Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas inforamacioneve thika është gjetur bashkë me çantën e shkollës nga një qytetar në afërsi të ATSh-së, në rrugën "Fadil Rada".
TIRANA- Thika e cila u përdor në vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani ditën e hënë pranë shkollës 9-vjeçare "Fan Noli" në Tiranë, është gjetur. Sipas inforamacioneve thika është gjetur bashkë me çantën e shkollës nga një qytetar në afërsi të ATSh-së, në rrugën "Fadil Rada".
Më herët gjatë ditës së sotme Gjykata ka dhënë masën e sigurisë "arrest në burg" për 14-vjeçarin Mario Perlleshi, i cili dyshohet se vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij Martin Cani.
Njoftimi:
Tiranë
Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur në afërsi të shkollës "Fan Noli", ditën e sotme, në afërsi të ATSh-së, në rrugën "Fadil Rada" është gjetur mjeti prerës (thika) që autori dyshohet se ka përdorur gjatë ngjarjes.
Vrasja e Martin Canit
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Prelleshaj. Ngjrja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Prelleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.
Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili po trajtohet në një spital privat.
Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin "Snapchat", kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer. Në foto si për të demonstruar forcën mbante grushtin lart.
Po ashtu nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera.
lushnjë LUSHNJË- Moti i keq me reshje të shumta me intensitet të lartë kanë sjellë përmbytje të rrugë...
aksi nacional ELBASAN- Reshjet e dendura të ditës së sotme kanë shkaktuar probleme me qarkullimin në qytetin e Elbasanit. Ra...
pamje nga vendngjarja DURRËS- Reshjet e shiut kanë përfshirë pasditen e sotme edhe qytetin e Durrësit. Gjithashtu rrugë...
Foto ilustruese TROPOJA- Vijojnë të dalin të tjera detaje nga vrasja me armë zjarri që ndodhi ditën e sotme në fsha...
Shkodër SHKODËR- Situata në Qarkun Shkodër është gjithnjë e më alarmante për shkak të kushteve të mo...
pamje nga vendngjarja RRUGA E ARBRIT- Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar probleme edhe në qarkullimin e automjeteve nga Tirana n...
Foto nga vendi i ngjarjes LUSHNJE- Një është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Rrogozhinë-Lushnje disa qindra ...
Foto ilustruese SHBA- Një person me shtetësi të dyfishtë amerikane dhe shqiptare u arrestua dje në Nju Jork me akuza penale n...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Moti i keq ka përfshirë sot pjesën më të madhe të vendit duke u shoqëruar me re...
Foto ilustruese SHKODRA- Një tjetër tërmet është regjistruar pasditen e sotme rreth orës 17:29 në afërsi t&eum...