LIVE UPDATES
Aktualitet

LISTA/ Kryetari dhe nënkryetarët e Pustecit mbushin administratën me anëtarët e fisit dhe të grave të tyre, të tjerët marrin rrugët e emigrimit

Por, njerëzit e thjeshtë të asaj zone, ku jetojnë një komunitet nga Maqedonia e Veriut, po e braktisin dita-ditës. Fshati kryesor, Pusteci, por edhe 8 të tjerët, është lënë në mëshirë të fatit.

7 Mars 2023, 21:25 Nga DOSJA
LISTA/ Kryetari dhe nënkryetarët e Pustecit mbushin administratën
Pustec

TIRANË- Kryetari dhe dy nënkryetarët e Bashkisë së Pustecit kanë punësuar fisin, duke “detyruar” qytetarët e thjeshtë që të marrin rrugën e emigrimit. Fiks Fare udhëtoi në disa fshatra të bashkisë së vogël në juglindje të Shqipërisë, rreth 170 kilometra larg nga Tirana dhe 25 kilometra nga Korça. Sipas Gjendjes Civile, në këtë bashki jetojnë 5200 banorë. E gjithë bashkia ka 9 fshatra, ku epiqendra është Pusteci, ku është edhe godina e bashkisë e cila mban të njëjtin emër.

Por, njerëzit e thjeshtë të asaj zone, ku jetojnë një komunitet nga Maqedonia e Veriut, po e braktisin dita-ditës. Fshati kryesor, Pusteci, por edhe 8 të tjerët, është lënë në mëshirë të fatit. Fiksi bëri një vëzhgim të të gjithë zonës, ku në rrugë shikoje vetëm të moshuar. Shumë pak fëmijë dhe të rinj. “S’ka punë. Kanë ikur të gjithë në Europë dhe në Angli. Disa kanë marrë pasaporta bullgare, të tjerë jetojnë në Korçë dhe Ohër. Këtu kanë ngelur vetëm pleqtë. Vende pune s’ka“, thonë disa banorë.

Të tjerë ankohen për pagesat e vogla të invaliditetit, ndërsa një i moshuar thotë se “në të gjithë zonën s’ka asnjë farmaci”. Në Pustec është edhe një shkollë, ndërsa një nxënëse pohon se “jemi vetëm 4 fëmijë, e gjithë shkolla ka vetëm 20 nxënës”. Por, një nga arsyet e braktisjes së zonës janë edhe punësimet. Fiks Fare ka mësuar se vendet e punës më të lakmuara në atë zonë janë në Bashkinë e Pustecit. Por, në një ankesë që mbërriti në redaksinë e emisionit investigativ theksohet se njerëzit që punojnë në atë institucion janë të afërm të kryetarit Pali Kolefski dhe dy nën kryetarëve.

“Problemi qëndron tek drejtuesit e bashkisë, që nga kryetari, nënkryetarët dhe shefat të cilat e kanë kthyer këtë bashki tashmë në një pronë të tyre private. Gjendja është alarmante tashmë prej 4 vitesh qëkur në krye të kësaj bashkie erdhi Pali Kolefski. Çdo ditë pranë kësaj bashkie punësohen kushërinj, krushqinj dhe të afërm të kryetarëve dhe nënkryetarëve, duke shkelur hapur ligjin pa iu dridhur qerpiku”, thuhet në ankesën që mbërriti në redaksinë e Fiksit. Ankesa vijon se gjithë rinia e zonës, duke parë gjendjen mjeruese, ka marrë rrugën e emigrimit.

Më poshtë po ju listojmë rastet flagrante ë  emëruara pa asnjë lloj procedure në Bashkinë Pustec. Ne jemi zonë e vogël dhe të gjithë banorët njihen me njëri-tjetrin kështu që kryetari i bashkisë është në dijeni të lidhjeve familjare të të gjithë personave që ka emëruar” thuhet në ankesë.

Në listën e të punësuarve është edhe Beni Kolevski, zjarrfikës, vëllai i kryetarit. Silvana Sotiri, ka qenë kryetare e Këshillit Bashkiak, nusja e vëllait të kryetarit. Vasil Sotiri, i punësuar doganier me ndihmën e kryetarit. Është djali i hallës së Palit. Vaska Vasilovski, kryetari i Këshillit Bashkiak, është baxhanaku i kryetarit. Ristosia Kolevski, sekretare. Nusja e djalit të xhaxhait të kryetarit. Lista vijon me z. Taqi Mitre, punëtor, djali i tezës së kryetarit. Vasil Kolamovski, është punëtor mirëmbajtje, djali i kushërirës së parë të kryetarit. Vasilika Trajko, mësuese kopshti, kushërira e nuses së kryetarit.

Por, në atë bashki ka të punësuar edhe nënkryetari Jani Ago. Aleks Xhavo, kunati i Janit ka qenë shef zjarrfikëse. Ai ka emigruar në Amerikë dhe u zëvendësua nga Niko Male, kunati tjetër i Janit. Marsela Jano, punonjëse finance, është nusja e djalit të motrës. Të tre këta persona nuk jetojnë në Pustec. Gjergji Stavre, punonjës i Ujësjellësit në Pustec. Burri i motrës tjetër të Jani Agos.

Ndërkohë, të punësuar në bashki ka edhe nënkryetari tjetër Jani Nikolla. Niko Male, Shefi i Zjarrfikëses është edhe daja i Janit. Paola Pando, specialiste finance. Është bashkëjetuesja e nënkryetarit Jani Nikolla. Sandi Nikolla, drejtor i Ujësjellësit, kushëriri i parë i Janit. Vasil Male, shef i projekteve te Prespa Park I, daja tjetër i nënkryetarit. Emërimi i tij është bërë nga AdZM Korçë.

Pas denoncimeve dhe gjendjes në këtë Bashki, gazetarët e Fiks Fare u interesuan në Bashkinë e Pustecit, duke biseduar me kryetarin Pali Kolefski. Ai thotë se vetëm në vitin 2019 ka filluar të funksionojë bashkie. “Është një bashki e vogël, njerëzit kanë emigruar. Të rinjtë kanë marrë pasaporta bullgare, kanë ikur në Angli dhe Europë“, pohon ai. Ndërkohë, në atë zonë janë bërë pak investime, ujësjellësi dhe disa kanale.

Në lidhje me punësimet, kryetari pohon se “për shkak se njerëzit kanë ikur, të gjithë në atë zonë kanë lidhje me njëri tjetrin”. Gazetarët e pyesin edhe për punësimin e të vëllait, Arben Kolefski me detyrë zjarrfikës në Pustec, ndërsa përgjigjet se është zjarrfikës i thjeshtë, e bën punën mirë dhe nuk varet direkt nga ai. Por, pyetjes se kur është emëruar meqenëse e bën punën mirë, na thotë se pasi ai vetë është zgjedhur kryetar i Bashkisë Pustec.

Fiksi i liston edhe emra të tjerë, disa te Ujësjellësi, për të cilët pranon se ka lidhje familje. Ndërkohë, gazetarët i vënë në dispozicion edhe emrat e tjerë, të afërm të dy nënkryetarëve. “Nënkryetarët s’kanë të drejta emërimit, por duke qenë vend i vogël rastis të jenë edhe të afërm“, vijon ai.

Pyetjes se sa persona janë të punësuar në bashki, na thotë se 34 persona, ndërsa në të gjitha institucionet e tjera janë rreth 60. Gazetarët i tregojnë se, nisur nga ky numër, 1/3 – ta e të gjithë të punësuarve kanë të afërm të tij dhe të dy nënkryetarëve, na përgjigjet se “s’kemi ku gjejmë tjetër”!

Marrë nga TOPCHANNEL

pustec paola pando vasilika trajko

Sondazh

Poll
Aktualitet 7 Mars 2023, 17:54 F.M

Plagosje me armë zjarri në Kurbin

Patok KURBIN- Një 49-vjeçar ka mbetur i plagosur në lagunën e Patokut. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë pasdite. E...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj