Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai tha se fëmijët e të vrarëve presin përgjigje prej tyre e duan të dinë se kush i shkrepi plumbat që u morën jetën baballarëve të tyre.
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka mbërritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë ku do të merret në pyetje në lidhje me audio-përgjimet e publikuara në lidhje me tragjedinë e 21 janarit. Në një prononcim për mediat, Hoxha tha se kryeministri Edi Rama dhe paraardhësi i tij Sali Berisha janë dy personat që duhet të merren në pyetje lidhur me këtë ngjarje. Ai tha se fëmijët e të vrarëve presin përgjigje prej tyre e duan të dinë se kush i shkrepi plumbat që u morën jetën baballarëve të tyre.
Pjesë nga prononcimi:
Artan Hoxha: Unë i jam përgjigjur thirrjes që ka bërë Prokuroria e Tiranës, e cila është duke hetuar çështjen e 21 Janarit. Mesa pashë në komunikimin e bërë publik, detyra i është lënë policisë së kryeqytetit. Duke ndjekur moton e avokatit Maks Haxhia që ka thënë se kush do të vijë këtu në kohë dimri duhet të vishet trashë, siç e shikoni, unë jam veshur me pallto leshi, me triko leshi. Kështu që kam ndërmend të rri gjatë. Falemindeirt, shihemi më pas.
Pyetje: Do e vini në dipozicion materialin?
Artan Hoxha: Këto janë pjesë që do të ngelen në komunikimin me policinë. Unë besoj që çfarë ka qenë për tu bërë publike, është bërë. Pjesa tjetër është çështje e hetimit, janë ata që e vlerësojnë nëse është një indicje që të çon drejt një prove, që ndihmon gruoin e hetimit të zbardhë vrasjen e 21 janarit. Ajo që është fakt sot është se pas 12 vitesh kemi dy të vrarë, Hekuran Dedën dhe Aleks Nikën. Janë ekzekutuar para kamerave, para syve të të gjithë botës, por ngjarjet kanë mbetur pa autorë. Ajo që duhet të jepet përgjigje nga ish-kryeministri i kohës që vazhdon me variantin e vjetër, më duket me variantin që ka dalë një Carlo Gambino tani mbrapa që Garda ka zbatuar ligjin. Por ajo që kam nxjerrë unë tregon që Garda jo vetëm që nuk ka zbatuar ligjin, por ka ekzekutuar njerëz të pafajshëm të një vendi, me urdhër, qytetarë që kanë qenë përtej trotuarit, tek kullat. Aleksa Nika është vrarë te kulla, në cepin tjetër të bulevardit. Rama e Berisha duhet tu japin përgjigje vajzave të atyre katër personave që u vranë. Kush e vrau Akeks Nikën? Kush e vrau Hekuran Dedën? Kjo është ajo që duhet zbuluar. Për fat të mirë kemi një autor për vrasjen e Veizit. Nuk ka rëndësi se cili kryeministër e jep përgjigjen, i sotmi apo i djeshmi, të dy bashkë duhet të japin një përgjigje. Pamja dëshmoi se nga automatiku ishte qëlluar Veizi dhe rrëzoi alibinë që ngriti Berisha, gjithsesi ajo që më intereson është tu kthehet përgjigje familjarëve të viktimave.
12 vite pas tragjedisë, Hoxha publikoi bisedën e zhvilluar mes Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës, me vartësit e tij, të cilët qëlluan drejt protestuesve në 21 janar para kryeministrisë. Ai zbardhi audio-përgjimet që sipas tij tregojnë se vrasjet u bënë me urdhër, pasi në bisedë dëgjohet qartë porosia e Prendit për vartësit më 21 janar.
Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?
Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg./Dosja.al
Kavajë KAVAJË- Drejtori i shtëpisë së të moshuarve në Kavajë që u përfshi sot nga flakët ka dhë...
Pëllumb Salillari dhe mashtruesit e arrestuar TIRANË- Zbardhet mashtrimi ndaj biznesmenit Pëllumb Salillari! Neës24 raporton se mbr&eum...
Pengmarrje SARANDË- Gjykata e Sarandës ka lënë ditën e sotme në burg 4 të arrestuarit për pengmarrjen e 39-vje...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pasi Drejtoria e Përgjithshme e Tiranës e ka thirrur për ta marrë në pyet...
Arrestimi TIRANË- Silger Dimo, 26 vjeç, banues në Tiranë është vënë në pranga nga Shërbimet e Forc...
Moti në Shkodër SHKODËR- Aksi Qafë Thorë-Theth vijon të jetë e bllokuar si pasojë e reshjeve të dendura të...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha, i cili publikoi audio-pergjimet e reja lidhur me tragjedinë e 21 janarit të vitit 2011 dhe vuri n&...
Florenc Çapja TIRANË- Prokuroria e Posaçme SPAK, i ka sekuestruar 10 pasuri të paluajtshme Florenc Çapjas dhe familjar&...
Foto Ilustruesee KAVAJË- Një qendër për të moshuar ka marrë flakë ditën e sotme në Kavajë. Mëso...
Këlcyrë GJIROKASTËR- Reshjet e denura të shiut dhe moti i keq në vend kanë shkaktuar fenomenin e rrëshqitjes së tok...