LIVE UPDATES
Aktualitet

Akuzohen se lejuan ndërtimet e paligjshme, gjykata e Sarandës liron ish-zyrtarët e ndaluar

Ndërkohë ditën e sotme është dorëzuar në një nga pikat e kalimit kufitar edhe ish-Drejtori i ASHK Sarandë, Andri Dhima. Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij do të zhvillohet ditën e hënë.

16 Mars 2024, 15:07 Nga r.ll
Akuzohen se lejuan ndërtimet e paligjshme, gjykata e Sarandës liron
gjykata sarande

SARANDË-  Gjyqtari i Gjykatës së Sarandës, Mikel Hysometaj ka shpallur të paligjshme ndalimet dhe duke ndryshuar masën e sigurisë të kërkuar nga Prokuroria për 6 nga të arrestuarit, pas operacionit të zhvilluar mbrëmjen e të mërkurës.  Prokurorja Silvana Belishta kishte kërkuar “arrest në shtëpi” për Ermen Strokën, Erald Likën, Denis Balilin, Viktor Qesarin, Oltion Durmishin dhe Tonin Simonin, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të ASHK, Bashkisë Sarandë dhe IKMT, të dyshuar për “shpërdorim detyre”. Po ashtu kishte kërkuar “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për Ina Papa, zyrtare e ASHK dhe Manushaqe Saliko ish-zyrtare e IKMT, të ndaluara nën të njëjtën akuzë.

Ndërkohë sot gjyqtari Hysometaj ka vendosur masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 6 nga të ndaluarit, ndërsa për 2 i ka lënë në “Arrest shtëpie”. Me këtë masë janë lënë vetëm Stroka dhe Lika. Konkretisht, Hysometaj ka lënë të lirë inspektorët e IMT të Bashkisë Sarandë dhe të IKMT. Ndërkohë ditën e sotme është dorëzuar në një nga pikat e kalimit kufitar edhe ish-Drejtori i ASHK Sarandë, Andri Dhima. Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij do të zhvillohet ditën e hënë. Policia vazhdon ende të kërkojë Mariel Muratin dhe Kozeta Stathën, të dy ish Drejtorë të ASHK Sarandë. Statha dyshohen për veprën penale “shpërdorim detyre” ndërsa Murati për “ndërtim të paligjshëm”. 

NJOFTIMI I GJYKATËS: 

Më datë 16.3.2024, ora 1000, është zhvilluar nën drejtimin e Gjyqtarit të Hetimeve Paraprake Mikel Hysometaj seanca gjyqësore e sipërcituar, ku në përfundim, gjykata ka dhënë këtë vendim:

1. Vleftësimin si të paligjshëm të ndalimit të personit nën hetim E.S., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
2. Caktimin si masë sigurimi personale me karakter shtrëngues ndaj personit nën hetim E.S., atë të “arrestit në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale.
3. Detyrohet personi nën hetim të qëndrojë, duke mos u larguar nga banesa e tij, ndodhur në adresën:…, banesë private në të cilën jeton me familjen e tij.
4. Urdhërohet personi nën hetim të mos largohet nga banesa e tij, në të cilën ai banon, e përcaktuar në vendimin e Gjykatës.
5. Ekzekutimi dhe mbikqyrja e kësaj mase sigurimi, në zbatim të vendimit të Gjykatës, do të kryhet nga Prokurori, nëpërmjet Policisë Gjyqësore, të cilët kontrollojnë respektimin e urdhërave që i janë dhënë personit nën hetim.
6. Urdhërohet lirimi i menjëherëshëm i personit nën hetim, për t’u shoqëruar në vendin ku i është caktuar të qëndrojë, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër apo procedim tjetër penal.
7. Ngarkohet Policia Gjyqësore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
8. Vleftësimin si të paligjshëm të ndalimit të personit nën hetim E.L., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
9. Caktimin si masë sigurimi personale me karakter shtrëngues ndaj personit nën hetim E.L., atë të “arrestit në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale.
10. Detyrohet personi nën hetim të qëndrojë, duke mos u larguar nga banesa e tij, ndodhur në adresën:…, banesë në të cilën jeton me familjen e tij.
11. Urdhërohet personi nën hetim të mos largohet nga banesa e tij, në të cilën ai banon, e përcaktuar në vendimin e Gjykatës.
12. Ekzekutimi dhe mbikqyrja e kësaj mase sigurimi, në zbatim të vendimit të Gjykatës, do të kryhet nga Prokurori, nëpërmjet Policisë Gjyqësore, të cilët kontrollojnë respektimin e urdhërave që i janë dhënë personit nën hetim.
13. Urdhërohet lirimi i menjëherëshëm i personit nën hetim, për t’u shoqëruar në vendin ku i është caktuar të qëndrojë, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër apo procedim tjetër penal.
14. Ngarkohet Policia Gjyqësore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
15. Vleftësimin si të paligjshëm të ndalimit të personit nën hetim T.S., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
16. Caktimin si masë sigurimi personale me karakter shtrëngues ndaj personit nën hetim T.S., atë të “detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.
17. Detyrohet personi nën hetim të paraqitet në Policinë Gjyqësore, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, çdo dy javë, në ditë të hënë, ora 10:00.
18. Urdhërohet lirimi i menjëherëshëm i personit nën hetim nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër apo procedim tjetër penal.
19. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm sarandë dhe Policia Gjyqësore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
20. Vleftësimin si të paligjshëm të ndalimit të personit nën hetim V.Q, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
21. Caktimin si masë sigurimi personale me karakter shtrëngues ndaj personit nën hetim V.Q., atë të “detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, si edhe masën e sigurimit personal me karakter ndalues “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga nenet 234 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale.
22. Detyrohet personi nën hetim të paraqitet në Policinë Gjyqësore, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, çdo dy javë, në ditë të hënë, ora 10:00 si edhe ndalohet plotësisht personi nën hetim për ushtrimin e detyrës si inspektor i IMT, bashkia Sarandë.
23. Urdhërohet lirimi i menjëherëshëm i personit nën hetim nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër apo procedim tjetër penal.
24. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, Policia Gjyqësore si edhe autoriteti publik bashkia Sarandë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi
25. Vleftësimin si të paligjshëm të ndalimit të personit nën hetim O.D., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
26. Caktimin si masë sigurimi personale me karakter shtrëngues ndaj personit nën hetim O.D.i, atë të “detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, si edhe masën e sigurimit personal me karakter ndalues “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga nenet 234 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale.
27. Detyrohet personi nën hetim të paraqitet në Policinë Gjyqësore, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, çdo dy javë, në ditë të hënë, ora 10:00 si edhe ndalohet plotësisht personi nën hetim për ushtrimin e detyrës si inspektor i IMT, bashkia Sarandë.
28. Urdhërohet lirimi i menjëherëshëm i personit nën hetim nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër apo procedim tjetër penal.
29. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, Policia Gjyqësore si edhe autoriteti publik bashkia Sarandë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi
30. Vleftësimin si të paligjshëm të ndalimit të personit nën hetim D.B., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
31. Caktimin si masë sigurimi personale me karakter shtrëngues ndaj personit nën hetim D.B., atë të “detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.
32. Detyrohet personi nën hetim të paraqitet në Policinë Gjyqësore, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, çdo dy javë, në ditë të hënë, ora 10:00. Ekzekutimi i kësaj mase siguruese ndaj personit nën hetim hetim D.B. do të fillojë në rast se masa e mëparshme siguruese “arrest në shtëpi”, vendosur ndaj tij për llogari të një procedimi tjetër, do të revokohet ose zëvendësohet me një masë sigurimi më të butë ose do të shuhet.
33. Ngarkohet Policia Gjyqësore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
34. Caktimin si masë sigurimi personale me karakter shtrëngues ndaj personit nën hetim I.P., atë të “detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.
35. Detyrohet personi nën hetim të paraqitet në Policinë Gjyqësore, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, çdo dy javë, në ditë të hënë, ora 10:00.
36. Ngarkohet Policia Gjyqësore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
37. Caktimin si masë sigurimi personale me karakter shtrëngues ndaj personit nën hetim M.S., atë të “detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.
38. Detyrohet personi nën hetim të paraqitet në Policinë Gjyqësore, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, çdo dy javë, në ditë të hënë, ora 10:00.
39. Ngarkohet Policia Gjyqësore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
40. Shpenzimet procedurale dhe ato gjyqësore sikurse janë kryer.
41. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga njoftimi i vendimit të Gjykatës.

gjykata e sarandes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj