LIVE UPDATES
Aktualitet

Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht, rivlerësim të paraburgimit

Më tej të burgosurit e Peqinit kërkojnë aplikim të gjysmë lirisë për të gjitha llojet e dënimeve, “aq më tepër” ankohen më tej të dënuarit, “kur shteti modelin më të ashpër siç është “41 biss”, përse të mos aplikojnë dhe anën tjetër të medaljes siç është gjysmë liria”.

28 Shtator 2025, 22:07 Nga I.A

Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35

TIRANË- Kur risitë në Kodin Penal po kundërshtohen nga aktorë të ndryshëm, edhe të burgosurit kërkojnë të bëhen pjesë e grupit të ekspertëve duke përpiluar kundërshtimet e tyre. Në këtë letër të dërguar nga burgu i sigurisë së lartë të Peqinit  për Ministrinë e Drejtësisë, draftuesit, çdo palë të interesuar dhe për Top Channel, disa të burgosur kërkojnë që heqja e burgimit të përjetshëm të mos llogaritet pasi të jenë vuajtur 35 vite dënim, por pas 25 viteve.

Por ky nuk është propozimi i vetëm.

“Ne të dënuarit jemi të prekur drejtpërdrejtë nga drafti dhe ndaj kërkojmë që llogaritja e paraburgimit të ndryshohet, konkretisht një ditë paraburgim të ketë vlerën e dy ditëve burgim, ose të lihet siç ka qenë, pasi të barazosh një ditë arrest shtëpie me një ditë paraburgim është absurd dhe fyese. Nuk mund të barazosh anën psikologjike, shpirtërore, fizike të një të paraburgosuri me një që mbahet nën arrest shtëpie shkruhet më tej”, nis kërkesa.

Më tej të burgosurit e Peqinit kërkojnë aplikim të gjysmë lirisë për të gjitha llojet e dënimeve, “aq më tepër” ankohen më tej të dënuarit, “kur shteti modelin më të ashpër siç është “41 biss”, përse të mos aplikojnë dhe anën tjetër të medaljes siç është gjysmë liria”.

Duke u kthyer tek burgimi i përjetshëm të dënuarit kërkojnë përshtatjen e ligjeve  sipas standardeve evropiane përderisa në kodin penal të 1997  lirimi me kusht  vlerësohej pasi i akuzuari mbushte 25 vite burgosje.

Kjo gjë u rrit në mënyrë drastike duke i shtuar edhe dhjetë vjet të tjera, ankohen të burgosurit që siç mëson gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, në Shqipëri janë 198 të dënuar të përjetshëm.

“Për ju ngelëm gjithmonë kriminelë”, ankohen të burgosurit.

Kërkesa tjetër është ajo e faljes që në draft parashikohet t’i lihet si e drejtë familjarëve të viktimave, të burgosurit kërkojnë që këtë falje dhe tolerancë ta ofrojë shteti. Për këtë duke përmendur librat e shenjtë ata citojnë: nuk ka engjëj në këtë botë mëkatare.

Në këtë kontekst ata kërkojnë një dritë jeshile edhe për rishikimin e vendimeve për të përfshirë rishqyrtimin, pasi sipas tyre reforma në drejtësi tregoi që ka gjyqtarë që kanë dhënë dënime të ashpra dhe të padrejta. /Top Channel

kodi penal

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj