LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Ligji i ri i qeverisë ngre shqetësime për cënim të autonomisë në administratën publike

Qeveria synon të ndryshojë arkitekturën e administratës publike përmes një nisme ligjore, që sipas ekspertëve të shoqërisë civile mbart disa problematika që mund të sjellin cënim të autonomisë apo rritje të mëtejshme të politizimit.

22 Gusht 2025, 18:29 Nga Blerina Gjoka
BIRN: Ligji i ri i qeverisë ngre shqetësime për cënim
edi rama dhe adea pirdeni

TIRANË- Administrata publike pritet që t’i nënshtrohet një riorganizimi që do të bazohet mbi rregulla të reja të funksionimit dhe llogaridhënies, bazuar në një nismë të re ligjore të propozuar nga ministri i shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.

Propozimet e dispozitave të reja ligjore në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, publikuar në platformën e konsultimeve publike, sjellin një sërë ndryshimesh strukturore që prekin arkitekturën e administratës dhe përfshijnë rregulla të detajuara mbi organizimin dhe funksionimin e saj.

Drafti parashikon një rikonceptim të sistemit institucional, vendosjen e një sistemi të unifikuar mbikëqyrjeje dhe llogaridhënieje, zhvendosjen e nivelit të përgjegjësisë vendimmarrëse tek drejtoritë bashkë me delegimin e kompetencave si dhe forcimin e rolit të Departamentit të Administratës Publike si autoritet mbikëqyrës.

Qëllimet e shprehura në relacionin e nismës fokusohen tek përmirësimi i organizimit, funksionimi dhe llogaridhënia e administratës publike, përcaktimi i rregullave të raportimit të brendshëm të performancës si dhe qartësimin e tipologjisë të institucioneve të varësisë.

Por formulimi i disa prej dispozitave pritet me kritika nga ekspertët e shoqërisë civile.

“Projektligji, megjithëse synon qartësi dhe standardizim, mbart disa problematika serioze,” i tha BIRN Rovena Sulstarova nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM).

Sipas Sulstarovës, nisma krijon një sistem tërësisht uniform të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies, sistem që sipas saj, “ndonëse synon standardizim dhe transparencë, rrezikon të kufizojë hapësirën e autonomisë së brendshme të institucioneve”.

Ajo thekson gjithashtu se amendimet e bëra janë kaq thelbësore, sa shtrojnë një debat nëse do të ishte më e udhës të bëhej një ligji i ri.

Ndërsa Andrea Mazelliu, ekspert ligjor pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit, i vlerëson  propozimet e bëra në shërbim të rritjes së efikasitetit të funksionimit dhe organizimit të administratës shtetërore. Por, ai sheh gjithashtu si problematikë kryesore përfshirjen si pjesë të administratës shtetërore të institucioneve të arsimit të lartë publik, përfaqësive diplomatike jashtë vendit, si dhe Forcave të Armatosura.

“Të treja këto struktura janë të  organizuara në formë të tillë ku varen pjesërisht nga ministritë përgjegjëse, Kryeministri dhe Presideni i Republikës, etj., dhe futja në hierarkinë e administratës shtetërore do të kufizonte ndjeshëm dhe cënonte mbrojtjen kushtetuese të këtyre organeve,” tha Mazelliu.

Politizim i administratës?

Projektligji kategorizon institucionet jashtë ministrive në dy tipologji: (i) institucione të varësisë dhe (ii) autoritete rregullatore me autonomi të plotë, riorganizim, që sipas Sulstarovës, do të ketë pasoja dhe cënim të drejtpërdrejtë në autonominë e tyre.

“Nga njëra anë, mund të krijojë më shumë qartësi ligjore dhe të shmangë mbivendosjet e shumta që ka sot në administratë, ku shpesh agjencitë funksionojnë pa një status të qartë dhe me marrëdhënie  jo uniforme me ministritë. Nga ana tjetër, kjo qasje rrezikon të shkurtojë artificialisht hapësirat e autonomisë për një pjesë të madhe të institucioneve, duke i kthyer ato në “institucione të varësisë” me pak fleksibilitet menaxherial,” sugjeron ajo.

Në praktikë, sipas saj, kjo mund të sjellë shkrirje apo bashkime të agjencive ekzistuese, jo gjithmonë mbi bazën e një analize funksionale, por thjesht për t’u përshtatur me tipologjinë e re ligjore.

“Efekti mund të jetë negativ nëse uniformizimi dhe centralizimi mbizotërojnë mbi nevojën për specializim dhe fleksibilitet sektorial,” thekson ekspertja e IDM-së.

Edhe për Mazelliun, dispozita në lidhje me krijimin, bashkimin, ndryshimin dhe shuarjen e institucioneve dhe agjencive kërkon qartësi juridike.

“Do të ishte më e qartë nëse do të përcaktonte edhe mënyrën se si do të bëheshin këto ndryshime, me çfarë lloj akti, duke qenë se në këtë nen parashikohen dy lloj institucionesh: ato të varësisë, që krijohen me akte nënligjore, dhe agjencitë autonome, që krijohen dhe shuhen me ligj,” shton ai.

Gjithsesi, ai  vlerëson se ndryshimet e propozuara për agjencitë autonome qartësojnë funksionimin dhe ngritjen e tyre, duke bërë të mundur rritjen e eficiensës në organizimin dhe funksionimin e saj, por sheh problematike formulimet që lidhet me mbikëqyrjen e tyre dhe delegimin e kompetencave të këtyre organeve.

“Një problematikë tjetër ishte mbikëqyrja e agjencive autonome, dhe se propozimi i ri ia vesh këtë kompetencë sekretarit të përgjithshëm dhe jo një organi mbikëqyrës, ku në përbërje ka disa anëtarë nga disa ministri. Vlen të theksohet se agjencitë autonome ngrihen me qëllim të ushtrimit të funksioneve të specializuara dhe strategjike, gjë që ministritë apo institucionet e tjera nuk e kryejnë dot të vetme në formën më efikase,” vë në dukje Mazelliu.

Ai po ashtu quan “cënim të sigurisë juridike”  parashikimin ligjor që “njësia përgjegjëse është, gjithashtu, ‘organi epror’ në procedurën e ankimit administrativ dhe në procedurën e anulimit apo shfuqizimit ndaj akteve të institucionit të varësisë sipas Kodit të Procedurës Administrative”

Sipas tij, në këtë rast ligji duhet të parashikonte një organ tjetër, siç mund të jetë gjykata ose një organ tjetër kolegjial i pavarur dhe i parashikuar në ligj.

Ndërkohë, ekspertët ndajnë mendime të ndryshme për dispozitat që parashikojnë mënyrën e organizimit të institucioneve në varësi të Kryeministrit.

Sipas Rovena Sulstarovës, vendosja e një pjese të institucioneve në varësi të drejtpërdrejtë të kryeministrit sjell një forcim të rolit të tij si ‘qendër e vetme e kontrollit politik mbi administratën’.

“Kjo sjell një risk real për politizim të mëtejshëm, sepse ul distancën institucionale mes qeverisjes politike dhe administratës shtetërore, e cila në parim duhet të funksionojë mbi baza meritokratike dhe profesionale,” thekson ajo.

Veçanërisht problematike ajo konsideron nenin që lejon që një institucion të kalojë nën varësinë e Kryeministrit, edhe për funksione që nuk janë parashikuar në Kushtetutë, me arsyetimin se ato përbëjnë “prioritet qeverisës”.

“Ky është një term politik dhe jo juridik, prandaj hap mundësi të gjera për politizim dhe për tejkalim të kufijve ligjorë,” theksoi Sulstarova.

“Kjo i jep hapësirë ekzekutivit për të krijuar apo mbajtur struktura që nuk janë të domosdoshme, duke e zbehur kufirin ligjor mes institucioneve horizontale të nevojshme dhe atyre të ngritura për qëllime të tjera, si patronazh apo kontroll politik,” shtoi ajo.

Në një krahasim me praktikën e vendeve të BE-së, Sulstarova thotë se atje ndodh e kundërta, ku për të shmangur ndërhyrjen e tepruar politike, institucionet e specializuara vendosen nën përgjegjësi të ministrive sektoriale ose edhe raportojnë direkt para Parlamentit, në mënyrë që balanca mes autonomisë dhe llogaridhënies të ruhet.

Ndryshe nga ajo, Mazelliu thotë se mënyra e parashikuar e organizimit dhe funksionimit të institucioneve në varësi të kryeministrit, parimisht nuk sjellin rritje të politizimit të administratës për aq kohë sa ushtrimi i kësaj kompetence është në përputhje me kushtet dhe kriteret e parashikuara në ligjin për administratën shtetërore dhe nuk kapërcehen kufinjtë e këtij ligji.

“Ligji ka parashikuar që institucionet në varësi të Kryeministrit, të cilat mund të përbënin një rrezik të politizimit, apo duke shtuar numrin e institucioneve të varësisë nga Kryeministri, do të ishin institucionet e varësisë të cilat, sipas propozimit në nenin e propozuar 6 pika 1/4, do të kishin funksion prioritar të qeverisë dhe do të ishin vetëm përkohësisht në varësi të Kryeministrit,” thotë ai.

Gjithsesi, Mazelliu sugjeron se “në këtë rast, vlen për t’u diskutuar se parimi i subsidiaritetit do të ishte kyç në këtë vendimmarrje”.

Delegimi i kompetencave

Transferimi i vendimmarrjes në nivel menaxherial, përkufizimi i stafit të ministrit me karakter politik, delegimi i kompetencave dhe mënyra e organizimit dhe llogaridhënies së institucioneve të varësisë, janë disa nga ndryshimet që shihen si delikate nga ekspertët për pasojat që mund të kenë në funksionimin e administratës.

Sipas Sulstarovës, zhvendosja e vendimmarrjes në nivel drejtorie synon të ulë ngërçet hierarkike, por “në mungesë të mekanizmave të fortë të koordinimit horizontal dhe mbikëqyrjes së qartë, ajo rrezikon të prodhojë fragmentim, mbivendosje përgjegjësish dhe konflikt kompetencash midis drejtorive”.

Po ashtu, reduktimi i tipologjisë së trupave jo-ministrore në dy kategori, institucione të varësisë dhe autoritete rregullatore me autonomi të plotë funksionale, konsiderohet prej saj si “një qasje tepër e ngushtë që nuk pasqyron shumëllojshmërinë reale të administratës shqiptare, ku ekzistojnë struktura me mandate të përziera, kompetenca teknike të veçanta apo role koordinuese që nuk përshtaten qartë në asnjërën nga këto dy kategori”.

Shqetësuese për Sulstarovës paraqitet dhe përcaktimi  i kabineteve të ministrave si pozicione të besimit politik, të cilat mund të ndërpriten në çdo kohë nga ministri përkatës.

“Në mungesë të kufizimeve të qarta mbi madhësinë, rolin dhe funksionet e kabineteve, ekziston rreziku që ato të shndërrohen në struktura paralele të administratës, duke dobësuar neutralitetin dhe profesionalizmin e shërbimit civil,” thotë ajo.

Andrea Mazelliu nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit idetifikon si problematike dispozitat për delegimin e kompetencave ligjore.

“Propozimet e bëra do të dobesonin institutin e delegimit duke mos e kufizuar delegimin në funksione të përcaktuara apo kundrejt çështjeve në lidhje me ofrimin e shërbimieve tek njësitë e qeverisjes vendore,” thotë ai, duke  shtuar se edhe shfuqizimi i  dispozitës së delegimit drejt institucioneve të veteqeverisjes vendore mund të sjellë një vakum ligjor në lidhje me përmbushjen e parimit të dekoncentrimit.

Sipas tij, nuk është parashikuar justifikimi i delegimit të një funksioni, gjë që do të sillte problematika në mbajtjen e përgjegjësisë funksionale nga drejtuesit apo organet publike të veshur me atë kompetencë. /Reporter.al

edi rama adea pirdeni

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje