iu desh 2 orë që të merrte këtë vendim.
Pse akuzohet Dako?
Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako dhe bashkëpunëtorët e tij në bashki akuzohen për 'shpërdorim detyre' dhe 'falsifikim dokumentesh' në dy raste. Rasti i parë ka të bëj me një pallat që u nis me 7 kate në 2010 dhe përfundoi 11 kate në vitin 2014. Ky pallat për shkak se nuk ishte bërë kontrolli sizmik nuk arriti që të përballonte tërmetin në vitin 2019 dhe u dëmtua. Për këtë u arrestua dhe ndërtuesi i pallatit Fiqiri Farruku. Për këtë rast akuzohen Vangjush Dako, Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit Adhurim Qehajaj. Arkitekti Ermal Lama, projektuesja Meri Semini topografët Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku.
Rasti i dytë ka të bëjë me një tender të datës 25 mars 2014 për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Për këtë akuzohen Vangjush Dako dhe grupi punës i përbërë nga, Adhurim Qehajaj, Diana Dedja, Adnan Toçila, anëtarë të cilët kanë patur si detyrë, përcaktimin e termave të referencës dhe fondin limit. Fondi limit i tenderit në fjalë ishte 21 milionë lekë, por për shkak të një gabimi në sipërfaqen e projektit, ku u ndryshua nga 2.04 hektarë në 20.4 hektarë, vlera arriti në 210 mln lekë./Dosja.al
Takimi TROPOJË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani u bë pjesë e aktivitetit edukativ të nxënësv...
gjykata TIRANË- Prindërit e 1-vjeçarit të konfirmuar me HIV/AIDS, ndërkohë që ata vetë ishin negativ&e...
Transferimi i teknologjisë është një mekanizëm për inovacionin dhe për këtë arsye nxitet fuqishëm nga politi...
Policia TIRANË- Një 27-vjeçar, i shpallur në kërkim dhe i dënuar në mungesë me 6 vjet burg për kultivim...
Të emëruar nga ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako të përllogarisnin kostot për të bërë projektin e zbati...
Ambulance LIBRAZHD- Një vajzë e re nga fshati Dorëz i Librazhdit ka tentuar që t'i japë fund jetës. Mësohet se...
TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij. Në sallën e gjyqit, ai është s...
Thanas Bako GREQI- Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i Europol në Greqi që çoi në arrestimin e 52 vjeçari...
Nevzat Tarelli KORÇË- Avokati i Aleko Myrtollari, Nevzat Tarelli ka deklaruar se klienti i tij në seancën e sotme gjyqë...
Policia DIBËR- Një përplasje me armë ka ndodhurpasditen e djeshme në Peshkopi. Në njoftimin e policisë thuhet se&nb...