Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Anglezët u qepen shqiptarëve, tallen me lekun dhe ambasadën shqiptare (VIDEO)
Sikur të mos mjaftonte zhvlerësimi i lekut shqiptar, edhe ambasada shqiptare në Britani as që dihet se ku është nga personazhet në film.
28 Maj 2023, 13:31Nga A.B
Leku shqiptar
TIRANË- Sesa vlerë ka leku shqiptar, jashtë vendit tonë (në këtë rast Britani të Madhe), tregohet qartë në filmin 'A Street Cat Named Bob'. Në një fragment të filmit të vitit 2016, tregohet sesi një deputet apo kandidat në zgjedhje, takon një të ri i cili mban një mace.
Zyrtari i jep lek të riut, pasi ky i fundit i tha që macja është e uritur. Sigurisht që paratë nuk u dhanë më kot, pasi personi me pozitë, pozoi me të riun për kamerat që po e ndiqnin, si për të treguar veprimin bujar.
Më pas, i riu shikon lekët, të cilat ishin shqiptare (1 mijë lekë të reja).
Kur shkon që t'i konvertojë, punonjëset i tregojnë se janë lekë shqiptare, e se me kursin e këmbimit, vlera e tyre kap vetëm 7 paund. Po ashtu, komisioni shkonte 10 paund, që do të thotë se të riut nuk i mbetet asgjë për të marrë.
E për të mos mjaftuar me kaq, punonjësja i sugjeroi që të shkonte në ambasadën shqiptare nëse do donte, mirëpo asnjëri prej tyre nuk e dinte si vendndodhje.
Punonjësja: Mund të shkosh në ambasadën shqiptare nëse do.