LIVE UPDATES
Aktualitet

“Liri, shpresë apo zhgënjim”/ Analiza: Veriu i Kosovës drejt rikthimit nën udhëheqjen e serbëve

Katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës - Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku - udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë, pasi në nëntor të vitit 2022, të gjithë përfaqësuesit e Listës Serbe dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, si reagim ndaj vendimit të autoriteteve kosovare për t’i hequr targat serbe të makinave. Instalimi i kryetarëve shqiptarë u pasua me protesta të dhunshme nga qytetaët serbë, të cilat rezultuan me dhjetëra njerëz të plagosur - në mesin e tyre edhe ushtarë të misionit të NATO-s, KFOR. 

6 Tetor 2025, 21:40 Nga E. D
“Liri, shpresë apo zhgënjim”/ Analiza: Veriu i
foto ilustruese

KOSOVË- Ndërsa zgjedhjet lokale të 12 tetorit afrohen, banorët e Mitrovicës së Veriut, të anketuar nga Radio Evropa e Lirë, janë të ndarë mes shpresës dhe skepticizmit. Disa mezi presin të shohin largimin e kryetarëve shqiptarë nga pushteti; të tjerët nuk presin ndryshime të mëdha: institucionet e mbyllura të Serbisë, thonë ata, nuk do të kthehen më.

Katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës - Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku - udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë, pasi në nëntor të vitit 2022, të gjithë përfaqësuesit e Listës Serbe dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, si reagim ndaj vendimit të autoriteteve kosovare për t’i hequr targat serbe të makinave. Instalimi i kryetarëve shqiptarë u pasua me protesta të dhunshme nga qytetaët serbë, të cilat rezultuan me dhjetëra njerëz të plagosur - në mesin e tyre edhe ushtarë të misionit të NATO-s, KFOR. 

Në prill të vitit 2023, serbët, duke ndjekur udhëzimet e Listës Serbe, nuk morën pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto komuna. Ata bojkotuan edhe votimin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në prill të vitit 2024. Gjatë gjithë kësaj kohe, tensionet vazhduan, për shkak të përpjekjeve të Qeverisë së Kosovës për të vendosur kontrollin atje.

Situata kulmoi me një sulm të armatosur të një grupi serbësh në fshatin Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit 2023. Përgjegjësinë për kryerjen e tij e mori ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq. Kosova, në anën tjetër, arriti disa qëllime: hoqi targat serbe, ndaloi përdorimin e dinarit serb dhe mbylli shumicën e institucioneve serbe që funksiononin në veri - në mesin e tyre: posta, banka, autoritete të përkohshme komunale, qendra për punë sociale, ndërmarrje publike e të tjera.

Në vend të atyre serbe, u hapën institucionet, zyrat postare dhe bankat e Kosovës. Autoritetet lokale morën përsipër ndërtesat ku kishin vepruar institucionet serbe, ndaluan ndërtimet “e paligjshme” të financuara nga Serbia ose paralajmëruan prishjen e vendbanimeve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu, u hapën biznese në pronësi të shqiptarëve, si supermarkete, restorante me ushqime të shpejta dhe pastiçeri, por që u përballën me bojkotim nga komuniteti lokal serb.

Sot, Lista Serbe “numëron mbrapsht” deri në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, për të zëvendësuar kryetarët shqiptarë, të cilët i konsideron si “të paligjshëm”. Gjatë fushatës, partia më e madhe e serbëve në Kosovë - e cila vazhdimisht i fitoi zgjedhjet prej se u formua në vitin 2013 - pranoi se ishte gabim të largohej nga institucionet e Kosovës, duke thënë se qëllimi ishte t’ia tërhiqte vëmendjen komunitetit ndërkombëtar për “pozitën e vështirë të serbëve”.

“Sot duhet t’i korrigjojmë ato gabime. Kishim shpresa te komuniteti ndërkombëtar, por nuk morëm asgjë. Mjerim. Asgjë nuk na kuptuan…”, tha Sërgjan Vulloviq, nga Lista Serbe, në një tubim parazgjedhor në Zubin Potok.

Çka presin qytetarët?

Radovani nga Mitrovica e Veriut pret që pas 12 tetorit komuna e tij të udhëhiqet nga serbët dhe se “do të ketë sërish liri”.

“Liria është gjëja më e çmuar dhe pjesa tjetër varet nga populli”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Radovani e konsideron si “mungesë lirie” faktin që komunat në veri të Kosovës udhëhiqen nga kryetarët shqiptarë, për të cilët thotë se kanë marrë vendime që i kanë dëmtuar serbët. Ai e kundërshton edhe hapjen e bizneseve shqiptare në Mitrovicë të Veriut.

“Ata mendojnë se janë kryesorët, por nuk janë. E shihni, kanë pushtuar gjysmën e [shëtitores]”, thotë Radovani, duke shtuar se nuk ka asgjë kundër shqiptarëve, por se në veri jeton shumica serbe dhe se ajo duhet t’i marrë vendimet.

Mirosllavi ndan mendim të ngjashëm. Ai nuk shpreson për ndryshime të mëdha, por thotë se është e rëndësishme për të që “këta [kryetarët shqiptarë] të largohen”. Sllavica, në anën tjetër, nuk pret ndonjë ndryshim pas zgjedhjeve të 12 tetorit, sepse, siç thotë ajo, askush nuk mund t’i kthejë institucionet e mbyllura që funksiononin brenda sistemit serb.

“Nëse na marrin shëndetësinë dhe arsimin, ne nuk kemi çfarë të kërkojmë këtu”, thotë ajo, dhe shton se dy djemtë e saj tashmë janë larguar, për shkak të situatës së paqëndrueshme në veri të Kosovës.

“Një popull i zhgënjyer. Kjo nuk është mënyra e duhur”, thotë Sllavica.

Mira thotë se jeta në këtë zonë ka qenë shumë e vështirë në tre vjetët e fundit dhe nuk pret ndonjë përmirësim pas zgjedhjeve lokale. Arsyeja, sipas saj, është se shumica e institucioneve serbe janë mbyllur dhe se dinari është hequr, ndaj për të marrë të ardhurat e saj, duhet të shkojë në Serbi. Pjesëtarët e komunitetit serb marrin të ardhura të ndryshme nga buxheti i Serbisë, si: paga, pensione, shtesa për fëmijë dhe ndihma të tjera financiare.

“Kam mbesën që ma merr pensionin në Serbi; përndryshe, nuk do të mund të shkoja, sepse nuk jam mirë me shëndet”, thotë Mira.

Pjesëmarrje e madhe?

Zoran Saviq, nga organizata joqeveritare në veri, Aktiv, i cili monitoron fushatën e zgjedhjeve lokale, thotë për Radion Evropa e Lirë se në mesin e popullsisë lokale në veri të Kosovës nuk ka optimizëm, por beson se pjesëmarrja në zgjedhje do të jetë e lartë. Ai thotë se, pavarësisht faktit se disa subjekte politike serbe marrin pjesë në garën zgjedhore, Lista Serbe do të fitojë, sepse është e vetmja parti që ka mbështetjen e Beogradit.

“E dimë se si funksionon. Do të ketë votim kolektiv... të gjithë ata që janë në buxhetin e Republikës së Serbisë, do të votojnë. Kështu ishte rasti me çdo proces zgjedhor, në të cilin mori pjesë Lista Serbe”, thotë Saviq.

Serbia i zhvendosi institucionet e saj të mbyllura në Kosovë në territorin e saj dhe punonjësit vazhduan të marrin paga.

Beogradi zyrtar u bëri thirrje serbëve në Kosovë, por edhe personave të zhvendosur në Serbi, që të votojnë për Listën Serbe. Komisariati për Refugjatë i Republikës së Serbisë kërkoi që të gjithë ata që kanë dokumente të Kosovës t’i drejtohen për organizimin e pjesëmarrjes në zgjedhje, ashtu siç ndodhi edhe për zgjedhjet parlamentare të shkurtit.

Saviq thotë se pas zgjedhjeve, kryetarët e rinj do të përballen me një “realitet të ri”, sepse autoritetet aktuale kanë ndryshuar pamjen e komunave: kanë fshirë muralet që lidheshin me Serbinë, kanë ndërruar emrat e vendbanimeve dhe rrugëve dhe gjëra të ngjashme.

Një nga mesazhet kryesore të Listës Serbe është se do t’i anulojë të gjitha vendimet e “autoriteteve të paligjshme”. Të njëjtën gjë e thonë edhe subjektet e tjera politike serbe, duke paralajmëruar rishikim të vendimeve ose marrëveshjeve të mëparshme.

A është e mundur të anulohen ose ndryshohen vendimet?

Kryetari aktual i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Nexhad Uglanin, thotë për Radion Evropa e Lirë se vendimet që janë marrë tashmë në komunat e veriut të Kosovës, nuk mund të anulohen, sepse janë marrë në përputhje me rregulloret dhe ligjet e Kosovës.

“Çdo vendim që merret, duhet të jetë në përputhje me ligjin. Janë nxjerrë rregullore që më parë nuk kanë ekzistuar. Kthimi në gjendjen e mëparshme nuk është i mundur, sepse nuk mund të kthehesh në anarki”, thotë ai.

Uglanin, i cili vjen nga komuniteti boshnjak, merr pjesë në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut që nga themelimi i tij në vitin 2013. Ai thotë se komuna filloi të punojë me kapacitet të plotë vetëm pas tërheqjes së Listës Serbe.

“Rregulloret që ekzistonin në të gjitha komunat e tjera, nuk ekzistonin në komunat në veri: as për taksat, tarifat, gjobat... Ato nuk funksiononin siç duhej”, thotë Uglanin.

Ai shton se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka toleruar një “formë anarkie” në komunat veriore, sepse udhëhiqej nga Lista Serbe deri para disa vitesh. Sipas tij, vendimet e autoriteteve lokale në dy vjetët e fundit kanë kaluar procedurën parlamentare dhe i janë dërguar Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për shqyrtim.

“Ministria i shqyrton këto vendime, por deri më tani asnjë vendim nuk është anuluar”, thotë Uglanin.

Kjo ministri, aktualisht, drejtohet nga ministri në detyrë, Elbert Krasniqi.

“Kthimi i Listës Serbe në institucione është i mundur, por jo i punonjësve që i braktisën”
Uglanin thotë se është shumë e mundur që Lista Serbe, pas zgjedhjeve lokale, të rikthehet në pushtet në komunat e veriut, por kjo nuk do të thotë se do të rikthehet edhe stafi administrativ që la detyrat e tij në vitin 2022, sepse, ndërkohë, janë punësuar njerëz të rinj.

“Fatkeqësisht, punonjësit komunalë që [Lista Serbe] i detyroi të largoheshin nga institucionet, nga puna, nuk do të mund të kthehen. Do të kenë disa drejtorë komunalë dhe kaq”, thotë ai.

Saviq, nga organizata joqeveritare Aktiv, thotë gjithashtu se kthimi i të gjithë punonjësve që u larguan nga institucionet me ftesë të Listës Serbe, nuk do të jetë i mundur.

“Vetëm ata [Lista Serbe] do të kthehen. Njerëzit që u detyruan në njëfarë mënyre nga Lista Serbe të largoheshin nga institucionet, nuk do të kthehen”, sipas tij.

Përveç politikanëve, nga institucionet e Kosovës në vitin 2022 u larguan edhe punonjësit e administratës lokale, Policisë së Kosovës dhe gjyqësorit. Në zgjedhjet e ardhshme lokale më 12 tetor, Lista Serbe ka kandidatë për kryetarë komunash në të dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok, Graçanicë, Shtërpcë, Novobërdë, Kllokot, Partesh dhe Ranillug, si dhe në Obiliq.

Kandidatë në komunat me shumicë serbe kanë edhe disa parti tjera serbe: Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit, Demokracia Serbe e Aleksandar Arsenijeviqit, Lëvizja Popullore Serbe e Millija Bishevacit, Aleanca e Kosovës e Goran Marinkoviqit, si dhe disa iniciativa qytetare./REL

kosove

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje