LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndërhyrje në tarifat me pakicë të komunikimit, ligji i ri do të forcojë kompetencat e AKEP

Një nga risitë kryesore të projektligjit është përcaktimi i dispozitave të posaçme për kontrollin rregullator të shërbimeve me pakicë të komunikimeve elektronike.

29 Mars 2024, 10:06 Nga M.B
Ndërhyrje në tarifat me pakicë të komunikimit, ligji i ri do
Foto ilusruese

TIRANA- Qeveria ka paraqitur për miratim në Kuvend projektligjin e ri “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”. Një nga risitë kryesore të projektligjit është përcaktimi i dispozitave të posaçme për kontrollin rregullator të shërbimeve me pakicë të komunikimeve elektronike. Sipas nenit 109 të projektligjit, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) mund të vendosë detyrime rregullatore për sipërmarrësit e shpallur me fuqi të ndjeshme në treg, në një treg me pakicë, nëse nga rezultatet e analizës së tregut AKEP krijon bindjen se tregu përkatës nuk është në konkurrencë efektive dhe arrin në përfundimin se detyrimet e vendosura për tregun e lidhur me shumicë nuk janë të mjaftueshme.

Sipas projektligjit, detyrimet e vendosura duhet të bazohen në natyrën e problemit të identifikuar dhe të jenë proporcionale dhe të justifikuara. Detyrimet e vendosura përfshijnë kërkesa që sipërmarrësit e identifikuar “të mos ofrojnë çmime të larta, të cilat pengojnë hyrjen në treg ose kufizojnë konkurrencën, ose duke vendosur çmime grabitqare të mos tregojnë preferenca të panevojshme ndaj përdoruesve fundorë specifikë ose shërbime paketë, në mënyrë të paarsyeshme”. AKEP mund të zbatojë ndaj këtyre sipërmarrësve masat e duhura të kufirit të çmimit të shitjes me pakicë, masat për të kontrolluar tarifat individuale ose masat për orientimin e tarifave drejt kostove ose çmimeve në tregje të krahasueshme për të mbrojtur interesat e përdoruesve fundorë dhe për të nxitur konkurrencën efektive.

AKEP siguron që, kur një sipërmarrës i nënshtrohet rregullimit të tarifave me pakicë ose rregullimeve të tjera përkatëse të shitjes me pakicë, të zbatohen sistemet e nevojshme dhe të përshtatshme të kontabilitetit të kostos. AKEP do të specifikojë formatin dhe metodologjinë e kontabilitetit që përdoret. Pajtueshmëria me sistemin e kontabilitetit të kostos do të verifikohet nga një organ i pavarur i kualifikuar. Vendimi për rregullimin e tarifave duhet të përfshijë dispozita që kanë të bëjnë me një afat të arsyeshëm kohor, detyrimin për dhënien e informacionit, kushtet për kohën e aplikimit në treg të tarifave të miratuara, kushtet shoqëruese, në rast se një tarifë zbatohet ndryshe nga ajo e miratuar ose ajo ndryshohet pas miratimit, detyrimet për rregullimin e tarifave të miratuara, në rast se ndryshojnë tarifat e aksesit dhe të interkoneksionit, kushtet për njoftimin e ndryshimeve në tarifat sipas çmimeve të rregulluara.

Në dokumentin fundit të analizës së tregut celular, AKEP shprehej se struktura e re duopol shtron rreziqe në rritje për konkurrencën në tregun e komunikimeve celulare. Sipas AKEP, një treg me numër të kufizuar lojtarësh mund të mbetet konkurrues, vetëm nëse roli rregullator i fushës AKEP përforcohet në aspektin e ndryshimeve ligjore për ndërhyrjet ex-ante (parandaluese), pasi një situate e tillë, veçanërisht situata duopol në tregun celular, krijon rreziqe të reja për prezencën e sjelljeve bashkërenduese ndërmjet ndërmarrjeve në treg në dëm të konurrencës. Sipas AKEP, sjelljet bashkërenduese mund të shfaqen kryesisht nëpërmjet strategjive të çmimit dhe rritjes së dyshemesë së çmimit për të njëjtin shërbim, përfshirë këtu edhe tarifimin e shërbimeve të tjera shtesë që ndikojnë drejtpërdrejtë shërbimin parësor të kontraktuar nga pajtimtari, shërbime të cilat janë jashtë sferës së rregullimit dhe fokusit të ndërhyrjeve ex-ante (parandaluese) të rregullatorit të fushës.

Në fakt, edhe ligji aktualisht në fuqi nuk e ndalon AKEP për ndërhyrjen në tarifat me pakicë të shërbimeve të komunikimit. Megjithatë, dispozitat e reja që AKEP ka propozuar të shtojë në ligjin e ri nuk duket se lidhen edhe aq me shqetësimin për tarifa të larta me pakicë, por kryesisht me aplikimin e çmimeve nën kosto apo grabitqare nga operatorë të veçantë. Ligji aktual nuk parashikon kompetenca eksplicite për rregullatorin në një rast të tillë. Megjithatë, në vitin 2014 AKEP vendosi detyrimin që operatorët të aplikojnë tarifa të njëjta brenda dhe jashtë rrjetit, duke i prerë rrugën me disa vite vonesë praktikës së ndjekur nga operatorë të mëdhenj për të mbyllur komunikimin brenda rrjeteve të tyre, duke ofruar tarifa shumë më të lira. Por, kjo masë u shfuqizua në muajin shkurt të këtij viti, me argumentimin se struktura e re e tregut celular, me vetëm dy operatorë, nuk ekzistojnë më stimuj për përdorimin e një mekanizmi të tillë./ Monitor

akep

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj