LIVE UPDATES
Aktualitet

Lamtumirë Divjakë! Parku kombëtar nën sulmin e zhvillimit

Projekti reklamon zonën qendrore e cila ndodhet nën mbrojtje strikte dhe parashikon ndërhyrje të zgjeruara, të cilat, në rrethanat kur mbrojtja ndaj parqeve kombëtare dobësohet për shkak të ndryshimeve të fundit ligjore të propozuara, e bëjnë më të lehtë zbatimin e tij.

19 Shkurt 2024, 10:26 Nga Artan Rama
Lamtumirë Divjakë! Parku kombëtar nën sulmin e zhvillimit
Divjaka

DIVJAKA- Një projekt zhvillimi ka mbërritur në territorin e mbrojtur të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta. Materiali mban titullin Kingcoast Divjaka dhe sipas autorëve, ai “synon të shndërrojë këtë thesar të fshehur të Evropës, në një destinacion magjepsës pushimesh, të pakrahasueshëm në rajon”. Fjala është, jo vetëm për një pjesë të parkut, por për të gjithë territorin e tij, që prej Emisarit të Myseqezë poshtë në jug, e deri pranë  Grykëderdhjes së Shkumbinit, lart në veri. Projekti reklamon zonën qendrore e cila ndodhet nën mbrojtje strikte dhe parashikon ndërhyrje të zgjeruara, të cilat, në rrethanat kur mbrojtja ndaj parqeve kombëtare dobësohet për shkak të ndryshimeve të fundit ligjore të propozuara, e bëjnë më të lehtë zbatimin e tij. Fotografitë e siguruara, të një materiali me rreth 200 faqe, tregojnë se pishat do t’u hapin vend ndërtimeve, rrugëve me asfalt dhe vegjetacionit artificial. Peizazhi i kurorave të gjelbra të pishave mesdhetare do të alternohet me platforma të sheshta, mbi të cilat do të “mbillet” bar prej farave të kultivuara nëpër laboratorë. Për aq sa mund të shohim prej materialit të siguruar, ndërhyrja do të jetë totale, jo vetëm në volum por edhe në karakter.

Bëhet fjalë, jo thjesht për një resort turistik, që do të kufizohet vetëm në një pjesë të parkut, por për diçka akoma më komplekse, akoma më të madhe, e cila mund të përfshijë edhe qendrën urbane të qytetit të Divjakës. Pak njerëz mund t’i kenë kushtuar vëmendje një vizite të Ramës në bashkinë e Divjakës, muajin e shkuar. Ndoshta ngaqë ishte jo në stilin shpërthyes të takimeve të tij, me të cilat publiku bombardohet prej vitesh. Kryeministri tregoi interes për zhvillimin e turizmit dhe kërkoi një plan më të integruar zhvillimi për Divjakën, ku mund të përfshihej edhe qeveria edhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FShZh), biznesi, apo donatorë të tjerë; një ndërmarrje të cilën ai e quajti: një model të integruar që do të na shërbejë edhe për bashkitë e tjera. Kjo etje për ndërhyrje, si dhe propozimi i projektit në fjalë po ndodh në kohën kur një dyzinë deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë kanë propozuar ndryshimin e ligjit “ Për zonat e mbrojtura”. Ndryshimet parashikojnë rënien e zonimeve, çka sjell rënien e mbrojtjes, duke e bërë realizimin e projektit, lehtësisht të mundshëm.

Nga ana e tij edhe ministria e Turizmit dhe Mjedisit, po tregon të njëjtin oreks për ndërhyrje brenda zonave të mbrojtura, ndonëse detyra e saj është që të balancojë nevojën për turizëm me ruajtjen e integritetit ekologjik të territoreve. Kumbaro po nxit publikisht ndërtimin e aeroportit të Vlorës brenda Peizazhit të Mbrojtur Pishë-Poro-Nartë, ndërkohë që Konventa e Bernës kërkon pezullimin e punimeve. Kumbaro përsëriti të njëjtën gjë, me kokëfortësi, vetëm dy ditë, pasi ky pezullim iu kërkua zyrtarisht qeverisë shqiptare, përmes përfaqësuesit të saj në Këshillin e Evropës. Gjatë fushatës propagandistike për shpalljen e Lumit Vjosa park kombëtar, Edi Rama është përpjekur që t’i intimidojë përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, duke i quajtur si të bezdisshëm në përpjekjet e tyre për mbrojtjen e natyrës. Ai u përpoq të bënte të njëjtën gjë edhe me zyrtarët ndërkombëtarë, kur në një prej takimeve publike, me një stil mafioz, u tha: na respektoni, nëse doni që t’ju respektojmë!

“Ky nuk është një projekt. Ky është një destinacion”, shprehet Cevdet Caner, në materialin prej 200 faqesh, duke prezantuar vizionin mbi projektin “Kingcoast Divjaka”.  Ende nuk dihet përmasa e përfshirjes së Cevdet Caner në këtë projekt, një manjat, jo pak i ekspozuar në tregun e pasurive të paluajtshme, i cili operon brenda një tabloje surreale, prapa së cilës fshihen njolla të mëdha. Ai është një investitor austriak, pinjoll i një familje emigrantësh turq, një emër i rëndësishëm i bankave të pasura dhe klient i shumë avokatëve. Mediat europiane e përshkruajnë si biznesmen me shkathtësi të pazakontë në tregun e shitjeve të aksioneve të pasurive të paluajtshme; një konsulent kyç për disa qindra kompani aksionere në të gjithë botën. Ai është drejtori dhe aksioneri kryesor i “Aggregate Holdings”, pesha strategjike e projekteve të së cilës arrin në rreth 10 miliardë € në tregun e shitjeve (2022). Pak kohë më parë, “Viceroy Research”, një kompani hulumtimi financiar publikoi dokumente dhe e cilësoi Cevdet Caner si bosin e fshehtë të një klani kleptokratik me ndikim në tregun e pasurive të paluajtshme në Gjermani. Ai vizitoi Shqipërinë verën e shkuar, përafërsisht në të njëjtën kohë kur në zyrat e administratës filloi të ngjizej idea e ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura. Përgatitja e “Kingcoast Divjaka” përfundoi pas disa muajsh dhe u përcoll e gatshme në tetor: nuk dihet ende se cilët janë porositësit këtu.

Vizitat e tij të para në Shqipëri u regjistruan verën e shkuar e deri pak javë përpara. Ndërkohë, projekti është përgatitur nga “NIU Invest” një kompani gjermano-britanike, e themeluar rishtas. Nuk ka të dhëna se në ç’rrethana “NIU Invest” u përfshi në këtë ndërmarrje. Poshtë në bazë, nuk konfirmohet fakti që përfaqësues të kompanisë të kenë vizituar territorin e parkut. Referuar të dhënave të pakta në dispozicion, renderat grafikë arrijnë të përcjellin impaktin e mundshëm, pas zbatimit të projektit në terren. Ndërtimet do t’i afrohen bregut, fare pranë rërës. Peizazhi do të transformohet përgjithmonë, drejt një strukture të rëndë urbane. Interieret duken luksoze dhe të shtrenjta, çka na bën të mendojmë se do të shiten me çmime të larta. Natyrisht që e gjelbra shet. Punët pritet që të vështirësohen. Qeveria ka përvojën e “Divjaka Resort Tourist Development”, një projekt i ngjashëm, i propozuar nga “MABETEX Group” pak vite më parë, që u anulua ende pa filluar mirë, falë kundërshtimit prej një grupi, relativisht të madh, aktivistësh mjedisorë. Por këtë herë, qeveria do të  dijë si ta mbrojë ndërhyrjen brenda parkut, madje ka filluar qysh tani: pa njoftuar asnjë lajm për të. Nga bashkia e Divjakës, nën shoqërinë e Erjon Braçes, deputeti i cili është në favor të çdo projekti që parashikohet brenda parkut kombëtar, kryeministri kërkoi që Divjaka të shërbejë si model për bashkitë e tjera. Në këtë kontekst, projekti nuk ofrohet si një propozim i veçuar, lehtësisht i kritikueshëm, për interesa të një grupi aksionerësh vendas apo të huaj, siç ka ndodhur më parë. Në të kundërt, ai reklamohet si shpëtim për të ardhmen dhe propagandohet si mekanizëm zhvillimi i jashtëzakonshëm që synon të rikthejë, jo vetëm shpresat, por edhe shqiptarët e larguar. “Rikthimi i shqiptarëve” është motivi kryesor që është marrë nga Kuvendi i Shqipërisë për të justifikuar ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura.

Në të vërtetë, dallimi se kush është pro natyrës dhe kush është kundër saj, po bëhet i vështirë. Fjalët dhe retorika e gjelbër ka pushtuar komunikimi publik të qeverisë Rama. Aktualiteti është gjelbëruar edhe më shumë nga një tjetër fushatë propagandistike: 2024: Viti i Pyjeve. Të ashtuquajturat forca vullnetare, prapa të cilave grumbullohen militantë të urdhëruar, e kanë shndërruar kalendarin vjetor mjedisor global pjesë të  trushplarjes së gjelbër që orkestrohet nga strukturat e partisë socialiste. Arben Pëllumbi, kryetari i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, në Kuvendin e Shqipërisë, po përmbyll diskutimin nen për nen të ndryshimeve të ligjit për zonat e mbrojtura, vetëm disa orë përpara se të kalojnë për votim në seancë plenare. Në kushtet kur opozita mungon në Kuvend, ndryshimet pritet që të miratohen me shumicën e votave të një partie. Të nesërmen, projekte të tilla si “Kingcoast Divjaka” do të jenë të shumta në Shqipëri. Por shpresat për rikthimin e njerëzve do të mbeten të pakta. Duhet kuptuar se projektet që synojnë transformime të mëdha, veçanërisht, brenda parqeve kombëtare, sjellin pashmangshmërisht dy pasoja: shkatërrimin e  parqeve dhe begatimin e fare pak individëve, pasuritë dhe jeta e të cilëve konsumohet mijëra kilometra larg katastrofës që këto transformime shkaktuan.

Marrë nga Citizens Channel

divjaka

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj