LIVE UPDATES
Aktualitet

Ligji, si do privatizohet ose shkëmbehet prona shtetërore me privatët, çfarë thuhet?

Ky ligj tashmë i publikuar në Fletoren Zyrtare sanksionon ndryshime në nenin 1 të lidhura kryesisht me praktikën që mund të ndiqet për kalimin e një prone shtetërore te privati.

21 Qershor 2024, 07:26 Nga M.B
Ligji, si do privatizohet ose shkëmbehet prona shtetërore me
Foto ilustruese

TIRANA- Qeveria do të mund të kalojë pronën shtetërore në private nëpërmjet formave të ndryshme të privatizimit, tjetërsimit, shkëmbimit apo shitjes me ankand. Ndryshimet që qeveria ka bërë në ligjin “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim të shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros të këtyre ndërmarrjeve” parashikohen të nisin zbatimin në fillim të korrikut. Ky ligj tashmë i publikuar në Fletoren Zyrtare sanksionon ndryshime në nenin 1 të lidhura kryesisht me praktikën që mund të ndiqet për kalimin e një prone shtetërore te privati.

“Kalimi i pronës shtetërore në pronë private bëhet nëpërmjet formave të ndryshme të privatizimit, si: shitjes me ankand, ose tjetërsimit, sipas veprimeve juridike të kalimit të pronësisë së pasurive të paluajtshme, të përcaktuara në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë, përveç formës së kalimit të pronësisë nëpërmjet kontratës së dhurimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Prona shtetërore mund të shkëmbehet me pasuri private nga ministritë, institucionet e tjera qendrore, në varësi të Kryeministrit dhe të ministrive, organet e vetëqeverisjes vendore, që kanë në pronësi ose përdorim prona shtetërore, si dhe ndërmarrjet ose shoqëritë tregtare shtetërore.

Kriteret për vlerësimin e pronave që privatizohen apo shkëmbehen, si dhe procedurat e format e privatizimit, mënyrat e shkëmbimit të pronës shtetërore, si dhe rastet përjashtimore përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet në pikën 2 të nenit 1 sipas ndryshimit.

Tashmë përgjegjësia për pronat, duke shkuar në një linjë dhe me riformatimin e ministrive që ndodhi në fillim të vitit, i ka kaluar ministrisë përgjegjëse për ekonominë duke qenë se më herët ishin bashkë Financat dhe Ekonomia. Ndryshimet parashikojnë që është Këshilli i Ministrave ai që përcakton me vendim të veçantë kohën, procedurat dhe kushtet për kalimin e pronës shtetërore tek privati sipas formës së dakordësuar.

“Këshilli i Ministrave përcakton me vendim procedurat, kohën, mënyrat dhe garancitë që ministria përgjegjëse për ekonominë parashikon në kontratën e shitjes së pronës shtetërore, përfshirë edhe rastet e parashikuara në legjislacionin përkatës për dhënien me qira apo privatizimin e pronës shtetërore për turizëm apo qëllime të tjera”, thuhet në vendim.

Në rastet kur pronat kanë objekte si pjesë përbërëse dhe planet e zhvillimit parashikojnë lirimin e terrenit ligji përcakton se koston për shembjen dhe largimin e mbetjeve e mban subjekti zhvillues.

“Kur pasuria shtetërore që përmban objekte apo ndërtesa shtrihet në gjurmën e projekteve për të cilat është miratuar leja e zhvillimit në përputhje me legjislacionin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, objektet dhe ndërtesat ekzistuese të ndodhura në këtë pasuri shemben në funksion të zhvillimit të projektit në përputhje me procedurat e parashikuara në legjislacionin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.

Shpenzimet e shembjes, si dhe vlera kontabël e këtyre objekteve apo ndërtesave, përballohen nga subjekti zhvillues i projektit. Përcaktimi i vlerës kontabël sipas këtij neni bëhet nga ekspert/ë kontabël të emëruar për këtë qëllim nga ministri përgjegjës për ekonominë”, thuhet në nenin 5/1 të ligjit./ Monitor

pronat shteterore

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj