Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Këta persona bashkëpunim me njëri-tjetrin lejuan përfitimin e paligjshëm nëpërmjet falsifikimit të 7500 m2 tokë në Bërxullë nga Allmeta, i cili më pas e shiti në vlerën 10.000.000 lekë.
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim katër persona, mes tyre tre ish-zyrtarë të komunës Bërxullë pasi akuzohen për përfitimin e 7500 metra katrorë tokë nëpërmjet falsifikimit të dokumentave.
Tre zyrtarët të cilët akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale” janë Ymer Marku, Kujtim Balliu, Agim Loci, dhe Kujtim Allmeta.
Këta persona bashkëpunim me njëri-tjetrin lejuan përfitimin e paligjshëm nëpërmjet falsifikimit të 7500 m2 tokë në Bërxullë nga Allmeta, i cili më pas e shiti në vlerën 10.000.000 lekë.
Sipërfaqja e tokës iu shit shoqërisë “Alko Impex Construsion” shpk, e cila rezulton të jetë nën pronësinë e nipit të ish- deputetit socialist Sadri Abazi.
NJOFTIMI I PROKURORISË:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet për procedimin penal nr.5783 të datës 16.09.2020 dhe dërgoi në gjyq katër persona, mes tyre tre ish-zyrtarë të komunës Bërxullë, për veprat penale ‘Shpërdorim Detyre’, ‘Falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’ parashikuar në nenet 248, 186/2 dhe 287 të Kodit Penal.
Sipas prokurorisë, shtetasit Y.M., K.B., A.L. në bashkëpunim me njëri-tjetrin lejuan përfitimin e paligjshëm nëpërmjet falsifikimit të 7500 m2 tokë në Bërxullë nga shtetasi K.A., i cili më pas e shiti në vlerën 10.000.000 lekë.
Bazuar në veprimet hetimore, deklarimet e marra, provat e mbledhura dhe ekspertimi i kryer, prokuroria arriti në konkluzionin se shtetasi K.A. ka kryer krimin e falsifikimit me pasoja të rënda për personat e tretë. Nërpërmjet dokumenteve të falsifikuara, ai është pajisur me çertifikatë pronësie për pasurinë në Bërxullë 7500m2 dhe më pas në vitin 2020 e shiti duke përfituar shumën prej 10.000.000 lekësh.
Po kështu, nga hetimet rezultoi se të pandehurit, shtetasit Y.M., K.B. dhe A.L. konsumuan veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’ pasi kryen veprime në kundërshtim me ligjin. Këta punonjës me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë cenuar interesat e personave të tretë për shkak të dëmit të konsiderueshëm ekonomik që u ka ardhur si pasojë e tjetërsimit të paligjshëm të pasurisë së tyre.
Shtetasi K.B. i cili nga muaji korrik 2011 deri në shtator 2015 ka mbajtur postin e Përgjegjësit të Zyrës së Mbrojtjes dhe Menazhimit të Tokës, në Komunën Bërxullë, duke ndërvepruar me ish-zyrtarët e tjerë, mes tyre dhe ish-kryetarin e Komunës dhe punonjësin tjetër, përpiloi shkresat për regjistrimin e pasurisë në emër të shtetasit K.A. pa kryer verifikimin e dokumentacionit. Me kërkesë të prokurorisë, 7500m2 tokë e përfituar me dokumente të falsifikuara është sekuestruar.
pamje nga operacioni TIRANË- Pas dy muajsh hetime është finalizuar operacioni policor i koduar "Summer" në Durrës. Gjatë k&e...
foto ilustruese POGRADEC- Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Çërravë, në aksin rrugor “...
foto ilustruese TIRANË- Zakonisht, ajo që të zë syri më shumë në rrjetet sociale në muajt prill, maj dhe qershor ja...
foto ilustruese TIRANË- Kredia për shtëpi u rrit për të katërtin vit radhazi në 2023. Të dhënat e Bankës ...
foto ilustruese TIRANË- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atm...
foto ilustruese TIRANË- Numri i transaksioneve të shitblerjeve të pasurive të paluajtshme pësoi rënie vitin e kaluar, sipas t...
Foto Ilustruese TIRANË- Nga sot të gjithë emigrantët që jetojnë në itali do të përfitojnë nga marrëv...
GJKKO TIRANË- Vendimi i Gjykatës së Posaçme për të lënë në arrest me burg ish-Ministrin e Shëndet&...
Foto Ilustruese TIRANË- E vetmja pistë ku sportistë profesionistë dhe amatorë vrapojnë në Tiranë është a...
ITALI- Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në qytetin italian San Severino Marche. Amarildo Dedja, djali me origjinë shqipt...