23 Maj 2023, 15:36
Nga A.B
Habib Rexha
TIRANË- Habib Rexha, 31-vjeçari i akuzuar si vrasësi i Arian Gosës në Kavajë më 21 Maj, është vetëdorëzuar në polici. Rexha u dorëzua pas negociatave të familjarëve me policinë. Ai qëndroi 2 ditë në arrati pasi vrau Arian Gosën në një lokal të Kavajës pasditen e së dielës.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe ato të DVP Tiranë, për kapjen e autorit të vrasjes së shtetasit A. G., të kryer më datë 21.05.2023, ju informojmë se: Krahas kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Habib Rexha, strukturat e Policisë negociuan dhe me familjarët me qëllim dorëzimin e këtij shtetasi.
Si rezultat i veprimeve kërkimore, pamundësisë së largimit dhe negociatave me familjarët, shtetasi Habib Rexha u vetëdorëzua në Komisariatin e Policisë Kavajë. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Ditën e sotme, familja Rexha kanë kërkuar mbrojtje nga policia, pasi kanë frikë për një hakmarrje të mundshme. Ende nuk është vendosur se çfarë masë do të marrë policia për mbrojtjen e tyre, ndërkohë që familjarët e familjes Rexha kanë theksuar se nuk kanë ndërmend që të lëvizin nga Kavaja.
Vrasja ndodhi pasditen e djeshme në një lokal në Kavajë, ku Habib Rexha vrau me një plumb në ballë 48-vjeçarin Arian Gosa, i cili ishte duke pirë kafe me babanë e tij. Habibi është vëllai i Altin Rexhës, viktimë e vrasjes me dy viktima në 29 mars 2023. Konflikti banal i fundmarsit pati dy viktima Edmond alias Armand Gosa dhe Altin alias Sali Rexha. Një sherr banal për "pse më sheh ashtu" nga ana e Edmond Gosës acaroi Altin Rexhën. Ky i fundit mori një thikë dhe e plagosi. Në këtë moment, Gosa u përgjigj me armë duke e lënë të vdekur. Gosa janë një mbiemër i "fortë" në Kavajë. Por edhe pse ngjarja ka 2 muaj që ka ndodhur, Policia nuk arriti dot të shmangë hakmarrjen mes dy fiseve./Dosja.al
habib rexha arjan gosa
Aktualitet
23 Maj 2023, 15:15
m.s
droga e sekuestruar
VLORË- Policia e Vlorës kanë vënë në pranga 39 vjeçarin me inicialet E. O., pasi ka thyer mas&eum...
Aktualitet
23 Maj 2023, 15:26
A.B
Suel Çela
TIRANË- Suel Çela, i kërkuar prej një viti nga SPAK pasi akuzohet për porositjen e atentatit ndaj një bizn...
Aktualitet
23 Maj 2023, 14:41
k.m.
Laert Haxhiu
TIRANË- Sot, në prangat e Policisë së Shtetit është vendosur një nga 5 personat më të kërkua...
Aktualitet
23 Maj 2023, 14:49
I.A
Nena dhe Jetmira Bekën
GJERMANI- Një krim i rëndë ka ndodhur të shtunën në një familje shqiptare nga Kosova në...
Aktualitet
23 Maj 2023, 14:37
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja janë mësuar lidhur me prangosjen e Laert Haxhiut, të shumëkërkuarit të Polic...
Aktualitet
23 Maj 2023, 14:02
I.A
Arian Gosa
KAMËZ- Familja Rexha kanë kërkuar mbrojtje nga policia. Mësohet se familjarët e Habib Rexhës, i cili dy dit&e...
Aktualitet
23 Maj 2023, 14:16
k.m.
Laert Haxhiu
TIRANË- Kapet Laert Haxhiu! Gjatë operacionit të koduar “Eksponenti”, është vënë në pranga...
Aktualitet
23 Maj 2023, 14:11
k.m.
Laert Haxhia
TIRANË- "MOST WANTED" nga Policia e Shtetit, arrestohet në Greqi i shumëkërkuari, Laert Haxhia. Haxhia mbante dokumente t&...
Aktualitet
23 Maj 2023, 12:46
I.A
Emily Jones
ANGLI- Babai i një vajze 7-vjeçare, e cila u vra nga një shqiptare me probleme të shëndetit mendor, ka thën&eum...
Aktualitet
23 Maj 2023, 12:24
k.m.
Foto ilustruese
KAVAJË- Habib Rexha e kishte organizuar me detaje vrasjen e 48-vjeçarit Arjan Gosa. Ky detaj bie në sy pasi Policia e...