Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë operacionit të Policisë janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri pistoletë, 2 armë zjarri automatike, 2 granata luftarake, 1110 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 2 aparate celularë dhe 1 motomjet.
FIER- Një arsenal armësh dhe sasi droge është gjetur ditën e sotme në Fier. Mësohet se arsenali i drogës është gjetur në në fshatin Suk të Roskovecit, nga operacioni 'Neë Start 2'.
Gjatë operacionit të Policisë janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri pistoletë, 2 armë zjarri automatike, 2 granata luftarake, 1110 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 2 aparate celularë dhe 1 motomjet.
Ndërkohë që nga kontrollet në banesat e 34-vjeçarit me iniciale A. H. dhe babait të tij, janë gjetur 17.6 kg kanabis e përpunuar dhe e ndarë në doza gati për shitje.
Njoftimi i Policisë:
Fier/ Finalizohet pas një muaji hetime me metoda proaktive operacioni policor i koduar “Neë Start 2”. Zbulohet një arsenal armësh dhe një sasi droge. Sekuestrohen armë zjarri, granata luftarake, municion luftarak dhe drogë. Vihet në pranga një shtetas 34-vjeçar që ushtronte veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike. Në pranga edhe babai i tij, pasi në banesë u gjet arsenali i armëve dhe një sasi tjetër e lëndës narkotike.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas një pune hetimore 1-mujore, me mbështetjen e Forcave Operacionale dhe “Shqiponjat”, finalizoi operacionin policor të koduar “Neë Start 2”. Si rezultat, u vu në pranga shtetasi A. H., 34 vjeç, banues në fshatin Suk, Roskovec.
Bazuar në informacionet e siguruara gjatë hetimit për 34-vjeçarin që shiste drogë dhe posedonte armë zjarri, shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, kapën në dalje të fshatit Suk, Roskovec, shtetasin A. H., ku në automjetin e tij gjetën rreth 1 kg lëndë narkotike kanabis sativa, të ndarë në doza gati për shitje.
Në vijim të operacionit, nga kontrolli i banesës dhe i lokalit në pronësi të tij dhe babait të tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 17.6 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, e përpunuar dhe e ndarë në doza gati për shitje, 2 armë zjarri pistoletë, 2 armë zjarri automatike, 2 granata luftarake, 1110 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 2 aparate celularë dhe 1 motomjet, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi edhe i shtetasit A. H., 61 vjeç. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.
KOSOVË- Rifillimi i mësimit pas pushimit dimëror është shtyrë në gjithë vendit si pasojë e vështrimeve t&eum...
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka marrë masat e nevojshme për ofrimin e kujdesit shëndet&eu...
GJIROKASTËR- Aksi Gjirokastër-Kakavijë është bllokuar nga reshjet dhe po punohet për hapjen e rrugës. Gjithashtu, ka ...
Një banesë në Durrës DURRËS- Një ditë pas reshjeve të dendura të shiut, që përmbytën Durr&...
TIRANË- Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dend...
permbytjet DURRËS- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje masive në vend, që prej ditës së djeshme. U...
foto ilustruese KOSOVË- Kosova ka pranuar një dërgesë me sisteme raketore kundërtanke OMTAS nga Turqia, thanë autoritetet m&...
foto ilustruese FIER- Një operacion është zhvilluar nga policia e Fierit mbrëmjen e sotme, ku si pasojë janë sekuestruar...
KOSOVË- Disa komuna në Kosovë janë përballur me vërshime, të cilat kanë shkaktuar dëme materiale në pronat p...
Foto ilustruse KLOS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos. Një shtëpi, në të cilin jetonin 11 familjarë &eum...