LIVE UPDATES
Aktualitet

Lirimi nga burgu i ish-zyrtares Viola Sterjo, BIRN: Gjykata e mori vendimin pasi fëmijët e saj ishin të trishtuar, pa nënën u kishte humbur besimi në vetvete

Argumenti i mbrojtjes sipas vendimit të zbardhur të gjykatës së Korçës për të zbutur masën e sigurisë, ishte gjendja e dy fëmijëve të të arrestuarës dhe bashkëshortit të saj.

21 Mars 2023, 16:09 Nga DOSJA
Lirimi nga burgu i ish-zyrtares Viola Sterjo, BIRN: Gjykata e mori vendimin pasi
Viola Sterjo

KORÇË- Gjykata e Korçës me aprovim edhe të prokurorisë zbuti në 8 mars, masën e sigurisë ndaj Viola Sterjos, ish-zyrtares Bashkisë së Tiranës dhe më herët të Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit  të akuzuar për “mashtrim” në shuma të mëdha. Sterjo u arrestua në dhjetor të vitit që shkoi, pas kallëzimit nga një biznesmen që pretendon se ajo i  kishte marrë 57 mijë euro në vitin 2020 me premtimin se do e ndimonte të përfitonte një grand prej 3.5 milion euosh nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor e Rural, AZHBR.

Pas arrestimit ndaj saj u caktua masa e sigurisë me burg, ndërsa dy muaj më pas mbrojtja kërkoi në gjykatë zëvendësimin e masës së arrestit me arrest në shtëpi.

Argumenti i mbrojtjes sipas vendimit të zbardhur të gjykatës së Korçës për të zbutur masën e sigurisë, ishte gjendja e dy fëmijëve të të arrestuarës dhe bashkëshortit të saj.

“Jetesa pa nënën ka sjellë tronditje psiko-emocionale duke humbur besimin në vetvete dhe ndikon në mënyrën e të jetuarit”, citohet në vendimin e gjykatës akti i ekspertimit psiko-social të fëmijëve.

Pretendimet e mbrojtjes janë gjetur të bazuara nga prokuroria që ka pranuar zbutjen e masës duke shtuar edhe se Sterjo nuk mund të ndikonte në prishjen e hetimeve dhe se ajo kishte dhënë dëshmi të detajuara mbi çështjen.

Pas kësaj gjyqtarja e çështjes Eglantina Mikani ka arsyetuar se “kufizimi i lirisë në këtë rast, por në kushtet e shtëpisë është i përligjur duke patur parasysh këtu rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale të shprehur në marzhin e dënimit, rrethanat e kryerjes të saj, por dhe qëndrimin e vetë shtetases nën hetim si dhe të organit procedues”.

Gjyqtarja thotë se mbante parasysh edhe qëndrimin e prokurores e cila në seancë kishte bërë me dije se nuk kishte qenë në dijeni të rrethanave familjare, por me njohjen me to edhe ajo vetë do kishte paraqitur kërkesë zëvendësimi mase.

Zbutja e masave të sigurimit ndaj zyrtarëve të akuzuar për vepra penale të ngjashme është diçka rutinë në gjykatat shqiptare dhe argumentet në shumicën e rasteve janë kushtet shëndetësore. Në tetor të vitit të kaluar ish-deputeti socialist Alqi Bllako, i akuzuar për korrupsion në të ashtuquajturën afera e inceneratorëve u lirua përkohësisht nga Gjykata e Posaçme me pretendimin se kishte fëmijë të mitur. Por zbutja e masës së sigurimit ndaj Bllakos u apelua dhe ai u rikthye në qeli pas vendimit të Apelit.

Marrë nga Reporter.al

viola sterjo

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj