LIVE UPDATES
Aktualitet

LISTA/ 17 'killerat' shqiptarë në Britani që pritet të deportohen, The Telegraph: Më mizori 'Tony Montana', goditi 120 herë me thikë mikun e tij

Ai do të deportohet sipas një marrëveshjeje të ratifikuar javën e kaluar, ku Britania do t'i paguajë Shqipërisë 4 milionë paund në vit për të rimarrë 200 nga kriminelët më të rrezikshëm shqiptarë të burgosur për vepra penale, përfshirë vrasjen, përdhunimin, vjedhjen me banesa dhe tregtimin e drogës.

22 Korrik 2023, 15:49 Nga a.l
LISTA/ 17 'killerat' shqiptarë në Britani që pritet
Shqiptarët

Një nga vrasësit serialë më 'mizor' të Shqipërisë është mes 17 vrasësve të dënuar që The Sunday Telegraph zbulon se do të deportohen në vendlindje për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit sipas një marrëveshjeje të re.

Vrasësi Mane Driza, 45 vjeç, i cili përdori pseudonimin e personazhit të Al Pacino-s, 'Scarface', është në mesin e galerisë së vrasësve, të cilët janë dënuar nga gjykatat britanike me 336 vjet burg në total. 

Ai do të deportohet sipas një marrëveshjeje të ratifikuar javën e kaluar, ku Britania do t'i paguajë Shqipërisë 4 milionë paund në vit për të rimarrë 200 nga kriminelët më të rrezikshëm shqiptarë të burgosur për vepra penale, përfshirë vrasjen, përdhunimin, vjedhjen me banesa dhe tregtimin e drogës.

Ata do të kryejnë të njëjtën kohë dënimi siç do të kishin bërë në MB, por kjo do t'i kushtojë Britanisë vetëm një të katërtën e çmimit vjetor prej 40,000 £, i cili, për këtë grup vrasësish, do të kishte qenë 13.4 milionë funte gjatë 336 viteve.

Driza, i njohur gjithashtu si 'Tony Montana' apo si 'Scarface', kishte qëlluar për vdekje baba e bir në Shqipëri në vitin 1997 përpara se të ikte në MB me një emër të supozuar. Në vitin 1999, ai vrau një bashkatdhetar Stefan Mone, me thikë e sëpatë.  Ai u largua në Itali, ku vrau dy burra në një bar në Siçili gjashtë muaj më vonë.

I dyti që do të dëbohet është Koci Selamaj, 37 vjeç, një ish-punonjës i garazhit i dënuar me minimum 36 vjet burg për vrasjen e mësueses së shkollës fillore Sabina Nessa në shtator 2021. Refuzimi i tij për t'u paraqitur në bankën e të akuzuarve për të dëgjuar dënimin e tij ka bërë që Sekretari i Drejtësisë Alex Chalk të rishkruajë ligjet e Mbretërisë së Bashkuar për të detyruar shkelësit të përballen me gjykatën.

Ali Qazimaj 49, u burgos për të paktën 35 vjet pasi vrau çiftin e të moshuarve Peter Stuart, 75 vjeç dhe gruan e tij Sylvia 69, pranë shtëpisë së tij në Suffolk në qershor 2016. Ai kishte punuar si kujdestar për një të afërm të dhëndrit të Stuarts dhe kufoma nuk është zbuluar kurrë.

Erland Spahiu, 34 vjeç, u dënua me një minimum prej 35 vitesh për rolin e tij në rrëmbimin dhe vrasjen e ish-boksierit Christopher Hughes në Lancashire. 37-vjeçari pësoi gati 100 lëndime të veçanta, pasi ishte ndjekur nga një bandë vigjilente, e cila gabimisht besonte se babai kishte përdhunuar një adoleshente.

Erion Voja, 22 vjeç, ishte anëtari i dytë i bandës së tetë personave të dënuar për një total prej 229 vitesh burg për vrasjen e Hughes. Teksa e çuan në qeli për të vuajtur dënimin 23-vjeçar, Voja bërtiti: “Unë e di veten, nuk jam vrasës".

Besnik Berisha, 45 vjeç, u burgos për 33 vjet pasi u paraqit si oficer policie për të goditur me thikë 42 herë një shokun e tij në një ekzekutim të egër jashtë një shkolle. Viktima, Shkelqim Paja, një baba 36-vjeçar, kishte kërkuar shlyerjen e një kredie prej 15 mijë funte për Berishën.

Eugert Merizaj, 33 vjeç, u dënua me 32 vjet burg për vrasjen e një shoku të tij shpërndarës droge me një armë gjahu me sharrë në pikën e zezë, ndërsa Lundrim Gjikokaj, 40 vjeç, u dënua me 28 vjet për vrasjen e një bashkëqytetari 27-vjeçar shqiptar për të shmangur shlyerjen e një borxhi prej 250,000 £.

Elton Sefa, 27 vjeç, u dënua me 22 vjet burg për vrasjen e kolegut të tij punëtor ndërtimi John Woodward pas një sherri në një kantier ndërtimi të lartë në Hatton Garden, në lindje të Londrës.

Josif Nushi, 27 vjeç, një anëtar i bandës shqiptare, u dënua me 20 vjet për rrahjen për vdekje të një burri që kishte tentuar t'u vidhte drogën, siç ishte Mihal Dhana, 29 vjeç, i dënuar me 16 vjet për vrasjen e Tomasz Waga, 23 vjeç.

Motra e Waga-s i tha Gjykatës së Newport Crown se trupi i vëllait të saj ishte "i hedhur si një qese me mbeturina".

Radian Lika, 36 vjeç dhe Brikel Palaj, 33 vjeç, u dënuan të dy me 20 vjet burgim minimal për vrasjen me thikë të një bashkëqytetari shqiptar në një përleshje me thikë për një kulturë kanabisi. Shqiptarët Dorian Pirija, 33 vjeç dhe Qazim Marku, 25 vjeç, u burgosën me 19 vjet pas një mosmarrëveshjeje për një ferme kanabisi që rezultoi në vrasje.

Erlin Hasa, i dënuar me 23 vjet burg, u përshkrua si një përbindësh në gjykatë pasi vrau me thikë një burrë në një sulm të paprovokuar në një banesë.

Ulsi Manja, ministri shqiptar i drejtësisë, tha se synonin të kishin transferimet e para në shtator pas aplikimeve në gjykatat shqiptare për të njohur dënimet e dhëna nga gjyqtarët e Mbretërisë së Bashkuar.

Marrë dhe përshtatur nga The Telegraph. 

mane driza koci selamaj ali qazimaj erald spahiu erion voja besnik berisha eugert merizaj lundrim gjikokaj elton sefa josif nushi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj