LIVE UPDATES
Aktualitet

"Leksi i druve, thesar për SPAK, tentuan ta vrasin me dron!"/ Artan Hoxha jep detaje nga operacioni: Ka qenë miku i ish-deputetit socialist

Hoxha shpjegoi se një nga personazhet kyç është Aleks Deda, i njohur me nofkën Leksi i Druve i cili ka qenë në shënjestër për t'u ekzekutuar disa herë dhe ka vajtur në SPAk për të rrëfyer ngjarje kriminale.

20 Maj 2024, 21:47 Nga I.A
"Leksi i druve, thesar për SPAK, tentuan ta vrasin me dron!"/
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për mega operacionin e SPAK, i cili goditi disa nga organizatat kryesore të krimit të organizuar në vend. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha shpjegoi se një nga personazhet kyç është Aleks Deda, i njohur me nofkën Leksi i Druve i cili ka qenë në shënjestër për t'u ekzekutuar disa herë dhe ka vajtur në SPAk për të rrëfyer ngjarje kriminale. Po ashtu Hoxha tregoi disa nga momentet kyç të dosjes të SPAK. 

"Operacioni më i madh nga viti 91’ deri sot, i kryer me një goditje të vetme. Një operacion të tillë mund ta bënte vetëm një prokurori speciale. Duke qenë operacion i tillë, është i shtrirë në territor dhe kohë. Është zhvilluar në gjashtë shtete. Një oficer i Europol ka qenë i vendosur në SPAK. Pjesa tjetër, policia e shtetit, RENEA, forcat Operacionale, kanë vepruar në dhjetë qytete të Shqipërisë, për të kryer bastisje, kontrolle. Ka një problem, në operacione kaq masive, është problem të ruash sekretin. Kërkesa ka vajtur në datën 9 maj, ndërsa në datën 15 maj, gjykata ka miratuar kërkesën.

Në fakt, janë vendosur 51 emra, por masa sigurie janë 50 deri tani. Nga e mërkura, ora 9 dhe deri të premte pas mesnate, është një periudhë e gjatë për një vend të vogël si Shqipëria. Me nivelin që ka krimi i organizuar, kemi të bëjmë me personazhe që kanë informacion të vazhdueshëm sepse kanë dekada në qarkullim. Ky 48 orësh, nga firmosja deri te fillimi i operacionit, nga disa vende të botës, ku janë shqiptarë, kam shkëmbyer telefonata sepse kishte një alert që diçka po ndodh. SPAK ka bashkuar katër procedime në një.

Procedimi fillestar është nr.59 i vitit 2022. E mbaj mend sepse e kam ndjekur, bëhej fjalë për disa tentativa, për të vrarë një person në Lezhë me dron, tentuan tre herë. Ky njeri, e kam cilësuar thesar për SPAK, nuk ishte i njohur. Ai vajti vetë te SPAK sepse u ndje i rrezikuar nga të katër anët. Bëhet fjalë për Aleks Dedën, ose Leksi i Druve. Këtij i ishin bërë dy atentate. Mbijetoi dhe u largua nga Shqipëria me idenë që të qetësohen gjakrat.  Ky u kthye në 6 mars 2022. Në datën 7 mars ka dalë në kafe në Lezhë, bashkë me Ardjan Nikulaj. Del te dera e lokalit, e qëllojnë por nuk e kapin plumbat. Ky kundër reagon.

Të nesërmen, duke mos patur besim te policia dhe prokuroria, ai paraqitet dhe deklaron në SPAK, jep dëshmi. Në datën 8 mars 2022, Leksi i Druve, ka rrëfyer atje. Dy ditë më mbrapa e kam takuar vetë. E kam ndjekur situatën, sepse po tentohej ta vrisnin me dron. Policia e shihte dronin por nuk e gjenin dot nga vinte. Ky ka dhënë edhe një deklarim tjetër në vitin 2023 dhe ka ikur nga Shqipëria. Cfarë përfaqëson Leksi i Druve?

Ka qenë mik me ish deputetin e PS, Arben Ndoka. Është i njohur me shumë personazhe nga Nikla dhe Fushë Kruja. Kur është vrarë vëllai i Arben Ndokës, Aleksandër Ndoka, ishte ngjarje shumë e rëndë, me mbështetje. Pas vrasjes, që e lidhin me një ngjarje të zgjedhjeve të vitit 2013, ka patur një incident. Dyshuan që kjo ndërhyrje politike mund të ketë lidhje. Negociatën e parë e bën Bardhok Pllaka. Negocion me fisin Ndoka dhe thotë nuk ka patur lidhje Ramazan Rraja. Pasi merret vesh kjo gje, negocion për të patur një takim midis fisit Ndoka dhe familjes Bami për të sqaruar që as këta nuk kanë lidhje me këtë ngjarje. Këtu është strumbullari nga nis kjo histori.

Në këtë hetim flitet edhe për ngjarjet e 8 shkurt 2015, kur është rrëmbyer Enver Stafuka, që u rrëmbye, torturua dhe u zhduk. E kanë marrë me uniforma policie, ka marrë pjesë në ngjarje shumë të rëndësishme. Ai është i regjistruar. Shullazi flet me pjesëtar të zonës së Niklës, thotë ta marrim peng filamin dhe ta bëjmë si filamin dhe të dëshmojë. Ngjarja tjetër, e cila është bërë pretekst është një atentat, që ka ndodhur në 5 janar 2015, në mbikalimin e Kasharit, atentat Emiljano Shullazit. Shullazi në atë kohë ishte i paprekshëm dhe ishte goditja e parë që i është bërë. Aty ka marrë pjesë ky Stafuka, Gent Bejtja që u vra para një muaji dhe një personazh tjetër që është në burg, jo për këtë ngjarje. Shullazi është interesuar të marrë vesh se kush e ka bërë. Ngjarja e fundit është ngjarja në të cilën, i është bërë atentat Durim Bamit. Të gjitha këto ngjarje, SPAK i ka marrë dhe punuar një nga një, mbështetur edhe nga deklarimet e Leksit të Druve, Nuredin Duamanit", tha Hoxha. 

artan hoxha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?