LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndryshon sërish çmimi i karburanteve, nga sot ulet nafta, rritet me 1 lekë benzina

Kostot e reja janë bërë publike nga Bordi i Transparencës vendosi që çmimi i shitjes me pakicë i naftës të jetë jo më shumë se 216 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 204 lekë/litër.

9 Gusht 2022, 12:32 Nga DOSJA
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve, nga sot ulet nafta, rritet me
Foto ilustruese

TIRANË- Çmimi i naftës është ulur me 4 lekë, ndërsa benzina është rritur me 1. Kostot e reja janë bërë publike nga Bordi i Transparencës vendosi që çmimi i shitjes me pakicë i naftës të jetë jo më shumë se 216 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 204 lekë/litër. Ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 9 Gusht ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Njoftimi i Bordit të Transparencës

Çmimi tavan i tregtimit me pakicë të naftës do të jetë 216 lekë nga 220 lekë që ishte më parë. Ky është vendimi i dytë për ulje, ndërsa pak ditë më parë Bordi kishte vendosur uljen vetëm me 1 lekë për litër. Ndërsa benzina është shtrenjtuar me një lek, nga 199 lekë në 200 lekë për litër, ndërsa në vendimin e mëparshëm ishte ulur me 8 lekë për litër. Gazi ka mbetur në 80 lekë për litër. Rënia reflekton uljen e çmimit në naftës në bursa ndërkombëtare, ndonëse me ritme më të ulëta sesa ka rënë në tregjet e jashtme. Operatorët kanë shpjeguar se kjo lidhet me rritjen e kostove të tjera të transportit, pasi furnitorët kryesore europianë nuk po e marrin më naftën nga Rusia, por nga shtete të tjera më të largëta.

Çmimi i naftës së papërpunuar në bursa, treguesi Brent, ka rënë së fundmi në rreth 96 dollarë për fuçi, duke arritur në nivelet e para sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, pas të cilit, Brent arriti deri në 130 dollarë për fuçi. Ndërsa treguesi Platts, që është referenca për blerjen e naftës së përpunuar nga tregtuesit shqiptarë ka rënë në rreth 940 dollarë për ton.

Ndërsa treguesi Platts në bursa është ulur nga rreth 1300 dollarë që kulmoi në mars në rreth 940 dollarë aktualisht, çmimet në tregun vendas janë ulur nga rreth 260 lekë për litër në mars, që ishte niveli më i lartë historic, në rreth 216 lekë sot.

Vendimi: Të miratojë çmimet tavan/maksimal të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, për Benzinë të standardit SSHEN 2282018, Gazoil të standardit SSHEN 5902018 dhe gazin e lëngshëm të naftës (Propan/Butan). Çmimet e miratuara nga Bordi, të cilat reflektojnë çmimet e nënprodukteve në Bursë, të publikuara nga agjencia ndërkombëtare “S&P Global Platts” në USD, detyrimet doganore/tatimore që aplikohen, si dhe marzhe bruto maksimale të tregtimit, (përfshijnë edhe TVSH-në) janë çmime tavan/maksimal dhe asnjë operator ekonomik nuk mund ti tregtojë këto nënprodukte mbi çmimet tavan të Vendimit të Bordit. Çdo operator ekonomik me shumicë dhe pakicë, është i lirë ti tregtojë këto nënprodukte me çmime më të ulta se çmimet tavan/maksimale të miratuara në Bord.

a. Çmimet tavan( max), për shitjen me shumicë të produkteve

• 204 Lekë/litri për gazoilin;

• 188 Lekë/litri për benzinën;

• 68 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.

b. Çmimet tavan ( max) për shitjen me pakicë të produkteve

• 216 Lekë/litri për gazoilin;

• 200 Lekë/litri për benzinën;

• 80 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.

bordi i transparences

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë