LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për Komisionin Hetimor për çështjen “McGonigal”, pranon atë për zgjedhjet

Sa i përket ngritjes së komisionit hetimor lidhur me zgjedhjet, Gjykata Kushtetuese e ka pranuar këtë kërkesë.

1 Qershor 2026, 17:27 Nga E. D
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për Komisionin Hetimor
 Gjykata Kushtetuese

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka shpallur këtë të hënë vendimin lidhur me dy kërkesa për ngritjen e Komisioneve Hetimore Parlamentare. Mësohet se Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për çështjen McGonigal.

Kërkesa për Komisionin Hetimor për çështjen “McGonigal” u bë nga Partia Demokratike, por sot GJK vendosi ta rrëzojë. Sa i përket ngritjes së komisionit hetimor lidhur me zgjedhjet, Gjykata Kushtetuese e ka pranuar këtë kërkesë.

Në njoftim GJK thekson se kërkesa për komisionin hetimor mbi çështjen McGonigal nuk përmbushte kriteret kushtetuese për ngritjen e një komisioni të tillë. Ndërsa për ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 majit 2025, GJK argumenton se kërkesa plotësonte kriteret kushtetuese.

NJOFTIM VENDIMMARRJEJE

Gjykata Kushtetuese, në datën 05.05.2026, mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me kërkues një grup prej 38 deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë (më shumë se një e katërta e deputetëve), me objekt: “1. Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit: (1) “Për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles McGonigal (ii) “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”. 2. Deklarimin e vendimit nr. 77/2025 të Kuvendit te Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special te FBI-se Charles MCGonigal””, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3 Deklarimin e vendimit nr. 78/2025 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025″”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.”.

Gjykata Kushtetuese e mbledhur sot në datën 01.06.2026, pasi shqyrtoi pretendimet dhe prapësimet e palëve, në mënyrë të përmbledhur, konstatoi se:

1. Kërkuesi legjitimohet për vënien në lëvizje të gjykimit kushtetues. Kërkesa është paraqitur nga i njëjti grup deputetësh që ka kërkuar edhe ngritjen e dy komisioneve hetimore. Numri i deputetëve plotëson pragun kushtetues prej një të katërtës së numrit të deputetëve të Kuvendit sipas nenit 77 pika 2 të Kushtetutës, që kanë kompetencën për të detyruar Kuvendin në ngritjen e komisionit hetimor. Kërkesa është paraqitur në Gjykatë në datën 12.11.2025, pra brenda 6 muajve nga çasti i lindjes së konfliktit, më 30.10.2025, kur Kuvendi vendosi mosmiratimin e ngritjes së dy komisioneve hetimore në seancë plenare.

2. Në lidhje me themelin e pretendimeve, që lidhej me cenimin e të drejtës së deputetëve për ngritjen e komisionit hetimor, Gjykata vlerësoi:

a) me shumicë votash ndonëse me linja të ndryshme arsyetimi, se kërkimi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencave të krijuar nga vendimi nr. 77/2025 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles MCGonigal dhe shfuqizimin e këtij vendimi, si t papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nuk duhet pranuar, pasi nuk plotëson kriteret kushtetuese për ngritjen e këtij komisioni hetimor. Gjykata nuk arriti shumicën e kërkuar nga ligji për të vlerësuar kriterin kushtetues “çështje e veçantë të lidhur edhe ekzistencën e indicieve të qarta, për shkak të qasjeve të ndryshme në arsyetim. sipas të cilave ky komision nuk duhej ngritur për shkaqe që lidheshin me indiciet apo parimin e ndarjes së pushteteve. Për rrjedhojë, ky kërkim bazuar në nenin 73, pika 4, 12 Ligiin Organik të Gjykatës konsiderohet i rrëzuar,

b) njëzëri, ndonëse me linja të ndryshme arsyetimi, se kërkimi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencave të krijuar nga vendimi nr. 78/2025 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”, si dhe shfuqizimin e këtij vendimi, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, duhet pranuar, pasi plotëson njëkohësisht kriteret kushtetuese të ngritjes së komisionit hetimor sipas nenit 77, pika 2, të Kushtetutës dhe jurisprudencës kushtetuese.
Për sa më sipër, Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të neneve 77 dhe 131, pika 1, shkronja “c” të Kushtetutës, si dhe të neneve 54, 55, 56, 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me shumicë votash, vendosi

1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës.

2. Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”.

3. Shfuqizimin e vendimit nr. 78/2025 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025 ^ … si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga Ligji Organik i Gjykatës dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese./Dosja.al

 gjykata kushtetuese mcgonigal

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj