LIVE UPDATES
Aktualitet

Legalizimi i objekteve, Lame: Punët bëhen së prapi, shteti të bënte zyrat e veta pastaj ato të miletit

Artan Lame thotë se shtetit vetë s’i ka pasur të legalizuara objektet.

30 Korrik 2022, 13:05 Nga A.B
Legalizimi i objekteve, Lame: Punët bëhen së prapi, shteti
Artan Lame

TIRANË- Si çdo e shtunë, edhe sot kreu i Kadastrës, Artan Lame ka ndarë mendimin për një çështje që lidhet me institucionin që ai drejton. Lame ka komentuar në 'Facebook', vendimin e marrë ditën e djeshme në mbledhjen e fundit të qeverisë për këtë sezon sa i takon legalizimit të objekteve shtetërore. Duke kritikuar procedurat që ka ndjekur deri më tani shteti, ku iu ka kërkuar qytetarëve të tij që të legalizojnë banesat, Lame thotë se shtetit vetë s’i ka pasur të legalizuara objektet. Po ashtu, ai shton se vetëm 4 vitet e fundit shteti ka nisur regjistrimin e pronave të veta, të cilat në shumicë janë “pa letra”.

Artan Lame thotë: 90% e objekteve fetare të katër besimeve, të ndërtuara përgjatë tre dekadave janë pa leje. “[…] për fat të mirë legalizimi i tyre ka ecur bajagi mirë, pasi rreth 70% e tyre janë legalizuar këto vitet e fundit (840 kisha, xhami e teqe të legalizuara deri tani).

REAGIMI I LAMES

NE VENDET E ÇUDITSHME EDHE PUNËT E MBARA BËHEN SË PRAPI. Në vendet e çuditshme, si kjo Shqipëria jonë e lashtë, edhe punët e mbara bëhen së prapi. Ja t’ju jap një shembull taze fare. Dje ishte mbledhja e fundit e Qeverisë përpara pushimeve. Pas mbledhjes, siç është adeti, dolën ministrat dhe njëri pas tjetrit bënë publike vendimet më të rëndësishme të marra gjatë kësaj mbledhjeje. Midis vendimeve të miratuara (por që nuk i binte radha për t’u bërë publik para gazetarëve) ishte dhe një nga ato vendimet me ato emrat e zymtë burokratikë: “Vendim numër datë, për një ndryshim në vendimin numër datë, për përcaktimin e rregullave, etj, etj”. Shkurt, thelbi është që ky vendim përcakton procedurat për legalizimin e objekteve shtetërore. Ëëëëëë?! Po, po, për legalizimin e objekteve shtetërore, sepse deri sot kishte dispozita për regjistrimin e pronave shtetërore, por puna ngecte pasi shumica e tyre ishin edhe të pa legalizuara. Eëëëëë”?! Si, si, nuk janë të regjistruara pronat shtetërore?! Po, është e vërtetë, vetëm tre-katër vitet e fundit Shteti Shqiptar e ka marrë seriozisht regjistrimin e pronave të veta. Po le të kthehemi tek vendimi i sotëm i Qeverisë. Pyetja e parë që do bënte kushdo është: Ç’i kërkon shteti miletit të legalizohet, kur vetë shteti qenka për t’u legalizuar? Epo ky është fakti dhe, e rëndësishme është që edhe këtë çështje më në fund Shteti Shqiptar e mori seriozisht. Natyrisht siç bëhen gjithmonë gjërat në Shqipëri, së prapthi. Sepse logjika e thjeshtë ta donte që, kur i hyri punës së legalizimeve, vetë Shteti Shqiptar sefte të legalizonte zyrat e veta dhe pastaj të legalizonte miletin. Mirëpo sipas traditës arbërore “hip se të vrava zbrit se të vrava”, në këtë rast të gjithë do na hidheshin në fyt duke na thënë që pse s’bëni në fillim punët e miletit pastaj tuajat, ndaj e bëmë së prapi, pra bëmë sefte shtëpitë e miletit dhe tani po zëmë të bëjmë të shtetit.

Para disa ditësh, kontatori i legalizimeve arriti shifrën e 250.000 legalizimeve. Tani na duhet të merremi seriozisht me këtë absurdin tjetër të tranzicionit, faktin që Shteti Shqiptar ka 30 vjet që shumicën e ndërtimeve të veta i ka pa leje ndërtimi dhe, për të kryer çdo proçedurë të mëtejshme me to, i duhet që paraprakisht t’i fusë në proçesin e legalizimeve. Janë mijëra godina shtetërore të ndërtuara përgjatë këtyre tre dekadave me investime publike, për to janë bërë tendera, për të tjera janë marrë hua apo donacione nga organizma ndërkombëtare dhe askush nuk ka vrarë mendjen t’i pajisë me leje ndërtimi, megjithëse nga viti 93’ ligji e kishte të detyrueshme këtë gjë. Bëhet fjalë për godina administrative, shkolla, spitale, për qendra të ndryshme, magazina, tregje, institucione, e plot e plot të tjera si këto. Aq groteske është situata, sa që edhe dy nga organet kryesore të Drejtësisë së Re, na janë drejtuar ditët e fundit zyrtarisht për t’i ndihmuar, pasi nuk kanë asnjë letër për godinën në të cilën janë vendosur. Po të doni që ta rëndoj dorën, mund të them edhe që 90% e objekteve fetare të të katër besimeve, të ndërtuara përgjatë këtyre tre dekadave, janë ndërtuar pa leje, por për fat të mirë legalizimi i tyre ka ecur bajagi mirë, pasi rreth 70% e tyre janë legalizuar këto vitet e fundit (840 kisha, xhami e teqe të legalizuara deri tani).
I them të gjitha këto, jo për të qenë pjesë e skemës “pupupu, si e lanë ata, e shiko çfarë bëmë ne”, por për t’ia thënë njëri-tjetrit në sy të vërtetën tonë, që kjo është shoqëria shqiptare që ka prodhuar këtë shtet, që të paktën pak nga pak po përpiqet të sistemojë dhe të disiplinojë veten.

artan lame

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj