"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Vritet Naim Bajri në Shkodër. Autorët qëlluan me 10 plumba nga makina, në drejtim të Bajrit i cili ishte duke konsumuar kafe.
SHKODËR- Lagjia 'Rus' në Shkodër u zgjua me krisma armësh. Naim Bajri, tregtari i peshkut u qëllua me breshëri arme nga dy persona, brenda një lokali. Ishte ora 07:20 e mëngjesit, kur Bajri, së bashku me punëtorin e tij, Astrit Zenelin po konsumonin kafen e mëngjesit, pranë 'Markatës së Rusit' ku tregtonte prodhime deti.
Tregtari u qëllua me 10 plumba në lagjen “Partizani” nga dy të persona të maskuar, të cilët ishin brenda mjetit 'Benz'. 68-vjeçari mori 7 plumba në trup duke gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa Astrit Zeneli mori një plumb në krah. Zeneli ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Pasi gjendja e tij të përmirësohet, grupi hetimor do të marrë dëshminë e Zenelit për të zbuluar më shumë rreth ngjarjes së ndodhur.
Dy autorët u larguan pas krimit me mjetin tip ‘Benz’, i cili u gjet i djegur pak më vonë në afërsi të Bypassit të Shkodrës. Hakmarrja dyshohet të jetë pista kryesore e hetimeve, kjo për shkak se viktimës Naim Bajri në vitin 2001 i kanë vrarë të birin Indit Bajrin. Vrasësit e Indrit Bajrit kanë qenë Xhabir Shega, Ilmir Hajdari dhe Kujtim Barbullushi. Xhabir Shega është ekzekutuar në vitin 2015.
Si u ekzekutua Indrit Bajri?
Më 21 tetor të vitit 2001, Ilmir Hajdari, së bashku me Xhabir Shegajn dhe Kujtim Barbullushi ekzekutuan Indrit Bajrin me armë automatike. Në atë kohë policia bëri me dije se Ilmir Hajdari kishte debatuar me Indrit Bajrin e në grindje e sipër kishin kërcënuar njëri-tjetrin e ishin ndarë të acaruar. Ditën e ngjarjes, Ilmiri, pasi kishte marrë me vete edhe Xhabir Shegën e Kujtim Barbullushin, po udhëtonin me një makinë “Mercedes Benz”. Të tre të pandehurit ishin të armatosur me armë dhe po lëviznin nga qendra e qytetit në rrugën kryesore, në drejtim të lagjes “Partizani” (Rus). Te kryqëzimi, pranë Shkollës së Muzikës, në trotuarin pranë restorant “Podgorica”, Ilmir Hajdari ka vënë re Indrit Bajrin dhe ky i fundit ka vënë re atë (Hajdarin). Menjëherë ata kanë reaguar ndaj njëri-tjetrit dhe Ilmiri ka qëlluar në drejtim të tij. Po ashtu, ndaj Bajrit kanë qëlluar Xhabir Shega e Kujtim Barbullushi, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në lidhje me këtë ngjarje (vrasjen e Indrit Bajrit), Ilmir Hajdari është dënuar me 16 vite burg. Ky i fundit është arrestuar në vitin 2009, por pas 4-5 vitesh është liruar, pasi ka deklaruar në sallën e gjyqit se nuk është ai autori i vrasjes së Indrit Bajrit.
Për vrasjen e Naim Bajrit, policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve, ndërsa vijon krehjen e zonës. Në ndihmë të FNSH dhe Policisë Shkodër kanë shkuar edhe forcat RENA.
Erion Brace TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe i është përgjigjur në lidhje me shitjen e karburanteve. Me anë...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka paralajmëruar një valë të re arrestimesh, e ftuar në “Opinion”, ...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar atentatin në të cilin mbeti i plagosur Marklen Haka dhe u vra halla e tij, ngjarj...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka krahasuar dy emrat më të përmendur të botës së krimit momentalish...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lal aka sugjeruar që të arrestuarit Besian Xhixha t’i jepet statusi i bashkëpunëto...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se vjeshta që po vjen do të regjistrojë ngjarje të bujshme...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka thënë se deklarata ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili i bëri thirrje bashkëpun&eum...
Klodiana Lala TIRANË- Jeta e Nuredin Dumanir, bashkëpunëtorit të drejtësisë varet nga plumbi që ka në mushkër...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar vrasja e Aleksandër Dodës, vëllait të ish-deputetit socialist, Arben Ndoka ...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë n&eum...