LIVE UPDATES
Aktualitet

"Gazetarëve u është kërkuar të mos japin zë..."/ Lala: Policia e shtetit është kthyer në një polici private e Ilir Prodes

Gazetarja ka treguar edhe mometi kur autorët kanë qëlluar makinën e të riut. Sipas saj Koboci ka treguar se dyert nuk u hapën, ndërsa sulmuesit nisën të godisnin makinën nga të dyja anët. Ai pretendon se është qëlluar me armë dhe këto janë fakte që duhet të verifikohen nga prokuroria dhe policia.

30 Qershor 2025, 22:25 Nga E. D
"Gazetarëve u është kërkuar të mos japin
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka treguar detaje të reja mbi ngjarjen e Eduart Koboci, 27-vjeçari i cili u sulmuar me armë zjarri dhe është në kërkim nga policia, ndërsa autorët e dyshuar nuk janë në kërkim. E ftuar në emisionin “ÇIM PEKA LIVE” në SYRI TV, Lala u shpreh se bëhet fjalë për një të ri që jeton jashtë vendit dhe sipas rrëfimit të tij, një mbrëmje kishte shoqëruar një të njohur në zonën e Yzberishtit përpara se të nisej drejt Kishës së Laçit.

Gazetarja ka treguar edhe mometi kur autorët kanë qëlluar makinën e të riut. Sipas saj Koboci ka treguar se dyert nuk u hapën, ndërsa sulmuesit nisën të godisnin makinën nga të dyja anët. Ai pretendon se është qëlluar me armë dhe këto janë fakte që duhet të verifikohen nga prokuroria dhe policia. Lala tha se i riu është shpallur në kërkim nga policia për largim nga vendi i aksidentit, pasi pas ndjekjes së autorëve, automjeti i tij u përplas me një tjetër makinë që ndodhej përpara.

Lala gjithashtu thekson se dosja nuk është dorëzuar në prokurori dhe sipas saj policia e shtetit po kthehet në polici private e Ilir Prodes.  Po ashtu Lala theksoi se disa gazetarëve u është kërkuar të mos i japin zë kësaj historie.

"Bëhet fjalë për një 27-vjeçar, i quajtur Eduart Koboci, jeton jashtë vendit, mësoj nga rrëfimi i tij, i cili një mbrëmje pasi lejoi një të njohur të tij në zonën e Yzberishtit, kthehet me qëllim që të niset për në drejtim të Kishës së Laçit. Ndalova, tha, je mokent pranë spitalit American 3, sepse po shkëmbeja disa mesazhe dhe nuk doja të shkëmbeja mesazhe në automjet, nga frika e ndonjë aksidenti. Makina ime tha është me xhama të zinj dhe nuk dallohet se kush është brenda, dhe papritmas erdhën 4 persona dhe tentuan të hapnin dyert.

Dyert, tha, nuk u hapën dhe ata tentuan të godisnin në të dyja anët e automjetit. Në atë moment, nga frika rrëfen ai, i kam dhënë gaz me shpejtësi dhe kam tentuar të largohem. Në atë moment, e kanë qëlluar në drejtim të automjetit të paktën 9 herë sipas tij. Qëlluar me armë, dhe këto janë fakte që duhet t’i verifikojë prokuroria dhe policia.

Unë kam dhe një foto e cila tregon se unë jam takuar me personin. Ai pretendon se është shpallur në kërkim pasi në momentin që është larguar me automjetin e tij, automjeti tjetër ku udhëtonin agresorët e ka goditur nga pas dhe ky ka përplasur një automjet që kishte para. Makina, tha, nuk ndezi dhe unë dola nga automjeti dhe kam ikur me vrap.

Unë, tha, jam në kërkim, dhe absolutisht nëse ka kryer vepër penale, ky personazh unë nuk e di çfarë përfaqëson në jetën e vet, duhet patjetër ta hetojë prokuroria për largim nga vendi i aksidentit. Ndërkohë agresorët të cilët e kanë sulmuar, nuk janë shpallur në kërkim deri më tani nga policia dhe mbrohen nga policia.

Kur u bënë kërkime se kush ishin personat që ky person akuzonte, në fakt më rezultojnë njerëz të cilët duhen hetuar, me lidhje shumë të forta në polici. Arnold Cara është kushëriri i parë i biznesmenit Ylli Cara, ish ortak me drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit zotin Ilir Proda.

Ylli Cara përmendet edhe në dosjen e vetingut të Ilir Prodes për shkak se kanë pasur marrëdhënie biznesi dhe për shkak se një banesë që ka patur në pronësi Ylli Cara ia ka kaluar em pas në pronësi Ilir Prodes. Mua më rezulton se për shkak të kësaj lidhje unë ngrij dyshime të plota se përse ata nuk janë hetuar dhe nuk janë shpallur në kërkim.

Çfarë ndodhi më tej, kjo dosje nuk u dorëzua në prokurori. Policia e shtetit është kthyer në një polici private e Ilir Prodes, dhe pas kësaj ngjarje, unë ju garantoj se faktet do të dalin një ditë, u është kërkuar gazetarëve të caktuar të mos japin zë kësaj historie. Dhe një histori tjetër që po përfshin biznesmenin Cara," tha Lala. 

klodiana lala

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj