LIVE UPDATES
Aktualitet

“Limosi u shtri dhe po jepte shpirt, ulërita”, bashkëshortja e kompozitorit rrëfen tronditjen

Ajo tregoi momentin kur bashkëshorti i saj ishte përkeqësuar dhe ishte shtrirë duke dhënë shpirt. Më pas ndihmën e marrë nga mjekët si në spitalin e Durrësit ashtu dhe në Sanatorium, ku iu desh të firmoste për ta futur në operacion.

25 Qershor 2022, 18:07 Nga F.M
“Limosi u shtri dhe po jepte shpirt, ulërita”,
Adriana Dizdari dhe Nisida Tufa

TIRANË- Në emisionin “Kjo Javë” në News24 ka ardhur dhe rrëfimi i znj. Adriana Dizdari, bashkëshortja e kompozitorit të njohur shqiptar Limos Dizdari, i cili kaloi disa probleme të rënda shëndetësore dhe vetëm pak ditë më parë la spitalin për t’u rikuperuar plotësisht në shtëpi.

Ajo tregoi momentin kur bashkëshorti i saj ishte përkeqësuar dhe ishte shtrirë duke dhënë shpirt. Më pas ndihmën e marrë nga mjekët si në spitalin e Durrësit ashtu dhe në Sanatorium, ku iu desh të firmoste për ta futur në operacion.

Znj. Adriana si kanë qenë ato ditë për ju, që nga momenti që u shtrua në spital…në ç’kushte u shtrua në spital?

Ishte një eksperiencë shumë e dhimbshme, e paparë më parë nga unë dhe tashi që ka kaluar them si e kam përballuar. Por, siç duket njeriu ka forca të brendshme që edhe vetë nuk i di. Limosi kishte 2-3 javët e fundit që vinte shumë i lodhur, mezi ngjiste shkallët, i merrej fryma. Më shqetësoi kjo gjë, sepse Limosi prej vitesh ka pasur probleme me mushkëritë. Çik grip dhe gjithmonë doktorët i thoshin me antibiotikë, mushkëritë nuk janë shumë mirë dhe unë i trembesha kësaj. Atë ditë në mëngjes u ngrit si çdo herë tjetër vetëm më tha kam shumë vapë, hapi penxheret, hoqi këmishën. Ishte 3 maj, dita e Bajramit, fat i madh që ishte dita e Bajramit se ne këtu në hyrje jemi vetëm dy familje. Atë ditë meqë ishte pushim, kishin ardhur dhe komshinjtë që i kam afër dhe këtë shqetësim të Limosit e përjetova si një gjë krejtësisht e paparë më përpara. E ndjeva se diçka po ndodhte dhe menjëherë lajmëroj urgjencën. Marr urgjencën, në këtë kohë Limosi heq këmishën, shtrihet në krevat dhe filloi të japë shpirt. Mbylli sytë, unë dal në shkallë ulëras, dalin këta komshinjtë, thashë Limosi është keq. Ajo zonja që ishte këtej, erdhi i mbante dorën, duart iu nxinë, këmbët iu nxinë. Sa erdhi urgjenca, nuk pritën të zbrisja dhe unë, e morën dhe e çojnë te urgjenca e Durrësit. Dua t’i falënderoj mjekët e Spitalit Rajonal të Durrësit që bënë dhe ata të pamundurën në ato momente shumë të vështira. Unë shkoj më mbrapa me taksi. Limosin e kishin futur direkt në intubim dhe ndërkohë më thotë mjeku që merrej me Limosin, zonjë tha është shumë rëndë. Kjo fjalë më tingëlloi pak çuditshëm, por sëmurë, do të shërohet. Ai e kuptoi që unë nuk e kapa thelbin, zonjë tha është shumë rëndë, shumë shumë rëndë. Atëherë u bëra më e vetëdijshme, por një zë i brendshëm më thoshte që Limosi është i fortë, do ta kalojë. Më çuan, vajta dhe i thashë, Limos je në terezi, hajde tani ti je i fortë, je i guximshëm. Kaq dhe ika. Prapë në dalje mjekja, kryeinfermierja më thonë që është shumë rëndë. Lajmërova vajzat, vjen ajo që ishte më afër nga Londra ditën e nesërme.

Pse në Durrës dhe jo në Tiranë?

Atë kishim më pranë. Filloi ajo rutina, çdo mëngjes shkoja në spital e çdo pasdite. Qëndroi një javë në Durrës. Nga e hëna në të hënë. Të dielën në darkë më thërret shefi i pavijonit dhe më thotë që kam një kërkesë nga ministrja e Shëndetësisë që ju ta transferoni profesorin në Tiranë te Sanatoriumi. Mbetet si të dëshironi ju. Patjetër i thashë unë. Atëherë unë vij në shtëpi, Limosin e marrin dhe e çojnë në Sanatorium.
Në të njëjtën kohë më vjen edhe një mesazh nga një gazetar, ku më thotë që mundet pronari i spitalit amerikan, mendon që ju ta sillni Limosin në spitalin e tyre pa pagesë. Unë i ktheva përgjigje që e kemi shtruar në Sanatorium
Aty në spital në Sanatorium, vërtetë që nuk di si t’i falënderoj. Me një optimizëm shumë të madh trupi i mjekëve, gjithë ekipi. Duke krijuar emocione të bukura. Vunë muzikën e Limosit në pavijon, me Fjalët e Qiririt, me Dafinën. Gjithë kohës për ta bërë të vetëdijshëm. Unë me veten time thosha, ky i dëgjon këto. E pyes doktorin, më tha që ne nuk e dimë dëgjon apo jo, por dimë që i bën mirë.

Ndërkohë parametrat jetësorë, analizat si i kishte?

Keq i kishte. Oksigjeni i rënë etj. Pas dy ditësh parametrat filluan të ndihen. U ndje një entuziazëm në të gjithë stafin që vërtetë kur shkoja atje, sa e mërzitur isha jashtë, kur shkoja kisha një ndjenjë optimiste dhe nuk është se i bënin vetëm Limosit kaq shumë shërbim. Atje u shtrua dhe një grua që ishte operuar nga zemra, e pashë që dhe me të bënin shumë kujdes. Ishte një repart i mrekullueshëm i kardiologjisë.
Para se të kalojmë te kardiologjia, ishte në reanimacionin e mushkërive lart. Kur i bënë një kontroll, atëherë konstatuan. Mjekja e kardiologjisë që ky problemin më të madh nuk e ka te mushkëritë, e ka në zemër.

Kishte pësuar tjetër goditje në zemër?

Jo, jo. Ne menduam se ky ka pësuar goditje gjatë këtyre ditëve. Edhe më thonë që duhet të vësh në firmë për ta futur në operacion të intubuar. Nuk kemi bërë ndonjëherë, nuk ka ndodhur që të kryhej operacion i intubuar. Mundet që po ta lëmë kështu është i mbaruar. Duhet të rrezikojmë. Atëherë unë nuk komunikova me asnjërën, vura firmën vetë dhe u fut në operacion. Pas nja dy orësh doli mjeku që e operoi, më tha që nga unë është gjithçka në rregull. Iu drejtua mjekes së mushkërive, i tha tani punën e keni ju. I kishin vënë katër unaza dhe ato kishin lejuar tani që të qarkullonte gjaku.

Mushkëria ishte prekur nga COVID-i apo jo?

Doktorët mua më thoshin që janë të njëjtat simptoma të COVID-it. I njëjti mjekim i COVID-it. Unë si injorante në mjekësi them që Limosi nuk ka pasur COVID. Por e pyes doktorin, çfarë ka ndodhur. Ky tha ka kaluar një infarkt të rëndë, të përgjithshëm. Këto ditë i them? Jo tha, ky është një infarkt i 6-7 muajve përpara. Atëherë unë kujtova atë ditë që erdhën dhe hapën dyert, u futën me ato makinat e blinduara, që unë u bëra më e fortë nuk e di. I thashë ça jeni ju, kush ua ka hapur dyert. I gjetëm të hapura tha, hajde këtu nëne, njëri nga ata. Nuk e dëgjova, u futa brenda. I them Limos na kanë ardhur, del Limosi, kur i pa ata u ul në një karrige, u zbeh dhe mezi e çova në dhomë. Kur erdhi polici për të marrë detajet çfarë duheshin, ky nuk ishte në gjendje të fliste. Mezi u bë, për mendimin tim ajo ka qenë data.

Profesori përmendi që kishit qenë në SHBA dhe kishit bërë kontrolle dhe zemra ishte e shëndoshë…

Para dy vjetësh, tani i bëj unë pata vënë një aparat se pata dhe unë nga këto shqetësime. Vajtëm në Amerikë jo për këtë, më përpara, por sepse Limosi kishte gurë në fshikëzën e urinës. Por atje nuk të fusnin në operacion po të mos kishe nga doktori kardiolog që është gjithçka në rregull dhe Limosi bëri të gjitha kontrollet e zemrës dhe nuk tha askush që ka problem. Dëmtimi i zemrës ka ndodhur nga stresi i madh, ajo ndjenja çfarë po bëjmë dhe si nuk na kuptojnë.
Unë kur i shoh këto tani dhe çdo foto më tregon një moment dhe them o Zot i madh, sa shumë punë kemi bërë dhe e meritojmë që të jemi krenarë. Jemi krenarë për këtë që kemi bërë, por jemi po aq të fyer për atë goditje që na dhanë sikur kemi bërë ndonjë gjë të shëmtuar, sikur kemi bërë ndonjë gjë që s’duhet.

Zonja Adriana gjatë kohës që bashkëshorti juaj ishte në spital, ju me kë keni komunikuar, ju është ofruar ndihmë, mbështetje nga personalitete, nga ish-kolegë të bashkëshortit tuaj?

Me përjashtim të atyre që ju thashë, ndërhyrja e ministres, nuk kam pasur ndonjë gjë speciale. Në telefon kanë marrë plot edhe shokë të tij të politikës edhe nga artistë, nga gjithë vendet e botës, nga njerëz që nuk i njohim fare. Ka marrë mesazhe jashtëzakonisht të bukur. Gjëra që vërtetë na prekën. Mbaj mend që kur Limosi filloi të flasë, e hoqën nga intubimi, i tha vajzës: Alda më prek shumë gjithë kjo dashuri, se si e ndjente nuk e di. Njëherë tjetër më tha që këto kohë kur kam qenë i intubuar, kam parë filma të jashtëzakonshëm. Se kush i kishte bërë, më duket se Anagnosti i kishte bërë. Gjithë ngjarjet e Ksamilit unë i kam parë film.

Ishin nja dy djem që i bënin masazhet, më shumë optimizëm, e detyronin të ngrihej. jam shumë e prekur nga kjo përkujdesje e stafit mjekësor. bënë të pamundurën. Unë tërë kohën kisha besim se ky do shërohej. Aq shumë kisha besim sa kur vija në shtëpi, flisja me veten, hë Limos ç’ështe kjo, 80 vjeç Verdi ka shkruar opera. Këtë besim e kisha të mbështetur te karakteri i Limosit që është shumë i fortë, me të cilin nganjëherë më vjen dhe inat, sepse nuk bën atë që i kërkoj unë.

A patët një moment që thatë, ok duhet pranuar kjo situatë?

Asnjëherë, asnjëherë.

Marrë nga Balkanweb

adriana dizdari limos dizdari

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën