LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

U kap me 2 mln euro! SPAK prangos sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, në pranga edhe një zyrtare tjetër

• Arrestohet saekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. • Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar prej kohësh ishte vënë në ndjekje të një rasti korrupsionit, por vetëm sot u vendos në pranga një prej zyrtareve më të lartë të MSH-së. • Po ashtu në pranga është vënë edhe Laura Shteto, specialiste te “Bashkëqeverisja”. • Arrestimi i tyre ka ndodhur në flagrancë, fill pasi janë korruptuar me shifrën e 4 milionë lekëve. • Në një reagim për arrestimin e Duros, Prokuroria e Posaçme thotë se është një operacion në zhvillim e sipër. Por nuk kanë bërë me dije detaje të tjera. • Gjithashtu ka dyshime se dy të arrestuarat kanë abuzuar me një tender me vlerë 2 milionë euro, por ky detaj nuk është konfirmuar ende nga SPAK.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

E DYTA! EMRI- Kjo është punonjësja e arrestuar në Ministrinë e Shëndetësisë për korrupsion

U kap me 2 mln euro! SPAK prangos sekretaren e Përgjithshme të
Foto ilustruese

TIRANË- Laureta Sheto është punonjësja tjetër e arrestuar në Ministrinë e Shëndetësisë nën akuzën për korrupsion. Bashkë me të, në prangat e Policisë së Shtetit ka rënë edhe sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.

3 VITE ME PARE

SPAK reagon për arrestimin e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë: Aksioni ende vazhdon...

U kap me 2 mln euro! SPAK prangos sekretaren e Përgjithshme të
Foto ilustruese

TIRANË- Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro është arrestuar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në një reagim për arrestimin e Duros, Prokuroria e Posaçme thotë se është një operacion në zhvillim e sipër.

“Është një operacion në zhvillim e sipër. Është arrestuar në flagrancë Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë për veprën penale të korrupsionit. Nuk mund të them më shumë për momentin,”-mësohet se ka bërë me dije kreu i SPAK, Altin Dumani.

3 VITE ME PARE

Ku e dinte? Arrestimi i sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë, Rama: Si mund të ndodhë? Na vë në siklet

U kap me 2 mln euro! SPAK prangos sekretaren e Përgjithshme të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duket se ka qenë në dije të aksionit që po zhvillonte Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Ministrinë e Shëndetësisë. Pasi në takimin në kuadër të turin e falënderimit që mbajti sot pasdite në Tiranë, Rama tha se një ish-sekretare e përgjithshme është kapur në flagrancë duke marrë lekë dhe nuk fshehu zhgënjimin dhe indinjatën për këtë person “të padenjë” për të qenë pjesë e Partisë Socialiste. Ndër të tjera, Rama iu drejtua me "ish-sekretarja", duke lënë të kuptojë se ka firmosur dhe shkarkimin e saj, por nuk e përmendi me emër se për kë e kishte fjalën. Ndër të tjera shtoi se për drejtësinë e barabartë për të gjithë nuk ka kthim mbrapa dhe as kompromis me askënd.

"Para pak orësh dëgjova për një situatë që realisht të vë në siklet të jashtëzakonshëm. Një Sekretare e Përgjithshme që kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Natyrisht që ana e, si të thuash, ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person i cili është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti dhe unë uroj që të ketë sa më shumë të tilla por ama nuk mund të uroj që sa më shumë të tillë njerëz të bëjnë gjëra të tilla sepse është realisht diçka e rëndë. Mungesa e sensit të patriotizmit, mungesa e sensit të detyrës, mungesa e sensit të etikës në pikën që në një detyrë të rëndësishme të biesh në këtë lloj niveli është realisht e tmerrshme,"-tha ndër të tjera Rama.

FJALA E PLOTË E RAMËS:

Para pak orësh dëgjova për një situatë që realisht të vë në siklet të jashtëzakonshëm. Një Sekretare e Përgjithshme që kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Natyrisht që ana e, si të thuash, ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person i cili është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti dhe unë uroj që të ketë sa më shumë të tilla por ama nuk mund të uroj që sa më shumë të tillë njerëz të bëjnë gjëra të tilla sepse është realisht diçka e rëndë. Mungesa e sensit të patriotizmit, mungesa e sensit të detyrës, mungesa e sensit të etikës në pikën që në një detyrë të rëndësishme të biesh në këtë lloj niveli është realisht e tmerrshme.

Natyrisht që këtu ne e kemi hapur vetë këtë kuti të Pandorës, e kemi hapur vetë pikërisht sepse nuk kemi pranuar që të marrim përsipër përgjegjësinë e qeverisjes së këtij vendi duke mbajtur këmbën tek kapaku i asaj kutie për të vazhduar avazin e nuk e di sa shekujve ku të pushtetshmit, të fuqishmit apo të mbështeturit e të mbrojturit e këtij vendi kurrë, asnjëherë nuk janë thirrur nga drejtësia. Këtë e kemi bërë ne.

Unë 100 herë të kthehesha mbrapa, 100 herë do bëja të njëjtën gjë sepse në fund të fundit kjo është arsyeja pse njeriu merr përsipër të bëjë këtë punë që unë bëj  apo që shumë këtu bëjnë sepse një pjesë janë vullnetarë, në kuptimin janë të angazhuar me Partinë Socialiste por nuk kanë detyra të këtyre niveleve dhe nuk janë në nivelet vendimmarrëse ku ndahet se çfarë rruge duhet të marrin, duhet të vazhdojnë në një rrugë symbyllur dhe të konsumojmë pushtetin duke bërë sikur nuk kuptojmë ose duke bërë barrikadë që kush është i joni mund të bëjë ç’të dojë me ligjin dhe me pasurinë e përbashkët dhe nuk preket apo duhet të ndjekim një rrugë tjetër? Ne e kemi zgjedhur këtë rrugë tjetër dhe në këtë rrugë nuk ka asnjë kthim mbrapa dhe nuk ka asnjë kompromis me askënd.

Natyrisht që unë personalisht e kam ditur, siç besoj e kanë ditur dhe ata që janë angazhuar qysh në fillim që kjo nuk është rrugë që do mbarojë shpejt, kjo nuk është rruga e një mandati, e dy mandateve, e tre mandateve, kjo është rruga e një gjenerate për të arritur që ky vend të ketë drejtësi  të barabartë për të gjithë.

Sigurisht që kjo është një rrugë me shumë vështirësi, me shumë situata të shëmtuara, të hidhura po të doni, njerëz që kanë marrë gjithçka.  Nuk ka më shumë sesa të çohen për ty një ditë të dielë mijëra njerëz dhe të shkojnë të shënojnë emrin tënd atje, nuk ka më shumë, nuk ke çfarë kërkon më shumë. Asgjë nuk krahasohet me këtë. Në jetën e një njeriu, sipas meje, nuk ka miliarda, nuk ka pasuri, nuk ka shtëpia e varka që krahasohen me këtë, që një të dielë mijëra njerëz, për një person, çohen dhe vënë kryqin aty dhe thonë “Parapëlqej filanin” ose qindra mijëra çohen dhe votojnë për partinë që ty të ka zgjedhur të përfaqësosh. Prandaj, kush e bën këtë e ka vendin në ferr, nuk ka vend në asnjë zonë tjetër të jetës, por e ka vendin në ferr, nuk diskutohet.

joana duro spak ne msh

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj